Sulmi në zemër gjatë seksit, 4 herë më shumë vdekjeprurës

September 1, 2017 10:19

Sulmi në zemër gjatë seksit, 4 herë më shumë vdekjeprurës

Burrat janë katër herë më të prirur që të vdesin nga sulmi në zemër nëse kjo ndodh gjatë marrëdhënieve seksuale.

Hulumtuesit kanë zbuluar që vetëm një në tetë viktima kanë mbijetuar nëse kanë pësuar sulm në zemër gjatë seksit krahasuar me gjysmën e viktimave të tjera të cilat ishin rikuperuar.

Dr. Ardalan Sharifzadehgan nga spitali European Georges Pompdiou në Paris të Francës, i cili prezantoi këto gjetje, vlerësoi 3 mijë e 28 raste te personave që kishin pasur sulm në zemër.

Nga këta, 246 kishin qenë duke bërë aktivitete fizike kur zemra e tyre kishte ndalur, 17 prej të cilëve kishin qenë duke bërë seks.

Ata thanë se arsyeja pse ndodh kjo është sepse partnerët vonohen ne thirrjen e urgjencës. Keshtu me çdo minute qe kalon gjasat për të shpëtuar reduktohen në 10%.

“Partnerët janë të shokuar, nuk dinë si të reagojnë”, thote Dr. Sharifzadehgan.

“Burri është i zhveshur, ajo është e zhveshur, ndoshta janë të frikësuar që te therrasin fqinjët”, përfundon ai.

September 1, 2017 10:19
Komento

1 Koment

  1. bum bum September 1, 14:06

    More ti hekurkthyes. Nuk perkthehet sulm por pushim zemre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*