Emigrim ilegal drejt SHBA-Kanada, 39 të arrestuar (mes tyre, policë e zyrtarë)

March 17, 2018 10:36

Emigrim ilegal drejt SHBA-Kanada, 39 të arrestuar (mes tyre, policë e zyrtarë)

Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 39 persona në disa qytete të vendit, të cilët ishin përfshirë në trafik emigrantësh nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë duke dhënë viza dhe pasaporta false.

Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë.

Sipas mediave, mes të ndaluarve mësohet se ka dhe zyrtarë dhe punonjës policie.

Banda kriminale dërgonte emigrantë në SHBA dhe Kanada kundrejt vlerave të ndryshme monetare. Hetimet për bandën kishin nisur disa muaj më parë, ndërsa mbrëmë u finalizua.

Pak ditë më parë në Fier u godit një tjetër grup kriminal me 16 persona, që falsifikonin pasaporta për në Angli.

 

o.j/dita

March 17, 2018 10:36
Komento

4 Komente

  1. LORA March 17, 12:13

    Lajm shpresedhenes ,per drejtesi ne shtetin e shqiptareve.

    Reply to this comment
  2. Pellazgos March 17, 14:10

    Lora,drejtesi eshte qe Amerika apo Canadaja te zboje ata qe kane hyre te fallsifikuar dhe kane genjyer shtetin atje.Por kam mendimin qe dikush nga keta te fallsifikuarit perdoren nga CIA apo FBI.
    Ndryshe nuk mund te shpjegohen mijera emigrante mashtrues dhe te tjere qe kane me vite qe punojne dhe paguajne taksa zbohen apo nuk marrin dokumente per vite te tera.
    Keta mashtrues detyrohen te bejne cfare i thone ata vetem mos ti zbojne si familje apo edhe vete dhe o dergojne ne vende te ndryshme per “sherbime” demokratike

    Reply to this comment
    • Genti March 17, 16:41

      Ja edhe agjenti grek “pellazgos” e futi pak ndjenjen anti-amerikane dhe teorite e konspiracionit, ndersa ne artikuj te tjere shpall qarte ndjenjat pro-ruse.

      Jeni bere shume te parashikueshem, o pellazgos. Keshtu eshte kur ja lejne punet gjeopolitike katundareve te Himares. Ka rene pak buxheti grek, ee?

      Reply to this comment
  3. Pellazgos March 17, 18:00

    Zoti Genti,jam thjesht fhe qarte Greke as filo amerikane as filorus.
    Ata jane Filo Helene,se cdo gje qe nga gjuha e Perendive,Mithollogji,Theatros,Lojera per Zotat te ashtuquajtura Olimpiaqes Agones,Alfa Beta,Mathimatiqi,Filosofi,Astronomi,Shkence,Mjekkesi, Arkitekture me nje fjale cdo gje eshte mbeshtetur ne Civilizomin Greke,Epirotas,Ilyre,Maqedoni d.m.th Pellazgia.
    Kurse ty zoti Genti jeton ne nhe vend me Civilizim Helene per shume shekujsh qe nga Apollonia,Buthrotos,Epidamnos,Antigonea etj.
    Nuk kam aresye te jem simpatizant se kush eshte i forte por kush eshte i ditur dhe i drejte,po ty kaq kupton.
    Nje Greke dhe Epirotas jo turkoalbanos,nuk ka zili asnje,eshte nder i Madh te mendosh,luftosh,te nderosh identitetin Greke edhe pse e luftojne te gjithe se eshte e paarritshme,eshte thjesht Dielli per njerezit,prandaj e kane Zili.
    Greke nuk eshte Ai qe ka lindur ne shtetin Gteke,por Ai qe ka Elliniqi Paedia,”shqip” kulture Helene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*