Super – “shpërblimi”

January 14, 2016 13:51

Super – “shpërblimi”

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Sot mora “shpërblimin” e fundvitit. Vetëm 2000 lekë. U premtua për 3000 lekë. Po kaq edhe bashkëshortja. E “mbajtët” fjalën si “burrat”, o bura! Ishte një Cani në një fshat në rrëzë të malit Tomorr që kontrollonte kuzhinieren se si u shërbente mjekëve, mësuesve, agronomëve etj. Nuk i pëlqeu garuzhdja që kishte blerë furnitori. Dëgjuam t’i thoshte kuzhinieres: Nesër do të sjellim një garuzhde më të vogël. Çmimi do të jetë po ai. Të shkretët kuadro! Mbetëm në duart e “mendjendriturit” Cani. Në pjata kishim më pak ushqim. Edhe Cani i qeverisë na e zvogëloi “garuzhden” e shpërblimit ne kryefamiljarëve. Gjithë jetën kemi kontribuar në sigurimet shoqërore. Pse nuk u morën në konsideratë edhe pensionistët e ditëlindjes 1941-1949? Apo thellonim më shumë gropën e buxhetit? Nejse, ti o kryeqeveritar dhe ti Cani kënaqeni që ne mbijetojmë, po themi, me një mirëqenie minimale. “Sa mirë e mbajtët premtimin!” Gazeta “DITA”, je e vërteta. Respekte! Sh., Kuçovë.

January 14, 2016 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*