Sulmi në Kanada, ja kush është shqiptari hero që ndihmoi të plagosurit

April 24, 2018 17:58

Sulmi në Kanada, ja kush është shqiptari hero që ndihmoi të plagosurit

Qyteti kanadez, Toronto u trondit dje si pasojë e një sulmi me furgon, nga i cili mbetën 10 të vdekur dhe 15 të plagosur.

Edhe pse agresori i këtij sulmi u identifikua (Alek Minassian, 25 vjeç), momentet e panikut dhe tmerrit qenë të pa anashkalueshme.

Përgjatë këtyre çasteve, është identifikuar shqiptari Bes Kondi, i cili ka dhënë ndihmën e tij të plagosurve të shtrirë në rrugë.

Ai tashmë konsiderohet si një hero në mediat kanadeze.

Bes Kondi ka rrëfyer për “Toronto Star” se ka lënë zyrën dhe ka vrapuar për të ofruar ndihmë, madje ai ka rrëfyer edhe fjalët e njërit prej të plagosurve, i cili rënkonte dhe thoshte “ç’ka ndodhur, ç’ka ndodhur…”

“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurrë nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejtpërdrejtë këtu”, shprehet Kondi.

Bes Kondi ka lindur në Tiranë, dhe ka emigruar në Kanada së bashku me familjen kur ishte vetëm 14 vjeç. Prej dy vitesh ai punon si menaxher pranë Kompanisë DEL Property Management.

s.a/dita

April 24, 2018 17:58
Komento

7 Komente

  1. me mire hiqni dore, nga perndritja e..."figures " se "shqiptarit" April 24, 18:11

    po mire, shume mire . keq shum’ keq, shqiptari tjeter, ne itali, qe theri italianin, qe donte t’i ndante .

    Reply to this comment
  2. katarakti April 24, 18:45

    Te lumte Bes Kondi. Pergezime edhe familjes tende qe ka rritur dhe edukuar nje djale si ty. Sa kemi nevoje per lajme te tilla pozitive. Se na mbyten lajmet me “bemat” mafioze te krimineleve shqiptare.

    Reply to this comment
  3. fteri April 24, 19:07

    I uroi shëndet dhe jetë të gjatë mësuest tonë Guri Naimit -Toronto ,Kanada ,por dhe të gjithë shqipëtarve atje,dhe mos pafshin më tmerr me sy ,në situata të tilla gjakëderdhje.

    Reply to this comment
  4. A April 24, 20:53

    E pershendes veprimin e BES KONDIT shqiptari nga Tirana qe jeton, banon dhe punon ne Toronto te Kanadase.
    Duhen edhe shembuj pozitiv si ne Shqiperi, Kanada, Evrope dhe kudo neper bote, sepse kujtojne se jemi vetem mafioz, hajdut, mashtrues dhe te korruptuar. Keto situata na erdhen nga politika shqiptare e ketyre 28 vjeteve qe kane degjeneruar gjithçka ne Shqiperi, sepse te tille kemi politikanet dhe qeveritaret te tipit EDI RAMA, SALI BERISHA, LULEZIM BASHA dhe FATOS NANO me kompani.

    Reply to this comment
  5. Alban Dega April 25, 04:41

    NDERI i KOMBIT DHE ….
    PLEHU I KOMBIT !

    Cdo shqiptar duhet te jete krenar per Bes Kondin!
    Do ishte ne nderin e Presidentit te Shqiperise ti jepte tiitullin Nderi i Kombit qe paraardhesi i tij us dha pa kursim terroristeve te nazifashizmit, te UDB-asheve te Beogradit dhe zervisteve te ASFALISE , ne shume raste kundrejt pagesave nga 5 000 – 50 000 dollareve te pinjolleve te tyre per sekseret dhe vete Bujar Perishanin, bythelepiresin me te pafytyre te Sali Zerve Karaxhicit !
    Ne vend tu hequr shtetesine dhe kombesine e tyre Shqiptare per terrorizes dhe krime kunder njerezimt!
    Bes Kondi – Nderi i Kombit!
    Bujar Nishani- plehu i Kombit

    Reply to this comment
  6. Alban Dega April 25, 04:44

    NDERI i KOMBIT DHE ….
    PLEHU I KOMBIT !

    Cdo shqiptar duhet te jete krenar per Bes Kondin!
    Do ishte ne nderin e Presidentit te Shqiperise ti jepte tiitullin Nderi i Kombit qe paraardhesi i tij us dha pa kursim terroristeve te nazifadhizmit, te UDB-asheve te Beogradit dhe zervusteve te ASFALISE , ne shume raste kundrejt pagesave nga 5 000 – 50 000 dollareve te pinjolleve te tyre per sekseret dhe vete Bujar Perishanin byrhelepiresin me te pafytyre te Sali Zerve Karaxhicit !
    Ne vend tu how’re shtetesine dhe kombedine e tyre Shqiptare per terrorized dhe krime kunder njerezor it!
    Bes Kondi – Nderi i Kombit!
    Bujar Nishan -pñehu i Kombit

    Reply to this comment
  7. T. Voda April 25, 07:03

    — Nje akt human , njerezor qe duhet pershendetur . E kam provuar nga afer se sa vlere ka dhenia ndihmes nje te asidentuari te pa njohr. , ne vecanti ne rruge.
    — Bes ..!! PERSHENDETJE E URIME NGA ME TE MIRAT. ..!!- Suksese e fat , JU DHE FAMILJES TUAJ. Mos e harro dhe vleresoje vendin e origjines .Sepse , ne kete rast eshte edhe nje nderim qe te behet ty dhe familjes nga vendi i i lindjes. Nga shoke , miq , te njohur e te pa njohur me pare.

    Edhe njehere Urime. – T. Voda -NY-USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*