Superbuxheti ushtarak në SHBA, 700 miliardë USD

December 13, 2017 09:53

Superbuxheti ushtarak në SHBA, 700 miliardë USD

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të martën një akt autorizimi për financimin e 700 miliardë dollarëve për mbrojtjen kombëtare.

Numri një i SHBA-së theksoi në ceremoninë e nënshkrimit se projekt-ligji do të forcojë mbrojtjen ushtarake të vendit nëpërmjet ngritjes së nivelit të modernizmit dhe ofrimit të pajisjeve luftarake.

Sipas aktit, gjatë vitit financiar 2018, ShBA-ja do të shpenzojë afro 700 miliardë dollarë amerikanë, 634 miliardë ndër të cilët do të përdoren për blerjen e armëve, paga dhe shpenzime të tjera bazë, ndërsa 66 miliardë të tjera për kryerjen e misioneve jashtë vendit. B

ëhet e ditur se do të rritet përmasa e forcës ushtarake dhe shkallëzimi i nivelit të pajisjeve luftarake.

Presidenti Trump përmendi edhe dy sulme terroriste që ndodhën ditët e fundit në Nju Jork, duke theksuar rëndësinë e aktit të sapo nënshkruar.

December 13, 2017 09:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*