Sulmi terrorist në Paris, Rama ngushëllon homologun francez

January 7, 2015 20:59

Sulmi terrorist në Paris, Rama ngushëllon homologun francez

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij francez, Manuel Valls lidhur me aktin e rëndë terrorist që ndodhi në  gazetën franceze “Charlie Hebdo”.

Shefi i qeverisë shkruan se shqiptarët po e përjetojnë me dhimbje dhe me revoltë të patregueshme ndodhinë në zemrën e qytetërimit europian të lirive e të drejtave të njeriut.

“Jam i bindur se megjithatë, askush nuk mund ta përjetojë dhimbjen për plagën e hapur sot siç e përjetojnë vetë francezët, prandaj lejomëni, i nderuar Kryeministër, t’Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të ndjerë të Shqipërisë ndaj Francës. Kjo është një plagë e hapur barbarisht për të tmerruar Francën, Europën, popujt e lirë të botës sonë demokratike dhe për të na imponuar braktisjen e pamundur të vlerave të kësaj bote që Franca aq solemnisht i mishëron”, thekson Rama duke shtuar se goditja barbare e një monumenti të gjallë të moralit të lirisë si Charlie Hebdo dhe marrja e jetëve të pafajshme të gazetarëve të talentuar të një gazete të mirënjohur franceze, do rrisë vetëdijen e të gjithë popujve tanë për pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që qytetërimi ynë përfaqëson.

“Do të rrisë frymën e lirisë e të vëllazërimit mes të gjithë popujve të botës demokratike. Do të rrisë përpjekjen e përbashkët dhe pa asnjë iluzion të të gjithëve ne kundër errësirës terroriste, në këtë përballje të egër ku edhe Shqipëria e vëllazërisë fetare dhe e përkatësisë pa asnjë ekuivok në krahun e duhur të historisë, do të vazhdojë të luajë vendosmërisht rolin e saj”, vijon më tej letra.

 Letra e plotë:

Tiranë, 7 janar 2015

Fort i dashur Manuel Valls,

Shqiptarët po e përjetojnë me dhimbje dhe me revoltë të patregueshme ndodhinë e sotme në zemrën e qytetërimit europian të lirive e të drejtave të njeriut. Jam i bindur se megjithatë, askush nuk mund ta perjetoje dhimbjen për plagën e hapur sot siç e përjetojnë vetë francezët, prandaj lejomëni, i nderuar Kryeministër, t’Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të ndjerë të Shqipërisë ndaj Francës.

Kjo është një plagë e hapur barbarisht për të tmerruar Francën, Europën, popujt e lirë të botës sonë demokratike dhe për të na imponuar braktisjen e pamundur të vlerave të kësaj bote që Franca aq solemnisht i mishëron.

Por jam i sigurtë se goditja barbare e një monumenti të gjallë të moralit të lirisë si Charlie Hebdo dhe marrja e jetëve të pafajshme të gazetarëve të talentuar të një gazete të mirënjohur franceze, do rrisë vetëdijen e të gjithë popujve tanë për pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që qytetërimi ynë përfaqëson. Do të rrisë frymën e lirisë e të vëllazërimit mes të gjithë popujve të botës demokratike. Do të rrisë përpjekjen e përbashkët dhe pa asnjë iluzion të të gjithëve ne kundër errësirës terroriste, në këtë përballje të egër ku edhe Shqipëria e vëllazërisë fetare dhe e përkatësisë pa asnjë ekuivok në krahun e duhur të historisë, do të vazhdojë të luajë vendosmërisht rolin e saj.

Duke Ju uruar që të gjeni forcën e jashtëzakoshme për ta përballuar sfidën kolosale ku e sotmja e ka vënë Francën dhe Ju personalisht, si kreu i qeverisë së saj, lejomëni Zoti Kryeministër, që bashkë me ngushëllimet e mia, t’Ju përcjell edhe ndjenjën e miqësisë më të sinqertë.

I juaji gjithmonë

Edi Rama

 

 

January 7, 2015 20:59
Komento

4 Komente

  1. Tartufi January 7, 22:40

    Une nuk do te besoja kurre,qe nje musliman apo kristjan i ndershem te beje terorizma te
    tilla.Mire eshte qe ne shqiptaret te ngushllojme viktimat,por ne shqiptaret me shume duhet
    te mesojme kush qendron pas ketyre teroristeve???? Te mundohemi te mesojme,mos
    jane vet francezet,anglezet,apo amerikanet,apo izraelitet,qe qendrojne nat dhe dyte pas
    shum grupeve muslimane per detyrat e tyre???? Teroristet jane ata qe shkelin me tanke topa dhe trupa popujt e tjere,jo popujt qe luftojne per tu cliruar nga teroristet.
    Terorizmi bhet nga ata qe duan shkaqe per te leshuar tanket dhe topat?

    Reply to this comment
  2. Zogist nga shen naumi January 7, 23:47

    Nuk po u besoje Syve ?

    Tartufi

    nuk u besoka Patriceve ?

    Por u beson Plebejve ?

    Reply to this comment
    • Tartufi January 8, 00:10

      O zogist hajvani ,ketu nuk eshte fjala per patricet dhe plebejte,ketu eshte fjala
      per teroristet ,viktimat,dhe mashtruset e kesaj bote?
      Ne mes se turmes se patriceve ,nje pjese jane plebej. Ne mes se turmes se
      plebejve ,nje pjese jane patrice.Por ti o hajvani zogist nuk je krijese te dalloshe
      kush jane keta>

      Reply to this comment
  3. Arben January 8, 06:27

    PARA DISA MUAJSH U VRANE 7,000 FEMIJE GRA E BURRA TE PAFAJSHEM PALESTINEZE PER NJE PERIUDHE 40 DITORE, SI TE ISHIN DELE E JO NJEREZ.

    QEVERIKARET TANE U STRUKEN NE ZHGUALLIN E TYRE DHE QESHNIN NEN ZE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*