Sulmohen faqet e AMA dhe AKEP, hakerat: Nuk kanë të drejtë të ndalojnë lirinë e fjalës

December 18, 2019 17:30

Sulmohen faqet e AMA dhe AKEP, hakerat: Nuk kanë të drejtë të ndalojnë lirinë e fjalës

Faqet në internet të Autoritetit të Mediave AudioVizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) janë sulmuar nga grupi i hakerave shqiptarë, Anonymous Albania.

AMA dhe AKEP janë dy strukturat që marrin fuqi të reja mbi median online, me miratimin e pritshëm të paketës anti-shpifje, por shoqatat e gazetarëve e konsiderojnë këtë veprim si sulm ndaj medias dhe përpjekje të Qeverisë për ta kontrolluar atë.

Në reagimin e Anonymous Albania theksohet se këto dy organe nuk mund të ndalojnë lirinë e fjalës në Shqipëri.

“Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe t’i gjobisë ato. Por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokojë faqet online në internet apo edhe t’i gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik! Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën Qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri”, thuhet në reagim.

o.j/dita

December 18, 2019 17:30
Komento

5 Komente

  1. Lili December 18, 18:03

    Bravo!

    Reply to this comment
  2. mendohu dhe nje here December 18, 18:57

    Kush jane ata qe deklarojne “NE” ?! Dhe kush e percakton te drejten?! Apo vetegjuqesi! Prokuroria duhet te filloje punen me ket direkt.

    Reply to this comment
  3. Genti December 19, 06:27

    Mire do ishte ti fshihej llogaria Tweeter, Facebook dhe Instagram psikopatit te Surrelit, si sinonim i shpifjes e propagandes.

    Reply to this comment
  4. Lili December 19, 07:34

    Po ama kush i ka lexuar ato faqe?! Askkush!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim