Supë me hudhra dhe qepë për forcimin e imuniteti

September 14, 2018 10:59

Supë me hudhra dhe qepë për forcimin e imuniteti

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit.

Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme.

Një ushqim i mirë është thelbësor për të rritur sistemin mbrojtës të trupit dhe kjo recetë përdoret më shumë për të lehtësuar simptomat e gripit.

Përbërësit

3 qepë

1 karotë

2 thelpinj hudhër

1 rrepë të bardhë

570 ml lëng supe

2 luge vaj ulliri dhe kripë e piper

Përgatitja: I prisni qepë, karotat, dhe rrepën e bardhë dhe shtypini hudhrat. I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të ziejë për 20 minuta, dhe shtoni kripën dhe piperin.

a.s/dita

September 14, 2018 10:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*