Surpriza e Igli Tares, një mesazh për vëllanë që e njihni të gjithë

February 8, 2018 20:29

Surpriza e Igli Tares, një mesazh për vëllanë që e njihni të gjithë

 

Auroni, Igli dhe Genti Tare ishin tre vëllezërit më të njohur të lagjes.

Qysh fëmijë, gjithmonë bashkë, luanin futboll e binin në sy të të gjithëve. Kështu i mbajnë mend të gjithë tre djemtë e Isa Tares.

Edhe pse sot jeta i ka ndarë në drejtime të ndryshme, secili i njohur dhe i suksesshëm në fushën e vet, nuk mundesh ta anashkalosh një moment kur ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare i dërgon një mesazh të vëllait.

Auron Tare, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ishte i ftuar sot në “Rudina” për të rrëfyer projektet e tij të reja profesionale, por gjithashtu edhe për të treguar marrëdhënien me vëllain, Igli Taren: “Jemi shumë të lidhur, edhe pse, për shkak të impenjimeve, nuk shihemi shumë shpesh” – thotë Auroni duke treguar edhe një episod që e bën më shumë krenar për një vëlla si Igli: “Para pak kohësh isha në Venecia. Kur më panë mbiemrin, më pyetën: “Ah, ti je vëllai i Igli Tares? Po, – i thashë dhe po mendoja ‘Lacio, Venecia’. Po pastaj më kërkuan nëse mund të bënin një foto me mua (si vëllai i Igli Tares). E kuptoni sa i rëndësishëm është Igli?“ – tha Auroni me të qeshur.

Por nuk mbaroi me kaq. Edhe Igli kishte një mesazh për Auronin nga Italia.

I keqardhur edhe ai për distancën që puna dhe jeta u ka krijuar, Igla tha se ai e ndjek me shumë interes aktivitetin e të vëllait dhe është gjithashtu shumë krenar për të: “Vijmë nga dy botë të ndryshme. Auroni ka ndjekur turizëm dhe arkeologji, por na lidh dashuria për njëri-tjetrin. Jam krenar të jem vëllai i tij, edhe pse largësia bën të vetën. E kam ndjekur me shumë vëmendje atë çka arrin nga ana profesionale dhe i uroj që të shkojë gjithmonë e më lart sepse e bën me shumë pasion dhe shumë dëshirë. Pa dyshim, do të ketë sukses në atë që bën”, tha Igli për Auronin.

Vëllai i tretë i Iglit dhe i Auronit, Genti Tare, është gjithashtu i suksesshëm në fushën e diplomacisë.

Rudina tha se ajo dhe Genti kanë qenë në klasa paralele në shkollën e mesme, por ajo nuk ia kishte mësuar kurrë emrin e vërtetë.

Gjithmonë i thërrisnin ‘Kuqi’. “Ashtu e njihnin të gjithë”, shtoi Auroni. Me siguri për shkak të tipareve identifikuese.

a.s/dita

February 8, 2018 20:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*