Sulmohet me mjete prerëse polici në Elbasan

July 2, 2018 10:59

Sulmohet me mjete prerëse polici në Elbasan

Një efektiv policie  është plagosur gjatë detyrës së tij teksa ka shkuar të arrestojë autorin e një vjedhjeje.

Polici bashkë me një tjetër koleg kishte shkuar të arrestonte autorin, i identifikuar si Nerfan Halimllari, kur ky i fundit i ka sulmuar me gërshërë.

Mësohet se autori i sulmit ndaj policëve një person, i komunitetit rom ka kërcënuar dhe i ka marrë një shumë parash pronarit të një dyqani.

Pronari Ardian Kuka ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në banesën e autorit për ta arrestuar.

Në banesë i janë gjetur edhe paratë e grabitura. Por autori i vjedhjes është përgjigjur me dhunë. Ai ka marrë një palë gërshërë dhe ka qëlluar mbi efektivët të policisë, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të lehta.

Më pas autori është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.

l.h/ dita

July 2, 2018 10:59
Komento

1 Koment

  1. MH July 2, 16:28

    Ne paraburgim.Te kalbet ne burg perjetesisht.Qelbaniku.Polici ne kuptimin e mirefillte te emrit POLICE asht njeriu kryesor per mbajtjen e qetesise e te rendit normal te shoqerise.I sherben interresit pozitiv te gjithe shoqerise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*