Sulmi në Florida, në mesin e të plagosurve dhe një i ri shqiptar

August 26, 2018 21:59

Sulmi në Florida, në mesin e të plagosurve dhe një i ri shqiptar

Të shtëna të shumta me armë janë dëgjuar gjatë pasdites së sotme në një kompleks argëtimi në Jacksonville të Floridas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia ka raportuar paraprakisht për 4 të vrarë dhe 10 të plagosur. Dhe dyshohet se mes viktimave mund të jetë edhe autori i dyshuar.

Ndër 10 të plagosurit mësohet se është edhe 19-vjeçari shqiptar Drini Gjoka, i cili e ka përshkruar situatën e rëndë në rrjetin social “Twitter”.

Drini Gjoka

“Dita më e keqe e jetës sime. Jam me fat! Plumbi më preku në gisht. Kurrë më nuk do të marr asgjë për të mirëqenë. Jeta mund të të shkurtohet në çast. Nëse nuk e kam thënë më parë, do ta them tani: Ju dua të gjithëve!”

Autoritetet amerikane thonë se ngjarja ndodhi gjatë një turneu të video-lojërave që po mbahet në Jacksonville.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, por ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet dhe numrin e personave që mund të kenë qenë të përfshirë në të shtënat me armë.

s.a/dita

August 26, 2018 21:59
Komento

2 Komente

  1. MH August 27, 00:16

    Kapitalizmi propogandon nji demokraci qe dhe vete nuk din deri ku e ka cakun demokracia.
    te lejosh armbajtje me leje duhet te kesh nji demokraci teper teper te sofistikuar e te garantume ne lidhje me mbrojtjen e njeriut.Ose,bllokoje te drejten e mbajtjes se armeve.Arma ti lihet vetem ushtarakut.Aktualiteti i demokracis kudo sot per sot asht te luajsh cirk me jeten e njeriut.Jetojme ne shtete te cdo ngjyre kapitaliste.Ka qetesi.Por njeriu nuk ndihet i qete.Sepse jeten nuk e ke te garantume.Cdo sekond e ke te varun ne fijen e penit.Pale,se,ku po kercet.Kush po te del para mbrapa e po te piskat veshi.

    Reply to this comment
  2. ***** August 27, 03:57

    Zoti i ruajte shqiptaret kudo qe jane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*