Sulmi në kishë, Britania në alarm

July 27, 2016 10:20

Sulmi në kishë, Britania në alarm

Britania është alarmuar pas sulmeve të fundit që kanë goditur Europën dhe veçanërisht Francën. Terroristët e ISIS-it, të cilët i prenë fytin një prifti 84-vjeçar vetëm një ditë më parë në një kishë në Normandi të Francës, kanë rritur gjendjen e gatishmërisë në Britani.

Pak orë pas sulmit të fundit që goditi Francën, edhe Britania ka marrë kërcënime për sulme të ngjashme dhe vendit i është kërkuar që të rrisë sigurinë në kisha.

Sajtet terroriste postuan disa foto ku kërcënohej se në Londër do të kryheshin sulme të ngjash,e.

Por pavarësisht se shërbimet sekrete britanike kanë paralajmëruar sulme, ato nuk kanë dhënë detaje për natyrën e kërcënimeve që i kanosen komunitetit kristian në vend. Gjithsesi, shefat e policisë i kanë kërkuar komunitetit që të qëndrojë vigjilent, por jo i alarmuar.

July 27, 2016 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim