Sulmi ndaj gazetares, Policia dhe Prokuroria: Është ngritur grup i posaçëm hetimor

August 31, 2018 15:15

Sulmi ndaj gazetares, Policia dhe Prokuroria: Është ngritur grup i posaçëm hetimor

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë ndalë në një deklaratë të përbashkët ku sqarojnë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme automatike në drejtim të banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala.

Policia dhe Prokuroria njoftojnë se “është ngritur një grup i posaçëm hetimor  me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë“.

Në lidhje me veprimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 Gusht 2018, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala, i ati i gazetares Klodiana Lala, informojmë se:

Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06.40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes.

Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.
Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera“, njoftohet në deklaratë.

o.j/dita

August 31, 2018 15:15
Komento

3 Komente

  1. demo August 31, 16:59

    Kjo ka per te perfunduar ne nje Babale,pasi te merret vesh e VERTETA..Qe sot i shoqi po fliste per strehim politik atje ne mbreterine e Bashkuar ku punon dhe jeton prej vitesh..Krushqia,dmth.prindet e te shoqit jetojne ne Itali,,Tata dhe muma kesaj me vellain dhe gruan e te vellait bashke me femijet e kasaj jetojne ne fshatin Domje te nahijes Tirane,Vete e persekutuara nga plumbat e krimit politik jeton ne Kasaba,ne mes te Tiranes ku punon gazetare ne News 24.Vete kjo thote me kane qelluar familjen,por familjen e kesaj nuk e qellojne dot as Forcat e NATO-s se familja kesaj eshte shperndare ne te kater anet e globit.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K August 31, 19:20

    Nese don Edi Rama gjindet brena pak minutash.Kete e din edhe nje femij.Cfar ka trajtue kjo gazetare kohet fundit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*