Sulmohet me thikë trajneri i Vllaznisë

February 22, 2018 17:52

Sulmohet me thikë trajneri i Vllaznisë

Një person ka tentuar që të sulmojë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka. Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive Reshit Rusi në Shkodër në fund të stërvitjes.

Një shtetas me kapuç në kokë i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmojë, dyshohet se me thikë.

Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i është shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar.

Policia është njoftuar menjëherë.

Tre shtetas në afërsi të stadiumit Loro Boriçi janë shoqëruar në polici pasi dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ky është rasti dytë, pasi edhe një herë tjetër ka pasur tentativë për të sulmuar teknikun Gjoka.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

o.j/dita

February 22, 2018 17:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*