Sulmi në Gjermani, agresori ishte një 17-vjeçar afgan; i gjendet në dhomë flamuri i ISIS

July 19, 2016 10:12

Sulmi në Gjermani, agresori ishte një 17-vjeçar afgan; i gjendet në dhomë flamuri i ISIS

Një flamur i ISIS i pikturuar me dorë është gjetur në dhomën e refugjatit afgan që vrau 4 persona mbrëmë në një tren në Gjermani. Mediat e huaja japin detaje në lidhje me autorin, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia. Raportohet se ai ishte një 17-vjeçar nga Afganistani.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann deklaroi se flamuri u gjet mes gjërave në dhomën e tij. Adoleshenti, kishte ardhur i vetëm në Gjermani ku kishte kërkuar azil. Ai ishte vendosur nën kujdesin e një familjeje dhe ishte zhvendosur nga kampi i refugjatëve drejt qytetit.

Gjithashtu thuhet se ai ka bërtitur “Allahu Ekber” para kryerjes së sulmit. Sulmi i rëndë vjen disa ditë pas ngjarjes tragjike në Nisë të Francës.

Vitin e kaluar, Gjermania priti më shumë se 1 milionë refugjatë, mes tyre edhe 150 mijë afganë.

July 19, 2016 10:12
Komento

1 Koment

  1. Toto July 19, 11:15

    O plehr nga Afganistani, te hapin deren . Te japin buke dhe ti mor fisqir u jep vdekje. Ptu te shkofte shpirti ne Xhehnem, rrace muti, drogaxhij te qelbur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim