Sulmi në trenin Amsterdam-Paris, autori ka qenë edhe në Shqipëri

August 26, 2015 11:28

Sulmi në trenin Amsterdam-Paris, autori ka qenë edhe në Shqipëri

François Molins, prokurori francez që po heton ngjarjen në trenin Amsterdam-Paris, deklaroi se personi i armatosur kishte qëllime terroriste dhe se kishte qenë edhe në Shqipëri, në qershor të vitit 2014.

Molins ka hedhur poshtë pretendimet e marokenit Ayoub el Khazzani, i cili ka deklaruar se kishte për qëllim vetëm të kryente një vjedhje dhe e gjithë kjo nuk ka të bëjë aspak me terrorizëm.

“Në tren, Khazzani ka shikuar në Youtube video ku shfaqet një person që u bën thirrje besimtarëve myslimanë për të marrë armët në dorë dhe për të luftuar në emër të Profetit Muhammed”, u shpreh Molins në konferencë.

Sipas prokurorit, marokeni kishte blerë një biletë të klasit të parë që kushton 150 euro, duke refuzuar të hipte në një tren të mëparshëm, përkundër faktit se ishte edhe më i lirë. Sipas tij, kjo tregon se gjithçka ishte e planifikuar.

Molins deklaroi se 25-vjeçari ka shpenzuar 5 deri në 7 muaj duke qëndruar në afërsi të Parisit në fillim të vitit 2014, para se të kalonte një periudhë të shkurtër edhe në Bruksel, Këln dhe Vjenë.

Prokurori u shpreh gjithashtu se Khazzani shkoi në Stamboll nga Berlini më 10 maj, por kishte udhëtuar edhe nga Antakya për në Shqipëri më 4 qershor, pa specifikuar qartë se sa ditë ka qëndruar ai në vendin tonë apo për çfarë qëllimesh ka qenë.

August 26, 2015 11:28
Komento

2 Komente

  1. mirditori August 26, 15:47

    sigurisht, Shqiperia ka 25 vjet qe eshte Han pa porta fare.
    Dikur thoshin se edhe Binladeni kishte qene ne Shkoder, ne kohen kur president ishe shoku Sali.

    Reply to this comment
  2. Dardhari August 27, 03:47

    Mos ma prekni Saliun se i mbetet qefi Lulkes dhe Zhozit .
    Saliu SI hapi dyert e shtepise se tij ashtu beri edhe me Shqiperin qe mallkuar qofte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*