Superoperacion antidrogë në Lezhë, sekuestrohen 335 kg marijuanë

October 11, 2017 10:50

Superoperacion antidrogë në Lezhë, sekuestrohen 335 kg marijuanë

Një superoperacion antidrogë është zhvilluar në fshatin Kolsh të Lezhës, ku janë sekuestruar 335 kg lëndë narkotike marijuanë në proçes tharjeje.

Në kuadër të aksionit është arrestuar kryetari i fshatit, si dhe dy të tjerë, ndërsa u shpall në kërkim edhe një person i dyshuar.

“Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor  për veprat  penale ” Moskallzim krimi” “Shpërdorim detyre”. Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhëna policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh”. Si rezultat ,  u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit :

Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri, Kolsh  në Lezhë

Agron Lushi, 32 vjeç, banues  fshatin Lalm i Ri, Kolsh  në Lezhë

Gjithashtu , si i dyshuar në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm, Kolsh  në Lezhë.

Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri, parashikuar nga nenet  248/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm, Kolsh  në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike marijuanë në proçes tharje  si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.  Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa.

 

 

October 11, 2017 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*