“Survejimi” i Bashës, Policia: Spekulim për qëllime të mbrapshta

June 1, 2018 13:07

“Survejimi” i Bashës, Policia: Spekulim për qëllime të mbrapshta

 

Policia e Shtetit ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin se është duke mbajtur në survejim Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Policia e cilëson lajmin e gazetës “Panorama” si një spekulim për qëllime të mbrapshta.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Përgënjeshtrim rreth lajmit se familja Basha mbahet nën survejim – përmbajtja e shkrimit, një spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta

Lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Panorama”, të datës 1 qershor 2018, me titull “Hije skandali, Policia mban në survejim familjen Basha”, sqarojmë se:

Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore.

Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim  mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojmë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze.

Informimi i publikut rreth veprimtarisë së institucioneve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacionin lehtësisht në rrugë zyrtare.

Fakti që asnjë nga institucionet e përmendura nuk është kontaktuar nga media në fjalë, na krijon dyshimin se në këtë rast kemi të bëjmë me keqpërdorim flagrant të një gazete nga ana e politikës.

Me këtë rast theksojmë se z.Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës.

Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Duke vlerësuar rolin e medias, Policia e Shtetit është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo çështjeje me interes publik, në funksion të mirinformimit të qytetarëve.

a.s/dita

June 1, 2018 13:07
Komento

3 Komente

  1. Kush ankohet se pergjohet, te meret i pandehur.... June 1, 14:29

    Ej njerez ; keni vene re ??? Po na pergjojne (forcat e tjera, politike) . Qe nga koha e Niksonit, eshte nje “cudi” e dyfishte . 1. Forcat e tjera politike , jane kriminele ??? 2 . Forcat qe po pergjohen , po bejne plane kriminale, ne dem te kombit (apo te shtetit).??? Forcat politike, jane te ligjshme dhe votohen se jane per ligjeshmeri, njera me shume se tjetra . Kush force; pozite ose opozite, eshte penalizuar se vepron ne dem te shtetit ? Te tere te “paster” jane perball kombit . Me pare bje rrufeja ne hale se gjene gje ” forcat” politike (edhe pse duhen djegur ne zift te valuar) . Pra, ku qendron problemi ketu???

    Reply to this comment
  2. alphade June 1, 21:54

    Keta kodoshe te bandes mafioze pedeiste paskish te
    drejte te syrvejone,te fotografojne dhe incizojne cdo
    qytetar shqiptar,sic ishte rasti i Agron Xhafajt,ndersa
    policia shqiptare, sherbimi sekret shqiptar nuk paska
    te drejte te syrvejoje kreun e bandes mafioze qe kudo
    ne bote syrvejohet,incizohet,filmohet per mbrapshtise se
    tyre,sidomo Basha qe eshte i dyshuar me fakte e doku-menta te lidhjeve te tij me rusin duke marre rryshvete nga
    bosset ruse per qellime te mbrapshta lobingu. Le te pergjigjet nje here ky dallaverexhi qe nen “gunen” gjoja
    partiake po i shkakton kaq deme Shqioerise ashtu si ka-
    poja e tij, “Godfather-i” shqiptar,mafiozi dhe terroristi,
    Sali Vicidoli,agjent i regjur i UDB se Milloshevicit…….!
    Zgjudhja mbetet vetem nje: binomi Berisha- Basha te rra-
    sen ne burg dhe celsat te hidhen ne Oqeanin Atllantik.
    Tradhetaret me te medhenj te kombit shqiotar ..!!!

    Reply to this comment
  3. Kopshtari June 2, 05:24

    Boll kontrolluan Salulat popullin shqiptar. Bota vertitet. Eshte koha qe Salulat mbyllen pas hekurave, se zullumi i tyre nuk lahet kurr ndryshe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*