Surprizon deputeti kosovar, kërkon Kanunin brenda Kodit Penal

June 5, 2018 18:37

Surprizon deputeti kosovar, kërkon Kanunin brenda Kodit Penal

Deputeti kosovar i lëvizjes “Vetëvendosje”, Adem Mikullovci ka deklaruar sot se në Kodin Penal duhet të futet edhe Kanuni.

Mikullovci e ka argumentuar qëndrimin e tij, duke u shprehur se Kodit Penal duhet t’i vijë “erë” shqip.

“Nuk më pëlqeu fort, se nuk po i vjen erë shqip këtij projekt-kodi. Mendoj se do u ishte dashur të mbështeten ata ekspertët tuaj pak edhe në Kanun, edhe në traditën e pleqve. Pleqëria jonë ka zgjidhur konflikte që nuk ka ditur asnjë jurist t’i zgjidhë. Posaçërisht u ndala në dhunën në familje. Ky ligj nuk mund të aplikohet si në Angli, Amerikë e tjera vende. Ne jemi tjetër dhe duhet t’iu tregojmë që jemi tjetër”, ka thënë Mikullovci.

Ai mori përsipër të sillte edhe një shembull, si për të ritheksuar mendimin e tij.

“Të marr një shembull sipas këtij ligji. Nëse gruaja e padit burrin e burri shkon dy vjet në burg, e kur të kthehet prej burgu a e pret ajo grua në shtëpi, tregomëni? Mandej, le të flasin ata çka të duan, por pa e rrahur fëmijën, fëmija nuk bëhet ‘terbije’, kot më tregoni ju mua dhunën në familje. Mendoj që tepër po mundohemi të bëhemi anglez.”

s.a/dita

June 5, 2018 18:37
Komento

2 Komente

  1. Ateisti June 5, 20:40

    Idjote te tille , neve ne Shqiperi kemi krejt opoziten e sotme , me bajraktarin serb te Vicidolit ne krye . Kosova qenka shume perpara nesh , se vetem nje te tille paska 1

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 6, 09:45

    pas “kanunit” mos do të ishte mirë ti hapnim vënd dhe për gurëzimin e sharies??
    sepse pa e myt grunë që të tradhëton,nuk munesh me e qujt veten bur!
    hy idiotë të trashë që ju japin votat për të drejtuar shtet!hyyyy,mesjetarë që kërkoni të quheni europë!
    ky kod që kërkon ti”Kodit Penal duhet t’i vijë “erë” shqip.”,nuk ka të bëjë me shqiptarin,por ka të bëjë me trurin tënd të pjerdhur,dhe me albin kurtin që gjithnjë e më shumë po e tregon se po paguhet nga xhepat e sulltan salepit!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim