Sulmoi FBI, hackeri britanik rrezikon 99 vjet burg në SHBA

September 17, 2016 12:37

Sulmoi FBI, hackeri britanik rrezikon 99 vjet burg në SHBA

Një britanik i dyshuar si superhacker pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me një gjykim pas të cilit ai mund të dënohet me 99 vjet burg, pas vendimit të marrë sot nga një gjykatë britanike.

Lauri Love, 31 vjeç, dyshohet se ka hacker-uar një sasi të madhe të dhënash të agjencive amerikane përfshi Federal Reserve, Nasa dhe FBI gjatë viteve 2012-2013.

Gjykatësja britanike Nina Tempia ra dakord sot me autoritetet amerikane dhe vendosi se 31-vjeçari duhet të përballet me një gjykim për vjedhje kibernetike në Amerikë.

Z. Love, i cili do t’i drejtohet për rekurs Gjykatës së Lartë, u shpreh pas vendimit të sotëm: “Në rast se keni ardhur për drejtësinë, e humbët shansin”, raporton Mapo.

Babai i tij Reverendi Alexander Love shtoi: ‘Nuk është e drejtë që një djalosh me probleme të shëndetit mendor të çohet larg kujdesit të familjes së tij në SHBA. Është gabim. Besimi ynë nuk është te sistemi ligjor, por te Zoti”.

Rasti i tij është “thuajse i njëjtë” me atë të kolegut të tij hacker Gary McKinnon, ekstradimi i të cilit u bllokua nga Sekretarja e Brendshme e atëhershme Theresa May më 2012-n.

September 17, 2016 12:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim