Superiorja nis me Kukësi-Skënderbeu

December 6, 2018 14:33

Superiorja nis me Kukësi-Skënderbeu

Java e 16 e Kategorisë Superiore hapet me supersfidën mes Kukësit dhe Skënderbeut, skuadrat që kanë fituat titullin kampion të vendit në dy sezonet e fundit.

Skuadra verilindore e humbi ndeshjen e fazës së parë ndaj korçarëve, ndaj për trajnerin Armando Cungu, tashmë ka ardhur koha që skuadra e tij të marrë revanshin, e të marrë 3 pikët në këtë përballje.

Trajneri Cungu vuri në dukje problemet që ka pasur skuadra e tij gjatë këtij sezoni me dëmtimet e futbollistëve, por që sipas tij nuk përbën një justifikim.

Sfida mes Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet në stadiumin e Kamzës, ditën e premte, ndërkohë që të shtunën do të luhen sfidat Tirana-Kastrioti dhe Teuta-Partizani.

Java e 16 e Kategorisë Superiore do të mbyllet të dielën, me ndeshjet Kamza-Luftëtari e Flamurtari-Laçi.

o.j/dita

December 6, 2018 14:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*