Superiorja rrezikon të luhet pa tifozë, 52 stadiume nuk kanë kushte sigurie

August 24, 2018 15:39

Superiorja rrezikon të luhet pa tifozë, 52 stadiume nuk kanë kushte sigurie

 

Ngjarja e rëndë e javës së parë të kampionatit, ku tifozeritë e dy skuadrave, Skënderbeut dhe Partizanit, u përleshën brenda në stadium ka vënë në lëvizje të gjitha organizmat për të kërkuar siguri maksimale për vazhdimësinë e kampionatit.

Komisioni i Disiplinës, i mbledhur në mesjavë, la pa tifozë për ato ngjarje Skënderbeun dhe Partizanin, respektivisht për 5 dhe 4 ndeshje.

Megjithatë, për të zhvilluar ndeshje pa tifozë po rrezikon e gjithë Kategoria Superiore.

Pas raportit të policisë, ku nga 61 impiante sportive rezulton që vetëm 9 prej tyre përmbushnin kushtet e sigurisë, edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjitha klubet që të marrin masat.

Klubeve u kërkohet që të restaurojnë rrethimet e stadiumeve apo përforcime, e shoqëruar kjo me një certifikatë sigurie nga një inxhinier i certifikuar për të tilla ndërhyrje.

Një instalim kamerash në pikat hyrëse e dalëse dhe largimin e inerteve në zonat përreth stadiumit. Në rast të kundërt, asnjë skuadër nuk do të luajë ndeshje me tifozë.

Skuadra e parë që dështoi këtë kërkesë është Skënderbeu, stadiumi i të cilit është ndëshkuar jo vetëm për arsye disiplinore, por edhe për mosplotësim kushtesh.

a.s/dita

August 24, 2018 15:39
Komento

2 Komente

  1. Paci August 24, 16:52

    Superiore me super mashtruesa ne krye .Pa tifoze pa besueshmeri me Skenderbeun qe duhej te hidhej ne katg..e trete mbas denimeve te UEFAS s .Turpi i botes perseri kerkon kampionatin e mashtrimit te baba Dukes .

    Reply to this comment
  2. info analitike August 25, 13:06

    keq e paska pune braceziu, ai konia qe nuk pushon se lehuri kur Partizani zhdepet ne gola.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*