Supergjobat për rripin e sigurimit, sanksionet shtyhen edhe 5 ditë

September 5, 2016 15:33

Supergjobat për rripin e sigurimit, sanksionet shtyhen edhe 5 ditë

Do të hyjnë në fuqi më datë 10 shtator gjobat e reja për mosmbajtjen e rripit të sigurimit në makina, që ishin parashikuar të zbatoheshin nga dita e sotme.

Kodi i ri detyron vendosjen e rripit edhe nga pasagjerët dhe gjoba e parashikuar në rast të shkeljes edhe deri në 15 mijë lekë.

“Për të gjitha automjetet e prodhuara pas vitit 1990, janë të detyruar si pasagjerët para edhe ata në pjesën e prapme të mjetit të mbajnë rripin e sigurimit dhe sistemet e fiksimit”, deklaron Taulant Gjoka, shef i Trafikut në Tiranë.

Në rast se ky detyrim i parashikuar në Kodin Rrugor nuk përmbushet pas 10 shtatorit, drejtuesit e mjeteve do të ndeshkohen me gjobë, që me ndryshimet e fundit varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

Në fakt, policia kishte parashikuar që aplikimi i këtyre gjobave të niste që këtë të hënë, por për shkak të disa ngjarjeve dhe vijimit të fushatës sensibilizuese është vendosur të shtyhet për 5 ditë.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor më 18 gusht, penalizohen rëndë me gjobë dhe heqje të patentës drejtuesit e mjeteve që nuk përdorin sistemet fiksuese për fëmijet.

“Nëse jeni drejtues mjeti dhe keni një fëmijë nën 4 vjeç, atëherë duhet të mbahet në sediljen e pasme me sistem fiksimi. Nëse është mbi 4 vjeç mund të rrijë pas vetëm me rrip sigurimi. Por nëse për arsye të ndryshme drejtuesi e do fëmijën në vendin përpara, kategoria nga 4 deri në 12 vjeç duhet të jetë me sistem fiksimi, kur bëhet fjalë për sediljet përpara”, sqaron Gjoka.

Nga vendosja e detyrueshme e rripit të sigurimit përjashtohen mjetet e transportit publik që lëvizin në zonat urbane dhe ku lejohet qëndrimi i udhëtarëve edhe në këmbë.

September 5, 2016 15:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*