Sulmohet gjatë fjalimit ambasadori amerikan në Serbi

February 2, 2018 19:26

Sulmohet gjatë fjalimit ambasadori amerikan në Serbi

Ligjërata e sotme e ambasadorit të SHBA në Serbi Kyle Scott në Universitetin e Nishit është shoqëruar me një skandal.

Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriu “Clamp” Dragan Krstiq nga ballkoni ka gjuajtur pamflete dhe ka bërtitur “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”, transmeton Insajderi.com.

Nëpër pamflete të cilat Krstiq i kishte gjuajtur ishte fotografia e kryetarit rus Vladimir Putin dhe shkrimi “Duam bazat ruse”, “Jo – diktaturës, censurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.

Sigurimi e ka larguar Krstiqin nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar atë pasi ka qëndruar para ndërtesës së Universitetit.

Ambasadori Scott në ligjëratën e vet ka vlerësuar se janë të pavërteta mitet mbi Amerikën të cilat i paraqesin tabloidet në Serbi, ato janë shpeshtuar aq shumë sa që populli serb po iu beson atyre.

“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish.

Ligjëratën e kishte organizuar Klubi serbo-amerikane për miqësi dhe bashkëpunim. e.k/dita

February 2, 2018 19:26
Komento

1 Koment

  1. Arber Iliri February 2, 20:08

    Serbet e ruset nuk kane nevoje ti ushqesh me antiamerikanizem e kane ne ADN antiamerikanizmin.Materialet antiamerikane qe botojne i kane se jane shprehje e asaj qe mendojne realisht.
    Amerikanet duhet ta kuptojne se sado te perpiqen sllavet e veriut dhe te jugut nuk e duan ameriken e quajne armikun e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin