Superliga luhet normalisht, shtyhen Kategoritë e tjera

December 1, 2017 14:16

Superliga luhet normalisht, shtyhen Kategoritë e tjera

Pas situatës së rënduar të motit në të gjithë vendin dhe lajmet e fundit në media për shtyrjen e kampionateve në këtë fundjavë “FSHF” ka bërë lajmërimin zyrtar.

Institucioni drejtuesi futbollit në vendin tonë lajmëron se Superliga nuk do të shtyhet dhe ndeshjet do të luhen ashtu siç janë përcaktuar më parë.

Ndërsa të gjithë Kategroitë e tjera për shkak të infrstrukturës së dobët janë shtyrë për një datë tjetër.

Postimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit, pas rakordimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me klubet vendosi që, ndeshjet e kësaj jave (Java e 13-të), të Kategorisë Superiore të luhen normalisht këtë fundjavë, sipas kalendarit të shpallur, përveç ndeshjes Luftëtari-Flamurtari e cila është spostuar për tu luajtur ditën e hënë datë 4 dhjetor, pasi fusha e stadiumit të Gjirokastrës nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjes. Ky vendim erdhi si rrjedhojë e ngjeshjes së kalendarit të Kategorisë Superiore, rakordimit absolut me klubet dhe me kushtet aktuale optimale që garantojnë impiantet e skuadrave të Superiores. Ndërkaq, të gjitha kampionatet e tjera duke patur infrastrukturën e cila në kushte atmosferike të rënduara nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjeve janë shtyre për javën e ardhëshme.

December 1, 2017 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*