Sulmi në Manchester, Meta: Krim barbar, jemi përkrah Britanisë

May 23, 2017 11:52

Sulmi në Manchester, Meta: Krim barbar, jemi përkrah Britanisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i është bashkuar sot mesazheve ngushëlluese lidhur me sulmin terrorist në Manchester, që u mori jetën 22 personave dhe u plagosën 59 të tjerë.

Me anë të një mesazhi, Meta pohon se Shqipëria dhe shqiptarët mbështesin Britaninë.

MESAZHI I METËS
Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për sulmin e tmerrshëm në Manchester ku shumë të rinj humbën jetën në moshën e tyre më të bukur. Sulmi në Manchester është një krim barbar i cili nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për gjithë botën e qytetëruar.

Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe të gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre më të shtrenjtë e t’Ju siguroj se Shqipëria dhe shqiptarët qendrojnë pranë popullit tuaj në këtë cast të vështirë dhe përkrah gjithë botës së civilizuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Më lejoni mik i shtrenjtë të bashkoj lutjet e mia të sinqerta për viktimat e pafajshme që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Duke Ju përcjellë ndjenjat e miqësisë së sinqertë dhe solidaritetit të plotë.

Sinqerisht
Ilir META
Sh. T. Z. John BERCOW
Kryetar i Dhomës së Deputetëve
LONDON

May 23, 2017 11:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*