Letra e 37 intelektualëve të Shqipërisë për Qosen

March 1, 2014 21:23

Letra e 37 intelektualëve të Shqipërisë për Qosen

Javën e kaluar në Kosovë kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami publikoi një shkrim kundër Rexhep Qoses me akuza dhe fyerje të rënda. Reagimi erdhi pas intervistës së këtij të fundit dhënë Rudina Xhungës. E bën këtë me anë të një shkrimi, të cilin e fillon me një portret të dikujt që – veç në fund e thotë – quhet Rexhep Qosja. Dhe në portret ka përcaktime të tilla si “egocentristi i kompleksuar, halucinanti e linçuesi; psikopati për skena e prapaskena; megalomani, narcisoidi, frikacaku, gënjeshtari, hipokriti, shpifësi monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotësi i mjedisit kulturor, kombëtar dhe shoqëror; i sëmuri i botës shqiptare; përçarësi më i madh i kombit; kacagjeli nihilist”, etj, etj. Këto fyerje ndaj akademikut Rexhep Qosja kanë detyruar akademikët shqiptarë të bëjnë një reagim i cili u kërkon palëve të bëjnë një debat akademik dhe larg fyerjeve personale. Listën e akademikëve e udhëheq Arben Puto, Luan Omari, Rexhep Meidani, Jorgo Bulo, Muzafer Korkuti, Kosta Barjaba, etj.

Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave në Kosovë

Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave në Kosovë

Më poshtë kumtesa e akademikëve shqiptarë

Publiku shqiptar është bërë këto ditë dëshmitar i një sulmi mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, kundër akademikut Rexhep Qosja, çka ka provokuar një debat dhe në rrjetet sociale, duke marrë trajta të ekzagjeruara, të papranueshme për kulturën e komunikimit intelektual. Si pjesë e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar, nuk mund të mos shprehim keqardhjen tonë për degradimin e lirisë së shprehjes në një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor, me një gjuhë dhe fjalor të papajtueshëm me normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik. Ne gjykojmë se “debate” të tilla zhgënjejnë gjithë shqiptarët  dhe zhvleftësojnë në sytë e publikut rolin e komunitetit shkencor në proceset e emancipimit dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare; se ato nuk u shërbejnë proceseve të integrimeve kombëtare, dhe nuk i përgjigjen kërkesës urdhëruese të kohës për bashkimin e gjithë institucioneve dhe forcave të gjalla të kombit për të përballur sfidat e mëdha që qëndrojnë përpara dy shteteve shqiptare dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, duke na paraqitur keq edhe në sy të botës.

Duke qenë të hapur për një debat normal, që respekton lirinë e mendimit dhe të drejtën e kujtdo për të shprehur opinionin e vet, ne e shohim me shqetësim transferimin e gjuhës së urrejtjes e të përbaltjes nga politika në debatin shkencor intelektual, si dhe të frymës konfliktuale, që na përçan, në vend që të na bashkojë në këtë epokë të re integrimesh.

Akuzat joparimore kundër personaliteteve të jetës sonë kombëtare dhe kulturore, nga çdo anë qoftë, nuk mund të jenë veçse një model i mjerimit intelektual, që nuk e meriton as klasa intelektuale, as publiku.

Prof. Rexhep Qosja është një personalitet poliedrik, protagonist i vijës së parë të intelektualëve që profesionin e tyre si njerëz të dijes e të letrave e përjetojnë si një mision patriotik e qytetar. Kontributet e tij të shënuara intelektuale dhe për çështjen kombëtare, siç e dëshmon një bibliotekë e tërë veprash shkencore, letrare dhe historike, krijuar prej tij, dëshmojnë se prof. Qosja është përfshirë në proceset e jetës sonë këtë gjysmëshekulli që shkoi, jo vetëm me talentin e një krijuesi e shkencëtari të përmasave kombëtare, jo vetëm me përkushtimin e një atdhetari, jo vetëm me njohjen dhe erudicionin e tij të gjerë e të thellë, por edhe me guximin qytetar dhe me shpirtin kritik e antikonformist për të mos u pajtuar me asgjë që dhunon të vërtetën.

Momenti historik që po kalojmë na shtyn t’i bëjmë thirrje ndërgjegjes intelektuale të kombit, për të reflektuar për përgjegjësitë e saj para popullit tonë dhe përpara historisë.

 

Akademik Arben Puto

Akademik Luan Omari

Akademik Rexhep Meidani

Akademik Jorgo Bulo

Akademik Besim Elezi

Akademike Floresha Dado

Akademik Petraq Petro

Akademik Muzafer Korkuti

Akademik Ethem Likaj

Akademik Salvator Bushati

Akademik Vasil Tole

Akademik Asoc. Anesti Kondili

Akademike Asoc. Efigjeni Kongjika

Akademik Asoc. Kosta Barjaba

Prof. Dr. Paskal Milo

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

Prof. Dr. Nasho Jorgaqi

Prof. Dr. Petrit Malaj

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi

Prof. Dr. Sabit Brokaj

Prof. Dr. Ago Nezha

Prof. Dr. Afërdita Onuzi

Prof. Dr. Enver Hysa

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

Prof. Dr. Ali Xhiku

Prof. Dr. Aleksandër Dhima

Prof. Dr. Zana Shuteriqi

Prof. Dr. Klara Kodra

Prof. Dr. Hajri Shehu

Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi

Dr. Moikom Zeqo

Dr. Ndue Zef Toma

Daut Gumeni

Limos Dizdari

Skënder Minxhozi

Agim Mero

Shpëtim Çuçka

March 1, 2014 21:23
Komento

55 Komente

  1. Pëllumb zaimi March 1, 11:59

    Ju lumtë akademikëve dhe intelektualëve shqiptarë. Rexhep qosja eshte figure e ndritur kombetare dhe nuk e meriton përbaltjen. Baltosësit e prof. Rexhep qoses me aktin e tyre te shemtuar thjesht kane vetvulosur antishqiptarizmin e vet. Ushtarakët shqiptarë né rezerve,lirim,pension i bashkohen fuqishëm letrës së akademikéve,intelektualëve e gazetareve te Shqipërise dhe kanë të njejtin qëndrim. Rexhep qosen parasegjithash e larteson vepra e tij thellesisht kombetare. Hivzi islamët janë jo më shumë se një zë i çjerrë i sharlatanëve kalimtaré. Rexhep qosen e do i gjithe populli shqiptar. Hivzi islamët nuk i do kërkush. Madje mirë bëri që shkroi kunder Rexhep qoses sepse u vetidentifikua dhe një antishqiptar i radhes. Neveria jonë shkon e gjitha për paloakademikun hivzi islami,ndersa nderimi dhe respekti ynë i gjithi për prof. Rexhep qosen!

    Reply to this comment
    • Zalo Gjonleka March 2, 08:35

      Akademiket Shqipater kane mbyllur gojen me vite te tera per detin, per ujrat, per gjuhen, per historine e shtremberuar, per arsimin e shkaterruar dhe shkencen e renuar. A jane keta burra e gra qe kane ndenjur gojekycur per sa ka bere Saliu, Fatosi, Iliri, Saliu i dyte, Saliu i trete e me radhe Salinj e Fatoqe qe nje dite do ikin per lesh e koqe? Dhe na dalin tani per qoka, na behen burra ca Bulo e e ca Mejdane, ca gole e ca bole, qe as i njeh njeri per dy leke pune ne Shqiperi. Me i mencur paska qene njaj Gudari, qe mbase tru ka sa nje cope k..ri, por e din kur duhet me fol e kur duhet me hesht.

      Reply to this comment
    • Zike Beqiri March 3, 06:14

      Opopo, po keta qenkan te gjithe enveriste! Nga u mblodhen keta keshtu, apo te mullari i Paskal Milos lidhen edhe kuajt edhe gomeret. Turp qe goxha burra hyjne ne sherr per qimet e qoses. Aman se mos na e quajne shkence more tere kete goxha panflet memorial. Harram parate qe ju paguan shteti, per pune lonxho bonxhos.

      Reply to this comment
  2. Iceman March 1, 12:00

    Akademia e Kosoves e nxjerr te pa deshiruar Qosen per lakrat komuniste qe ka ne koke dhe keta ” Akademiket ” e Tiranes pikerisht per keto lakra lomuniste e vleresojne. Jo me kot ne liste jane gjithe enveristet qysh nga nipi i Enverit, Luan Omari, qe Enveri i vrau babane, e me tej Sabit Broka sozia e diktatorit, Paskual Milo, Xhelal Gjecovi, Arben Puto etj, fosile enveriste. Eshte qesharake kur te shan shtepia jote dhe te lavderon komshiu.

    Reply to this comment
    • Marin Gashi March 1, 16:19

      Hivzi Islami ka qene kundershtar i hartimit te zerave te perberjes se popullsise se Kosoves per “Fjalorin Enciklopedik 2”, i botuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise (2008-2009), me pretekstin se Kosova eshte pjese e Serbise. Une qysh atehere kam formuluiar bindjen se Hivzi Islami ishte agjent i UDB-se.

      Z. pseudonim Iceman, shqiptaret qe nga Cameria, Kurveleshi, Myzeqeja e deri ne Tropoje, Kosove, Presheve e Bujanoc, nuk jane komshij, por nje komb i pandare. Kontributi i Ak. Rexhep Qoses ne kulturen dhe Letersine Kombetare Shqiptare eshte i jashtezakonshem. Me vjen keq per injorancen dhe tifozerine tende te semure dhe i lutem Zotit: Fale o Zot Icemanin se nuk di per cfare po flet.!

      Reply to this comment
    • Sejdi March 1, 21:25

      Ti me nofkën “Iceman” si duket po i dashke shumë lakrat, andaj edhe është dashtë ta kesh nofkën lepuri.
      Dëgjo mor ti Icem.., desha të them lepuri, nëse ta kanë thënë shefat se “…këta Akademikët e Tiranës…”, për shqiptarët e Kosovës na qenkan komshi…vërtetë të shkon nofka lepuri, sepse siç edhe mund të përfundohet paske masë truri të barabartë me këtë brejtës. Përndryshe, po të kishe tru të një njeriu normal, nuk do t’i kishe lejuar vetës të lakuriqësosh qëndrimin identik me atë të hartuesve të memorandumeve në frymën e shovinizmit serbo-sllav dhe të zagarëve të tyre shqipfolës. Nga letër-nxirja jote, të imponohet dyshimi i bazuar, se qenke një prej atyre krijesave, të cilat ishin dhe mbeten furrik i të ashtuquajturit kombi jugosllav….

      Reply to this comment
    • Ilir March 2, 07:09

      Shume e drejte, por problemi eshte se keta fosile duhen neutralizuar qe te ecim perpara

      Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi March 1, 12:02

    VR !!! Ju lumtë akademikëve dhe intelektualëve shqiptarë. Rexhep qosja eshte figure e ndritur kombetare dhe nuk e meriton përbaltjen. Baltosësit e prof. Rexhep qoses me aktin e tyre te shemtuar thjesht kane vetvulosur antishqiptarizmin e vet. Ushtarakët shqiptarë né rezerve,lirim,pension i bashkohen fuqishëm letrës së akademikéve,intelektualëve e gazetareve te Shqipërise dhe kanë të njejtin qëndrim. Rexhep qosen parasegjithash e larteson vepra e tij thellesisht kombetare. Hivzi islamët janë jo më shumë se një zë i çjerrë i sharlatanëve kalimtaré. Rexhep qosen e do i gjithe populli shqiptar. Hivzi islamët nuk i do kërkush. Madje mirë bëri që shkroi kunder Rexhep qoses sepse u vetidentifikua dhe një antishqiptar i radhes. Neveria jonë shkon e gjitha për paloakademikun hivzi islami,ndersa nderimi dhe respekti ynë i gjithi për prof. Rexhep qosen!

    Reply to this comment
    • lom Deliu March 1, 14:17

      Me sa duket qe do vazhdoj ne kete vend ndarja enverista e antienverista.

      me ndonje perjashtim ata qe kane firmosur jane te njohyr si te tille, por as dhe na habit ringjallja ( me sakte “rilindja”) e tyre, sepse enverizmi nuk ngjallet dot dhe fundin e ka marr ne marsin e para 22 viteve.

      Reply to this comment
      • Agron March 1, 18:02

        Te ka djegur rilindja byrazer. Tani te ka djegur, pak me vone do te pjelle. Do te pjelle nje hall te madh. Ke mbetur papune? Ashtu mbeci ju qifshim ropt

        Reply to this comment
    • REZART, March 1, 18:17

      Po pse ore tere kohen shkruan Rexhep qosja ,qose e jo me shkronje te madhe Rexhep Qosja? Me ndonje qellim apo mendon se ate qose e ka ,,gallap,,?

      Reply to this comment
  4. danilo March 1, 12:47

    Edhe nje vlere te gjalle qe ka Kosova Hivzi Islamiku e sulmon!Po ku krahasohesh ti mor idiot me Rexhep Qosen,i beni lavazh gojes se qelbet sa here permendni emrin e tij te nderuar jo vetem ne Kosove…..Ai eshte qytetar Nderi ne Laberi dhe ne e jemi krenar per te,dhe gjithmone do ta mbrojme se e meriton,dhe eshte i mirpritur kurdohere!

    Reply to this comment
  5. LORA March 1, 13:08

    Dalengadale po kompletohet lista e puthadoreve qe u ka pervluar sumen verdikti i shenjteruar i 23 qershorit.Pjese e kesaj liste na u vetdeklaroka edhe mender-akademiku hivzi islami.
    Qofte perjete i bekuar vullneti sovran,i paprekshem, i shqiptareve ne shumice te cilesuar.
    Jete ,shendet dhe krijimtari profesor REXHEP QOSES,rilindasit rrezatues ne gjithe hapesiren ku
    jetojne, punojne e prosperojne shqiptaret.

    Reply to this comment
  6. Tahiri March 1, 13:15

    Akademiket enveriste te Tiranes perkrahin te vetmin enverist ne Akademine e Prishtines. Kjo eshte solidaritet komunist se korbi korbit nuk i nxjerr syte. Qosja shan e mallkon shume si ajo prostituta ne dritare te bordellit qe shan ato qe nuk futen brenda.

    Reply to this comment
    • drinni nga Kosova March 1, 14:51

      Tahir

      Cfare rendesie ka ketu te permendet Enveri dhe Komunizmi???!!

      A nuk ishin Kosova dhe Shqiperia vende me sisteme Komuniste ??? dhe nese nuk e kupton atehere d.m.th qe nese ke sistem Komunist edhe qytetaret e atyre shteteve jane komuniste, ketu nuk qendron a je komunist apo jo , por a ke punuar kunder qytetareve tu, apo kunder popullit tuaj, pse mirresh me diqka kur qenke injorante fare, dhe jam i bindur qe edhe fjalen Komunist nuk e kupton fare, ti as librat e Qosjes nuk i ke lexuar se paske kohe te mirresh me bordele

      Reply to this comment
  7. Lexuesi. March 1, 13:18

    Ju drejtohem nenshkruesve te ketij kumti :Qofshi te bekuar!Fjalet tuaj te mençura dhe njerezore na japin shprese dhe kurajo te dalim nga ky perrua, ku na ka hedhur politika e mallkuar e nje klike qe sundon me çdo mjet dhe poshtersi per t’u pasuruar.Nje “kryetar” akademie, qe mbase eshte aty politikisht i katapultuar, nuk ben objeksione ndaj veprave shkencore te nje kolegu,mbi nje a disa çeshtje qe ai i ka parashtruar, siç ndodh midis njerezve te kultivuar, ne nje komunikim te kualifikuar,por derdh me fjale te ndyra helmin e vrerin e nenvetedijes, te cilet nga urrejtja,nga zilia,nga pamjaftueshmeria kulturore dhe nga ndonje suport politik e ka grumbulluar.Ai ka vepruar ashtu per te perkedhelur egon e tij dhe te atyre qe jane stimuluar per t’u lartesuar e nderuar ne menyre te pamerituar.Kurdohere e verteta eshte e hidhur kur del ne drite dhe njerezit shohin se jane halusicionuar nga sajesa dhe idhujtaria e disa miteve te fantazuar.Gjithe ai fjalor i piste dukej sikur vinte prej delirit te mdheshtise,njekohesiht te persekutuar dhe zbrazte nje mellef te papare e te padegjuar.Si lexues i atij degradimi “akademik”te z.Islami kunder Z.Qose jam dritheruar, nuk e teproj te them se jam ndjere i turperuar.Por ndjehem i lehtesuar nga kumtimi i akademikeve shqiptare dhe mbeshtetja e disa personaliteve te nderuar per te dale nga ky “perrua” ne kete kohe te razuar.Faleminderit.

    Reply to this comment
  8. Tartufi March 1, 13:40

    Eshte koha e gallates se madhe,mburen shahen dhe mbrohen hajvanet e shqiperise se
    bashku me hajvanet e Kosoves.Kishim nje turrme hajvanesh vetem, tani na u bashkuan
    dhe Qerozet e kuq te mbi kufirit shqiptar.

    Reply to this comment
  9. pelivan March 1, 13:49

    “… S’ke vec pamjen e De Rades,
    O bardhosh i ketij kombi,
    Ti je grure nga gruri fares,
    Qe mbin dhe ne fund te honit.

    Ngado jane shqiptaret
    vacan ty te kane per zemer,
    Sado lart te ngrihen dallget
    S’te arrijne dot as ne thember.

    Reply to this comment
    • Tartufi March 1, 15:11

      @ Pelivanit
      Une Tartufi te pelqej ne poezine tende,e bukura eshte veshtire te shemtohet.
      Por e bukura mer me shume vlere kur nuk i shkruan te shemtuares.Me vargje
      te tilla ne qe na pelqen vargu jemi prezantuar mijra here[ KETO VARGJE JA
      KEMI LENE BYTHES TI LEXOJE] Nje gje eshte e vertete,komunizmi ne
      Jugosllavi me komunistet e saj eshte i konsumuar ,komunizmi ne shqiperi po
      perseri me komunistet e saj eshte i perfunduar,le ti bejne elegjira dhe vargje
      nga me madheshtoret ky komunizem eshte vetem nje kufome qe qelbet ne ere.

      Reply to this comment
      • pelivan March 1, 20:40

        Keshtu si ti o Tartuf,Flet vetem nje trafa-truf, nje buf… Une e njof te bukuren dhe di t’i kendoj asaj me ndjenje… Nuk ka burre dhe shqiptar tjeter me te bukur se rexhep Qosja. Mirpo, ju te verbuarit e Sali qorrit, s’kini arsye per t’a pranuar kete… Shan komunizmin, ndersa udhehiqesh prej tij, o i vockli Tartuf !, Trafa-truf,i teri buf!…Te rrojne ata qe e duan,ata qe s’e duan, ti degjojne te miren…

        Reply to this comment
        • Tartufi March 1, 21:43

          @ Pelivan
          Pelivan mos ja hip cfakave dhe drizave,kundershtari ka
          vlera,nga ai meson dhe e meson, keshtu eshte ndertuar
          lirija .Ata qe luftuan me shtipjen nuk ju duhet kuvendi i
          Saliut dhe i ketij Qoseje, Komunisti eshte nje soi per ata
          qe kan luftuar kunder tij.Lexo thelbesoren.
          Ai qe ka ndihmuar sa do pak tek shtipija,nuk ka se c far
          te shoje lirise.Pelivan mund te jesh poet ,artist,doktor
          politikan,partiek,dhe krietar,por njeriu i lirise eshte shum
          veshtire te bhesh,ti je poet , por jo i lire si une.

          Reply to this comment
          • pelivan March 2, 00:20

            Po si qenke i lir ti o Z.Tartufi qe nuk e njoke Qosen?! Na thuaj ci dhame kombit ti dhe une?! Nje hic… Po Qosja? Qosja,eshte Shqiperia ku dhe une e ti,(Ne fakt jo ti), mburremi per kete vlere,per kete pasuri te madhe kombetare. Kush je ti zoti Tartufi? Une jam Pelivan Bajrami nga Vlora e Shqiperise.

          • Tartufi March 2, 03:04

            @ Pelivanit
            Mua nuk me pelqen te prezantohem me te
            kaluaren time,perpara ketij populli tim te
            shum vuajtur e te mashtruar,se me duket se
            ai me ka detyrime,gje qe nuk eshte e vertete.
            Kam lindur me doren e djathte per te shkruar
            por nuk shkruaj dot me te se me eshte e
            paralizuar nga shtrengimi i hekurave te kapterit te burgut te qytetit tim kur une trasferohesha ne burgun e Tiranes. Te burgosurit kur transferoheshin me autoburgun
            nga nje burg tek tjetri i lidhnin di te burgosur
            se bashku per sikuri te mos aratisjes se tyre
            Une si djale i ri 29 vjecar u lidha me te denuarin 69 Vjecar Kristo Bobolin nga qyteti tim per tu transferuar ne Burgun e Tiranes.
            Dora time qe shume e trashe nga e plakut
            te denuar Boboli,kapteri i burgut Mazllemi nga
            kurveleshi i laberise i shtrengoje hekurat kaqe
            shume per te shtrenguar dhe doren e holle te
            Bobolit sa qe dora time me e trashe u paralizua nga shtrengimi qe qendroi te gjithe
            kesaj kohe te gjate e shtrenguar.Pelivani poet
            dhe tani qe te shkruaj te shkruaj ne kompjuter
            me doren e majte 8ooo kilometra larg jo nga
            vendi tim i shtrenjte qe me dhemset kaqe shume.Keto qe te shkruajta nuk mi ka borxh
            as lagjija time dhe qyteti tim,por shtipija qe ju
            vendos ketij populli,kjo shtipje erdhi nga nje
            shoqeri me emrin {komunizem} me antaret e saj te pa pergjegjshem kudo ku kane qene ata. Shkruaj poezi Pelivan per vlerat e lirise
            qe eshte ngritur mbi dhembjet e durimin e madh,e leje akademiket dhe doktoret qe ne kete histori kane apo nuk kane shume vlera.
            Ndoshta nje dite do ta mesoshe dhe emrin tim ,qe te shuash kuriozitetin tend.

      • rezart March 1, 20:47

        @Tartuf!
        E morem vesh qe ti ne vend te kokes ke BYTHEN,por jeter gje a ke per te thene???
        Apo BYYYYYTHE je i teri!!!

        Reply to this comment
  10. mesimi i mire March 1, 13:50

    ju lumte mendja dhe dora ju profesore te nderuar.
    qe shkruani per njeriun e urte ,te mencur, shqiptar, filozof e i qarte politikisht,
    i kuptueshem per te vegjel e te medhenj,
    per diplomate e te rinj,
    dhe jo i pranueshem;
    per qorrat,
    te shiturit te serbi,
    te antishqiptari,
    te injoranti, skllav i i paditurise kombetare e europiane.
    turp,per ata qe nuk i njohin vlerat e kollosit REXHEP QOSJA,qe punon per kombin, e jo per koltuqe iinjorantesh e te shitur…………..

    Reply to this comment
  11. strano March 1, 13:54

    Akt kombetare ky i akademikeve tane te nderuar. Per fat te keq jetojme ne kohe te tilla kur balta qe paguhet dhe ushqehet prej politikes nuk po kursen as Profesor Rexhep Qosen, kete Rilindas te gjalle. Vepra dhe qendrimet thellesishte kombetare te Profesor Rexhep Qoses nuk do te vdesin kurre. Ato kane ne baze te tyre jo vetem dashurine e madhe per vendin dhe popullin tone, por edhe moralin e larte te ketij Rilindasi te gjalle.
    Respekte per te gjithe nenshkruesit.

    Reply to this comment
  12. lexusi March 1, 14:09

    Hivziu emeriton titullin akademik se ka bere studime dhe ka zbuluar fjalet me fyese e denigruse qe mund te kete fjalori shqip dhe keto ti perdore kunder rilindasit te vetem qe ka ngelur.

    Reply to this comment
  13. Thiu Komunist March 1, 14:15

    Stalini ka 60 vjet qe ka vdekur e rreth 55 vjet qe eshte mohuar nga vete ruset e ne shqiptaret mbetem se mbetem staliniste. Ruset e cilsonin Stalinin diktator kriminel kurse ne e vinim si udheheqsin e madh.
    O staliniste, Kosovaret e njohin Rexhep Qosen me mire se ne shqiptaret por me siguri jo me mire se ju o udbashet shqiptare qe keni qene ne nje celule me Qosen.
    Ju keni dale ne ish-Jugosllavi rreth viteve 80 se keni qene vemje te UDBse e ju ka pritur ne rezidencen e tije kryeudbashi i Kosoves Qosja.
    Lerini keto kinezerira o komuniste te vonuar qe po mundoheni te ngjallni morrin e kuq komunist u shofte fara juaj e ndyre se bashku me udbashin Qosja

    Reply to this comment
  14. Ilir March 1, 14:16

    REXHEP QOSJA DALLOHET QE SA NXJERR FJALEN E PARE SE ESHTE MAJMUN ME KURDISJE.

    KUR E KURDIS PRONARI FILLON KENDON KASETEN QE KA BRENDA, KUR DUHET PUSHIM RRI PUSHIM.

    AS EDHE NJE LLOJ INTELEKTUALIZMI NUK KANE KETA TIPA.

    Reply to this comment
    • drinni nga Kosova March 1, 14:43

      Ilir

      Nga fjalori yte lirisht mund te vijme ne konkludim se qenke nje analfabete dhe nje koktule, ne vend qe te mirresh me debatin ti flet dokrra prej hiri..

      Ti nuk ke kapacitet apo me mire te them tru ( se qenke bosh dhe nuk e kupton pa e shkruar) ti vleresosh Intelektualet, tipik tru Peshku, dhe nje Injorante

      Reply to this comment
      • Ilir March 1, 15:45

        ME TREGO NJE VEPER TE TIJ DHE TE THEM.

        ESHTE NJE MANEKIN DHE AS EDHE NJE GJE TJETER.

        Reply to this comment
        • dhori March 3, 10:24

          Ti “Ilir”, qenke vertet per te ardhu keq. Ti as e ke iden se cili eshte shqiptari i madh Rexhep Qosja. Madheshtin mos ia kerko tek shtati, tek mjekra e bardhe, por tek vepra qe mbane ere shqipetarie ne cdo rresht te saj.
          Po si mund te shfaqesh mendim per nje personalitet kur je aq i paditur sa na “sfidon” me ftesen: “Me trego nje veper te tij…”.
          Po te citoj une disa prej tyre: “Panteoni i Rralluar”, “Asdreni, vepra dhe jeta”, “Vdekja me vjen prej syve te tille”, “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, “Porosia e Madhe”, “Naim Frasheri, vepra”, “Shpengulja e Shqiptareve”, “Realiteti i Shperfillur”, “Paqja e Pergjakur”, “Tronditja e Shekullit” (ne dy volume), “Rilindja e dyte, dhe nuk po zgjatem me se ty dhe te ngjashmeve te tu, idhtare te Sali Berishes, qe beni tifo per te pa ditur se kush i mbarte realishte vlerat e kombit dhe te qytetarit, u merren mend.

          Reply to this comment
    • Agron March 1, 18:09

      HE MO

      CA BEHET? SI PO ECEN? PA PUNE TANI E?
      EPO TASHI CTI BESH?
      ROPT

      Reply to this comment
  15. tanino March 1, 15:40

    si rexhep qosja te kishte nja 10 bura dhe jo me shume kombi shqiptar qofte kosova qofte shqiperia por fatkeqesia eshte qe kemi vetem plehra si puna e ketij ivziu ivzari.

    Reply to this comment
  16. nuri March 1, 16:37

    Akademiket tane pasi e “ndriten” duke mbrojtur me dinjitet te madh vlerat dhe figurat e akademikeve shqiptare tani me gjasme po mbrojne akademiket kosovare.

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic March 1, 17:13

    Eshte turp i madhe per Havzi Islamin, qe i thote vetes edhe kryetar i Akademis se Kosove. Ku kyn fare kryetari me pa turpesi me te madhe, flete dhe ofendon ne menyre te pa skrupullt. Ky fare akademiku nga qe nuk ka force per tu afruar tek akademiku Qose ka zgjedhur rrugen e ofendimeve. Keshtu kane vepruar edhe ndaje, Mandeles se Kosoves Adem Demcit dhe figurave me te ndritur te Kosoves.
    Raxhep Qisja ky rilindas shqiptar ka treguar prej kohesh rrugen qe duhet te ndjek kosova dhe perfundimishte ne ate rruge vajti, pavarsishte pengesave dhe veshtersive qe krijuan Serbet nepermes koloboracionist te tyre Ibrahim Rugova dhe com.
    Sote, koha ka zbardhur te gjith ngjarjet ne Kosove, te gjith njohim edhe Rexhep Qosen edhe Rugove, pore edhe kee fare akademiku injorante, qe ne vende qe te merret me problem themelore te bashkimit dhe te uniteti ndere shqiptar, merret me ofendime te fugurave me te ndritura te kombit tone sice eshte Rexhep Qose.
    Asnjeri nga ju, akademik te c`pifur, nuk munde te krehasoheni me ket figure poliadrite sice eshte Rexhep Qosja.!

    Reply to this comment
  18. Une jam, ti je March 1, 17:15

    Rexhep Qose, ky rilindas i gjalle, eshte nderi i Kombit, andej e ketej Kufirit. Kosh merret me te nuk ben gje tjeter vecse zbulon idiotesine e tij. Profesor Qosen nuk pse ta mbrojme ne nga ca te shitur tek ata qe duan te na zhdukin si komb.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 1, 18:03

      Akademiku i nderuar Rexhep Qose eshte nga ai solucion qe i ndan
      SHQIPTARET NGA ANTISHQIPTARET !
      Rexhep Qose me vepren e tij eshte solucioni qe i ndan Luftetaret e Kombit nga tradhetaret e kombit !
      Nuk mund te ndodhte ndryshe me kete Korife te kultures sone !
      Ai eshte vet sinteza e Luftes per liri.
      Ashtu si Lufta E madhe antifashiste ndau ne dy pjese popullin shqiptar,
      Ne nje ane Popullin dhe Çlirimtaret;
      Ashtu si Lufta e popullit te Kosoves ndau nga nje krah luftetaret e Adem Jasharit dhe popullin e thjesht nga njera ane dhe Bukoshet, Rugovet dhe Mustafet kunder Luftes, ashtu si Rambujeja ndau Çlirimtaret nga antiçlirimtaret, ata qe vendosen te vetsakrifikoheshin per atdheun e tyre me zjarrfiksit e Luftes,
      ASHTU DHE REXHEP QOSE NUK MUND TE MOS TA NDANTE SHAPIN NGA SHEQERI…
      Jane pikerisht keta pseudointelektuale qe u motivuan nen regjimin dhe aprovimin e kujdesshem te Tito-Rankoviçit qe flasin posht e lart kunder Atdhetareve te vertete dhe hapur ose fshehur e kane bashkuar zerin e tyre me Reaksionin me te zi te hapur dhe te kamufluar antishqiptar!
      I tille eshte eshte vepra destruktive e ketyre pseudointelektualve ndaj partizaneve shqiptare qe derdhen pa kursim gjakun e tyre per çlirimin e Kosoves, ndertuan Shqiperine dhe vetem per Çerek shekulli arriten trasformime te jashtzakonshme ne ekonomi, kulture dhe ne gjithe transforminin politiko shoqeror te shqiptareve.
      Por pseudointelektualet dhe pseudopatriotet e ketij tipit qe kryeka per fat te keq dhe detyren e nderuar te Kryetarit te Akademise Kosovare, (apo mos valle eshte katandisur dhe ajo si Akademia e Saliut?!…)
      e kane nje aftesi,
      TE NJOLLOSIN INTELEKTUALET E VERTETE dhe te fshehin paaftesine e tyre.
      Rexhep Qose, tok me Ismail Kadaren, Dritero Agollin , Aleks Buden, Eqerem Çabejn dhe nxenesit e tyre, me vepren e tyre, ashtu si Çlirimtaret e Shqiperise, edhe Çlirimtaret e Kosoves, e kane shkruar tashme me vepra kontributin per Atdheun e tyre dhe nuk ka hivzi islam e isa mustafe, sado te mbeshtetur nga idhtare partiake, ata e zbuluan hapur qendrimin ndaj kauzes se vertete te Kombit shqiptar…
      Solucioni Rexhep Qose i ndau Intelektualet e vertete nga psudointelektualet.
      Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe.
      Vepren e Rexhep Qose Shqiptarit e njohin mbare shqiptaret.
      Ndersa pseudoveprat e hivzi islamit per te njollosur Kulturen e vertete te nje kombi , po ashtu tashme po e shohim qarte.
      Miza hivzi islami nuk e mposht dot Luanin Rexhep Qose!

      Reply to this comment
  19. fatosi March 1, 19:13

    Shikoni ai ka emer dhe mbiemer puro islamik ivzi islami eshte nje mbeturin otomane prandaj do percarje ne mes shqiptare ve Qosja do mbetet akademiku me i nderuar i shqiptareve.

    Reply to this comment
  20. Studenti. March 1, 19:21

    Ne kete bote çdo gje ze vendin e vet sipas vleres e dobise.Edhe plehu ka vlere per ushqyerjen e bimeve, edhe krundet jane te dobishme per jashteqitjen, edhe koka e gjarperit ka kuptimin e vet ne siglen e farmacive, por fjalet e shprehjet poshteruese jane vlere vetem e injoranteve e shpirtezinjve.Te jeshe me i miri ose me i keqi i kesaj bote nuk do te thote te jesh as “Islam”, as “Qose”.duhet te jesh njeri me perkorje qe te kuptosh se akadmizmi nuk duron asnje perdhosje. Qosja eshte bere “heretik”se nuk ka shfaqur vleresime adhuruese por deridiku kritikuese ndaj disa figurave politike, qe jane hyjnizuar nga turma e idhujtareve te tyre duke u bere paradoksalisht mitike. Qe me lindjen e iluminizmit, çmitizimi dhe çkonformizmi u ngjizen se pari si vlera te akademizmit.Perndryshe kesaj ngjizje,z.Islami shpupuriset nga zemerimi per te “demaskuar”Qosen qe don te rrezoje kultet e hyjnizimit. Duke qene i pamundur t’u dale zot me argumente e fakte i “shperblen”duke perdorur ndaj kundershtarit “armet” me injorante, fjalet me banale dhe me cinike.Ata qe nuk e kane lexuar vepren shkencore, letrare,eseistike te Qoses nuk mund t’i njohin vlerat e saj filologjike, historike,sociologjike, prandaj mjaftohen me ndjesite qe u shkaktojne disa slogane politike patriotiste populistike.Per sa i takon etiketimit te akademikeve te nderuar te kumtit dhe Qoses si “atavizma”te komunizmit me duket se eshte injorimi qe vjen prej okultizmit te primitivizmit per te ruajtur monstrat e klonuara feudo-fashisto-komuniste te kapitalizmit.Pa medyshje, akademizmi i akademikeve,i nenshkruesve te tjere dhe i Qoses eshte pema qe ka dhene dhe do te jape fruta gjenerate pas gjenerate, ndersa fjalet poshteruese ndaj tyre, u ngjajne atyre zhurmave qe vijne prej klithjeve te brejtesve ne deget e pemeve ne bahçe. Faleminderit stafit te gazetes qe na e prezantuat me miresjellje kete “shfaqje”!

    Reply to this comment
  21. Jimi March 1, 19:43

    Mjerimi i ketij kombi eshte dasia, percarja,mungesa e urtesise { jo e inteligjences }
    Si gjithmone ne shqiptaret ne momentet me te rendesishme te historise dhe ne postet kyce te drejtimit te vendit,ne vende te kalit vendosim gomarin.
    Po te lexosh komentet e mesiperme ne pjesen derrmuese te tyre dominon sharja ndaj njeri tjetrit,a thua jane armiqe apo hasem me njeri tjetrin!? Ne to mungon dialogu apo argumenti!?
    Sharjet sidomos ato vulgaret apo banale vend e pa vend, ne gojen e njeriut nuk jane gje tjeter vecse shprehje te kanibalizmit human.
    Une nuk mendoje se duke share njeri tjetrin ky komb do te munde tebej prokopi.
    Po kerkojme te integrohemi ne radhet e kombeve te emancipuara { ne europe }, po a munde te na pranoje Europa keshtu?
    Dikush qe munde ti lexoje keto qe po them do te thote:Po ky i rrjedhur jeton ne kete realitet apo vjen nga hena?:Edhe une perseri do tethoshja:Pikerisht se e jetoje kete realitet me duket teper e dhimbeshme te vazdohet keshtu:

    Reply to this comment
  22. sel dushku March 1, 19:51

    Del copa i katunarit te Kosoves qe sdi te lidh dy llafe shqip dhe shan te madhin Rexhep Qosja çfare bohet mor amani

    Reply to this comment
  23. P.A.B March 1, 20:51

    Nuk e di pse… po formulimi (e as gjesti) nuk me pelqeu. Ndoshta ngaqe ngjan me “nje trakt partiak” a “mos u zini cuna” Dicka shume larg, e shume poshte nivelit te nje akademie. Zakonisht “akademiku” eshte specie solitare; pa grupazh,pa organizim e pa anetaresi; titujt dhe puna e flasin per te. Sigurisht qe ne fushen e tij ka nje perkatesi: anetar i shoqates se fizikanteve, mjekeve, shkrimtareve etj. Ne kemi nje Akademi Gjithperfshirese, me teper si trashegimi e Lindjes.

    Rasti tjeter eshte Franca me L’Académie française, themeluar nga Kardinali Rishelje / Luigji XIII-te (Richelieu) me 40 vende permanente ku cdo i zgjedhur aplikon “per karrigen me numer” jo thjesht akademine. Keta te “pavdekshem” jane gardianet e gjuhes Franceze. Ka pasur politikane dhe njerez te medhenj: Puankare, Petain, D’Estaign, Duma, Hugo, Monteskie, Pasteri, Volter etj. Dhe te tjere qe su bene anetare: Balzak, Ruso, Dekartes, Didero,(R) Roland, Flobert, Prust, Zhul Verni, Zola.

    Nuk i di kriteret e Akademise Shqiptare, por e di qe ka nje trashegimi me zgjedhje ne konjuktura ideologjike, e kjo eshte trasheguar dhe tani. Akademia jone ne keto 20 vjet nuk ka pasur ze te qarte e as angazhim publikTashme i duhet te kape kohen e humbur dhe te punoje ne heshtje, me aq sa ka mundesi. Ne fillim i duhet te provoje Kredencialet e Saj Shkencore, jo te shpalose tituj e emra!

    ***

    1) Rasti ne fjale eshte ndermjet Akademikesh Kosovare. Nuk ka aksident, plagosje as vrasje; sado i rende te duket per veshin. Ne jemi te nje shteti tjeter, Kosovaret te flasin e ta zgjidhin vete mes tyre.

    2) Akademiku Rexhep Qosja, nuk eshte “Lule Mos me Prek” por nje polemist me vlera, “sherrxhi me nerv” e mese i afte te mbroje veten ne cdo debat.

    3) Ka nje fare Pathosi ne shperpjestim te zhdrejte. z Qosja eshte nje figure mjaft e njohur. Akademikeve ne kete rast u ka shkuar fisheku kot. Te mbrosh dike me ” tituj, fame e nga lart” duhet te jesh pak me siper se ai. Barjaba? Kongjika? Bushati? Tole? Malaj? Se c’ka dicka qe nuk shkon ne kete mele.

    4) Patronizim ndaj Kosoves, Qoses e debatit. Zoteria H. Islami, si dhe z. Qose i dine rregullat vete. Kur ato kalohen mund te bejne me shume replika, negociojne, shkojne ne gjyq e ka disa shkalle. Me pas behet e madhe, e prape “nuk eshte puna Jone!”

    5) Mbi-reagim. Z Qosja nuk eshte shenjtor aq me pak eshte “debati Shqip” i tipit puritan; sa gjera te tilla ka dhe do kete, nuk vijne Akademiket me Peticione. Se i humbet emri “organizmit” e gjestit i bie vlera. Pa permendur efektin.

    6) Akademiket kur “mblidhen e protestojne” e bejne per probleme madhore. Nje krize, nje padrejtesi kombetare, nje lufte; nje ultimatum nga shtete fqinje; burgosje, heqje e te drejtes se fjales etj. Ata nuk jane per “oren e sjelljes se mire.” Ka menyra angazhimi qytetar, por ka dhe teater provincial.

    7) Pjesa me e ndritur e mendimit te nje vendi nuk mund te “shese kaq lire” Letren dhe Protesten e tyre. Pasi shkruan nje Akademik nuk vjen dot me nje mesues, inxhinier, taksist te shpresoje per me teper efekt.

    8) Si Elitare, e duke bazuar gjerat ne “mend e arsye te ftohte” reagimi i tyre duhet te jete ne perpjestim me gjestin. Nje leter personale (per te dy) nga Sekretari i Akademise qe “keshillon per pak qetesi e kulture debati” mund te konsiderohet diplomatike; Thirrorja me Tituj, Emra e Firma, bam-bam-bam (kujtoni Pavlina Manin) eskalon (sic) cdo gje me teper se e meriton.

    9) Precedenti. 1) ne nderhyrje-sa here e kane bere akademiket kete? Per fjalen e lire, varferine, nje “ceshtje celebere” etj 2) Sa rezultat ka pasur? Nese nuk e ben per te dobetin, tani s’ka vlere ( Z Qosja s’eshte i dobet!) Pra mos nderhyj. Nese e ke bere dhe s’ka pasur rezultat ne raste te tjera … me mire lere fare.

    10) Thuhet ” zhgenjejne te gjithe Shqiptaret” dhe kjo eshte plotesisht e gabuar. a) Shqipetareve u ka humbur numerimi ne sa e me sa here, Z Qosja eshte futur ne replike/te shara deri me sot! (te jemi te sinqerte tani) b) z Qosja eshte personazh luftarak, e di c’fare ben, kur se di i mban pergjegjesite vete. Ka dale publikisht, e eshte perfshire ne debate jashte-akademike me kohe e vakt. c) Shqiptaret kane 1001gjera te tjera per tu zhgenjyer, para se te hyjne ne cic-mice akademikesh. d) Une, si Shqiptar, e degjoj kete per here te pare.

    ***

    Me respekt per te gjithe Akademiket, e te rrine aty ku jane…tek Shkenca. Nese bejne nje dalje, ne grup a individuale, duhet bere me Mend ne Koke e Qetesi.

    Vendi yne ka nevoje per “Akademizmin Pragmatik” si te gershetoje shkencen, njohurine, “Urine e te rinjeve per dije” ne para te thata, investime e biznese per vendin. Shume Akademike, Fizikante, Profesore e Doktore (po, e kam pak kunj me kete! Si dhe shume nga ne!) u futen ne ne politike; nese ato do ruanin “kulturen e debatit” sot nuk do ishin ketu ku jemi.

    Mund te rreshtoj te pakten 5 (!) Profesore, Doktore, disa prej te cileve jane dhe nenshkrues te cilet u ngjiten ne majat me te larta te shtetit (President/Kr-M) Qe nga sharjet me buje e personale ne parlament; artikujt direkt e indirekt, fyerjet e insinuatat; jo vetem si nderojne si njerez (le me tituj) por tregojne nje fare Hipokrizie ne letra te tipit Thirrore. Nuk i jep dot mend tjetrit kur je ne balte vete.

    Kam lexuar diku se te tjeret po i bejne punet mire (me mire) pa Profesore dhe Doktore, megjithese i quajne Komuniste e Politikane. Ne Kine, Standing Committee (ose Politbyroja Qendore/ e puneve te perditshme) perbehet nga:

    Nje Jurist, nje Ekonomist. Pjesa a ngelur jane Inxhiniere. (elektrike, hidro, gjeologe, elektronik, kimik,)


    Inxhiniere!

    Akademiket tone merren me “mustaqet e qoses”.

    Reply to this comment
  24. hekali March 1, 21:05

    ky ivzi islami bashke bashke me ata qe shajne REXHEP QOSEN bejne goxha pune dhe te shajne po te hane mune nga e hana ne te shtune

    Reply to this comment
  25. S.p. March 1, 21:39

    Me falni per shprehjen qe po filloj komentin tim per shkrimin e tij, po ky haleja Hivzi Islami, agjent i ka harshem i UDB i thote vetes kryetar i akademise se Kosoves me kete fjalor injoratesh, rrugacesh dhe halabakesh, le tju rroje kosovareve, jashqitje e kombit shqipetar do te identifikohesh ne vitet qe do vijne zoteri “akademik ???”.
    Kam bindjen time personale se shkrimi i tij eshte i porositur nga Shqiperia dhe posacerisht nga i lajthituri Sali Berisha i cili nuk eshte ne gjendje t’i pergjigjet akuzave te zotit Rexhep Qose.
    Kush ka lexuar veprat e Qoses mund te komentoj pa bindje politike.
    Ai eshte dhe do te mbetet nje akademik me vlera dhe i shquar i kombit Shqipetar dhe e ardhmja do ta vlersoj si “Krenarine dhe Nderin e Kombit”.
    Me ne fund intelektualet e shquar shqipetar kryen nje veprim shume te drejte dhe dinjitoz ndaj ketij artikulli te nje pseudo shqiptari “akademik” te Kosoves qe percjell shkrime te tilla qe i bejne nder vetem tradhetareve te Kombit tone, Serbise dhe Greqise.

    Reply to this comment
  26. Studenti. March 1, 23:07

    Eshte e veshtire te komunikosh me ata njerez te mbushur me smire,qe duan ta shohin tjetrin te nxire.Jane pikerisht ata qe te tjereve duan t’u prijne sepse paradoksalisht nuk dine ate qe dine dhe dine ate qe nuk e dine,duke u hequr sikur nga qielli vijne.Me te keqinjte e tyre jane disa prej politikaneve qe ne krye te vendit arrijne duke perdore genjeshtren e hipokrizine dhe pasi zoterojne pushtetin e pasurine degradohen dhe gjithenje e me poshte bien.Eshte injoranca e turmes, frika prej dhunes,perfitimet imorale qe u thurin ketyre njerezve lavde, i kthejne ne mite derisa te kuptohet se jane vetem disa “ikona prej balte”.Akademiket e vertete nuk i perkasin kesaj “marke”, prandaj jane anatemuar e ndeshkuar sepse dijet e mbeshtetura mbi fakte i kthejne ne ideale.Disa prej tyre “sakrifikohen” per te verteten duke ua hequr masken disa miteve false.Kete gje ka bere edhe Qosja duke duruar gjithe ato perplasje me ata qe shohin vetem egon dhe interesat e tyre ne çdo qasje. “Shigjetimet” e disa keqdashesve te nje prapavije politike hakmarrese e kane vene Qosen, me rastin e intervistes se fundit ne “Shqip”, padrejtesisht para ketyre telasheve.

    Reply to this comment
  27. UFC- Team March 2, 12:01

    Akademia e Kosoves e thumbon, populli i Kosoves ne votime e injoron, Akademia e Tiranes e lavderon. Qenka kollaj atehere kjo pune. Ta marrin Qosen ne Tirane, e meqe eshte beqar ta martojne me Nexhmije Hoxha ( Xhuglini ). Do jete cifti me enverist ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  28. dajti March 2, 16:59

    Turp te kete. Me kete fjalor duhet te ishte kryetar i ndonje bordelli andej nga Azia. Ku eshte shembulli qe duhet ti japi rinise per te hyre ne Europe? Fytyre e neveritshme ai dhe turp ata qe kane zgjedhur.

    Reply to this comment
  29. danilo March 2, 19:55

    Ti UFC me duket e ke mamin beqare……

    Reply to this comment
  30. Meno March 3, 00:28

    Menyera se si ka shkruar Ivzi Islami eshte e turpeshme dhe amorale per nje person qe e quan veten intelektual. Shrimi i tij shpreh nje inat provincial karakteristik i njerezeve injorant ne malesi. Sidoqofte kjo eshte kultura e tij e te prezantuarit. Pershendes nismen e akademikeve dhe intelektualeve per nje debat te shendosh dhe i uroj Z. Qose gjithe te mirat. Mali nuk tundet mga mjaullitjet e çakejve.

    Reply to this comment
  31. UFC- Team March 3, 08:45

    Danilo, emer i bukur serb. Prandaj tu dhims Nexhmija se ka qene ” ne perdorim ” nga serbet ne lufte. Si duket je dobici i saj dhe Dushan mugoshes.

    Reply to this comment
  32. lexuesi. March 3, 09:16

    Ne te gjitha kthesat historike ndodhin disa ndryshime esenciale te permbajtjes dhe disa te tjera, formale, te shfaqjes.Grupacionet e prapambetura perdorin injorancen hileqare me parulla perparimtare sepse u mungon integriteti, perpiqen te “shpelajne” veteveten duke fshehur te verteten nga realiteti ne menyre banale.Ketyre u mungon koezioni sepse koshienca e tyre eshte gerryer nga erozioni.Ata qe nuk perballen dot me veprimtarine e tyre te shkuar, perpiqen per t’i shpetuar duke e mohuar dhe e perdorin ate per te sulmuar.Kete beri paria e tranzicionit shqiptar pas nderrimit te sistemeve, u “konvertua” ne menyren me te shemtuar.Jo vetem mori persiper vlera qe nuk i ka merituar, por perdori edhe me keq sjelljet e kohes se shkuar duke shpifur e trilluar per te tjeret ne menyren me te shemtuar.Te gjithe njerezit e dijes se kultivuar si Qosja etj, qe vepra e tyre dhe jo ofiqet politike i ka lartseuar, jane ata qe e shohin te verteten ne sy dhe nuk fshehin grushtin pas dy gishtave per t’u maskuar.Ata nuk jane te permalluar per kohen e shkuar, por nuk mund te sillen ne menyre te fallasifikuar per te perfituar ne menyre te pamerituar.Akuzat “ideologjike” ndaj Qoses per kritikat e tij ndaj vleresimeve panegjerike qe u jane bere disa figurave politike, nuk jane aspak akademike,por populiste, skizofrenike. Disa qendrime parulleske, empirike shihen edhe ne ndonje “kundervenie” te komentuesve ndaj perkrahesve te Qoses, ne mbrojtje te akuzave pseudoakademike te z.Islami, qe jane teper denigruese dhe shpifese.

    Reply to this comment
  33. danilo March 3, 09:43

    Ne Laberi nuk ka serbe,ky eshte thjesht nje emer koti,po ti duhet ta kesh te bukur mamicen,dhe me qe jeni afer pse te mos….e more vesh more hajni e shkuar hajnis qe shani Rexhep Qosen?

    Reply to this comment
  34. Lary March 3, 10:06

    Ju lumte intelektualeve Akademike Shqiptare qe vleresojne legjenden e Kombit Shqiptar te Madhin Prof. Rexhep Qosja.,ndersa Hyvzi Ismaili eshte vertet nje serb i zi ,nje pleher e kombit .Lary, New York, USA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin