Survejimi i Lulit dhe Babalopartia

June 2, 2018 10:43

Survejimi i Lulit dhe Babalopartia

DITA-SHËNIM

Në mediat e njohura si më pranë opozitës, jo rastësisht dhe jo papritur u botua lajmi “skandal”, sipas të cilit Lulzim Basha dhe familja e tij janë vënë nën survejimin e Policisë së Shtetit, ditën dhe natën.

Nuk është dhënë rastësisht ky lajm, pasi, në të gjithë këto ditë, nga strukturat e shumta të Partisë Demokratike dhe ndonjë aleati të saj, janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen të gjitha përpjekjet, politike e agjitative që, Shqipëria të ketë të pamundur realizimin e fillimit të një ëndrre, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Edhe akti i djeshëm, krijimi i një incidenti politik, sicc është ky me përgjimin dhe survejimin e shefit të opozitës, është në të njëjtën vazhdë. Ndaj nuk është e rastësishme.

Nuk është e papritur, pasi, dështimi i skenarit të krijuar rreth tri javë më parë me një trafikant të njohur, të dënuar për këtë veprimtari dhe të njohur si Babale, megjithëse vuri në lëvizje gjithë kupolën politike e parlamentare të PD-së, përsëri rezultoi se ishte një inskenim i parapërgatitur dhe i qepur keq, aq keq, sa tegelat e kësaj qepjeje tani po bien të gjithë. Në përgatitjen e Babales së parë u futën në lojë disa nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, një gardë e re që ai po përpiqet të afrojë rreth vetes, nga të cilët, dy prej tyre kishin qenë ministra të Drejtësisë, dhe, i treti një njeri lehtësisht i shantazhueshëm dhe i gatshëm për të marrë përsipër çdo avari politike që mund të shfaqet në këtë rast.

Më shumë se sa një lajm gazetaresk, ky i fundit, i dhënë në një nga mediat e njohura, dukej sikur kishte ardhur direkt nga selia e PD-së dhe ka shumë arsye për ta besuar këtë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, që ishte i pritur nga PD-ja dhe Lulzim Basha, ky i fundit, ende pa iu drejtuar strukturave të shtetit, sidomos të specializuara, qoftë edhe për të përligjur veprimet e mëtejshme, lajmin e dhënë e bëri fakt të kryer dhe mblodhi “gardën” e tij politike. Pas kësaj, në strukturat përkatëse dërgoi dy të deleguar, që të dy përfaqësues të “vijës së ashpër” në PD, si për të përligjur forcën që do të përdorë më tej dhe që do të jetë paraqitja politike e Lulzim Bashës.

Tingëllon dhe është çdo gjë e njëjtë si më parë: Përsëri vihet në lëvizje një gazetar apo një media, përsëri asgjë konkrete, ndoshta veç paranojës që do i krijohet tash e tutje shefit të opozitës, gjithçka përmes një paraqitjeje politike, e vështirë për t’u perceptuar dhe më e vështirë për të qenë e besueshme.

I vetmi fakt që mundohet të paraqesë artikulli i cituar, por edhe vetë selia blu është se, ditët e fundit, sidomos pas paraqitjes së Babales, pranë zyrave të PD-së, por edhe pranë pallatit të Lulzim Bashës, janë vënë re njerëz të ndryshëm.

Policia e Shtetit nuk ka detyrën të të survejojë, por të të ruajë. Njëri ndër vendimet e para të qeverisë Rama ka qenë pikërisht ai për ngritjen e statusit të shefit të opozitës, të njëjtë me atë të anëtarit të qeverisë. Ai është nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, kujdesi ndaj tij është i njëjtë me kujdesin ndaj shefit të qeverisë dhe asgjë nuk e ka penguar e as mund ta pengojë në politik-bërjen dhe aktivitetin e tij.

Është krejt e kundërta e një periudhe të mëhershme, kur vetë shefi i ekzekutivit, Berisha, jo vetëm kërcënonte hapur shefin e opozitës së kohës, por paralajmëronte se do e vriste krejt hapur atë, dhe bile, do i mbante fjalimin më të bukur që ishte mbajtur ndonjëherë në përcjelljen e fundit të tij.

Është krejt ndryshe nga koha kur Shërbimi Ushtarak blinte pajisje të shtrenjta përgjimi dhe vendoste nën përgjimin e tij, jo vetëm njerëzit e spikatur të opozitës, por edhe diplomatët e huaj.

Krejt e kundërt me kohën kur Shërbimi Informativ Kombëtar përgjonte dhe përgatiste dosje të veçanta, të cilat pak më vonë ia dërgonte edhe tek shefi i qeverisë. E po ashtu, diametralisht e kundërt me SHIK-un e Gazidedes dhe Policinë e Shehut që vendosën nën përgjim gjithë Shqipërinë.

“Qepja” sugjestive se, pranë pallatit të Lulzim Bashës apo selisë së PD-së, janë parë disa persona, është edhe naive. Krijuesit e këtij “megaskandali” të paktën duhet të dinë mirëfilli se tashmë ka ikur koha kur persona të caktuar mund të survejoheshin me persona në terren. Bile ka ikur koha edhe e “Shtëpisë me gjethe”. Tashmë, nëse duhet bërë një përgjim, jo si i Babales, ai realizohet përmes teknologjisë së lartë perceptuese dhe as që ka nevojë për turma njerëzish që shikojnë nga po shkon shefi i opozitës, familja apo kunati i tij “mitologjik”.

Megjithëse Policia e Shtetit e demantoi lajmin dhe u tregua e gatshme që të bëjë të njohura çdo gjë që mund t’i duhet mediave serioze, PD-ja vazhdon edhe më tej me skenarin e parapërgatitur të survejimit të Lulzim Bashës.

Jo ngadalë, por marramendshëm shpejt, PD-ja po kthehet në një babaleparti, e cila edhe atë që e krijon vetë e merr si të mirë-ndodhur dhe në fund të ditës beson atë që ka sajuar në mëngjes.

E çuditshme është se, më parë se për këtë “lajm bombë” të shqetësohej Basha, u trazua një media pranë tij, e cila, edhe pse i kishte mundësitë të verifikonte shumëçka, nuk saktësoi asgjë, veç asaj që, ose i ishte afruar “vullnetarisht”, ose e kishte “gjetur” në mendjet e veçanta.

Në të vërtetë, PD-ja e ka pasur si një atavizëm të hershëm përgjimin dhe survejimin, ashtu si ka pasur në natyrën e saj sajimin, goditjen e herë pas here, edhe vrasjet. E mësuar me këtë metodë, e pashkëputur nga ideja se, meqenëse kanë përgjuar domosdoshmërisht do të përgjohen, ata po përpiqen të krijojnë alibinë e fundit, ose njërën nga të fundit, të mos hapjes së negociatave me Bashkimin Eropian.

Policia e Shtetit, strukturat e veçanta të saj, nuk kanë as shkak, as arsye dhe as nuk kanë humbur nga mend të përgjojnë Lulzim Bashën. Aq më tepër në këtë kohë kur vetë ata monitorohen rreptësisht nga disa misione dhe struktura të ndryshme euroatlanntike dhe, një gjë e tillë, do të ishte njëlloj si një vetëvrasje qeveritare.

Askush nuk bën harakiri kur është në pushtet.

Harakiri politik po bën një parti babaliste, që, mbetur pa ide, vizion e perceptim politik, ende pa u shuar jehona e mbllaçitjes babale, krijon një babalizëm tjetër.

E gjithë kjo, si një lojë e ardhur nga brenda selisë blu, më shumë se çdo gjë tjetër, do i shtojë paranojën Lulzim Bashës, që edhe pa këtë është prej kohësh në këtë derexhe.

 

 

 

June 2, 2018 10:43
Komento

19 Komente

  1. Era il Destino del Dio June 2, 11:12

    Zhvillimet njerezore pergjate rruges se evolucionit
    ka pasur te beje gjithmone me natyren e “gjonave” .

    Majmuni shndrohet ne majmun si pasoje e zhvillimit te proceseve evoluese te qenies homo sapi .

    Pra cndodh sot ke ne .

    Nga epoka Primitive e Partive Politike ne Shqiperi
    kemi ndryshime jovetem ne struktura Brenda partise ,por edhe nji transformim breneda xhungles politike ne pamje / figure por edhe emer .

    Asnji nuk mundet ti shmanget ndikimit te evolucionit .

    Evolucioni njerezor eshte Kreativ.

    Fenomeni quhet Babale
    -ai , nuk doli rastesishte ne Xhunglen Politike .
    Nooo !
    Ai ka nji zanafill ,nji histori ,nji prejardhje .
    Ai vjen nga emri i themelusit te Partise Shpelles –

    Babahaleja !!!

    -(mbas se cilit kuptohet tashme nga te gjithe ,fshihet neandertaleri – salih rrahman berisha )

    Prandaj edhe sot ndodhemi perball ktij ndryshimi Historik te emrit te Partise fisit te Shpelles ,
    dikur quajtur rastesishte PD

    duke e quajtur ate sot plot krenari

    Partia e Babaleve urrarraaaa

    perplasni fort heshtat dhe hunjt qe mbani ne dore

    ne Pankartat e Opozites te nderum militante

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 2, 12:13

    NJE DITA-SHENIM SI DACIBAO ENVERISTE

    kur:

    Partia e Punes qiste nga furra e demagogjise staliniste LETRAT E HAPURA per te goditur “Armikun e Kllases”

    PO PSE SULMONI BABALE BOLEN E LULZIMIT KUR KENI MAMALE VLLAUN E FATMIRIT DHE MAMALE GONIN E EDVINIT NE BURG SI TRAFIKANT DROGE I PANDESHKUAR O GAZETA DITA?

    kur:

    Mamale VLLAI i ka zbathur fare breket duke i ekspozuar para Botes Bythejashte si Kapobanda Droge te papare ne histori?

    Reply to this comment
    • thjeshte nji korigjim June 2, 14:44

      intelektuali ,
      me lejo te bej nji korigjim te vogel ne nickname-ne tende
      i nderuar ;
      ne vend te -intelktuali ,

      ty do te shkonte perfekt retorikes e karakterit komuniste te komenteve te tua ,

      lehesi i palodhur 🙂

      Reply to this comment
      • intelektuali June 2, 19:35

        Ja po ta prqanojme propozimin,

        por:

        nuk eshte nick-u i intelektualit tema e debatit ne gazeten DITA, se kjo eshte nje palo gje, por:

        A MUNDET MEDIA JONE KOMBETARE TE KERKOJE GJURMET E “DELES” BABALE KUR “UJKU” I EDVINIT FATMIR XHAFAJ QE KA QENE EDHE HETUES I ENVERIT, PO BEN KERDINE SI MINISTER RENDI DHE NE ARLAMENT SI DEPUTET LIGJESH?

        prandaj:

        Retoriken me karakter komunist te intelektualit mund t’ja tregosh kalamajve ne gjumin e nates ose per te kenaqur debilet dru me pre fanatike enveriste ne kete, por nuk mund ta hedhesh si majdanozi ne gjellen demagogjike qe te ushqen perdite Rilindja e Edvinit me garniture kanabis sativa Patriotike dhe kokaine prej Kolumbie me banane mashtrimi persiper.

        Reply to this comment
        • shkodra June 2, 21:24

          I permjerre “Intelektual”,
          E para, sa te paguajne?
          E dyta, Sa mire i njohke termat e kohes se Enverit, do te thote se je shume i edukuar me to
          E treta, ben sikur nuk e di ti qe Kolumbine e Lazaratit nuk e krijoi Edi Rama?
          E fundit, mund te jesh nje here te vetme i sinqerte me veten?

          Reply to this comment
      • intelektuali June 2, 19:35

        Ja po ta pranojme propozimin,

        por:

        nuk eshte nick-u i intelektualit tema e debatit ne gazeten DITA, se kjo eshte nje palo gje, por:

        A MUNDET MEDIA JONE KOMBETARE TE KERKOJE GJURMET E “DELES” BABALE KUR “UJKU” I EDVINIT FATMIR XHAFAJ QE KA QENE EDHE HETUES I ENVERIT, PO BEN KERDINE SI MINISTER RENDI DHE NE ARLAMENT SI DEPUTET LIGJESH?

        prandaj:

        Retoriken me karakter komunist te intelektualit mund t’ja tregosh kalamajve ne gjumin e nates ose per te kenaqur debilet dru me pre fanatike enveriste ne kete, por nuk mund ta hedhesh si majdanozi ne gjellen demagogjike qe te ushqen perdite Rilindja e Edvinit me garniture kanabis sativa Patriotike dhe kokaine prej Kolumbie me banane mashtrimi persiper.

        Reply to this comment
      • intelektuali June 2, 19:36

        Ja po ta pranojme propozimin,

        por:

        nuk eshte nick-u i intelektualit tema e debatit ne gazeten DITA, se kjo eshte nje palo gje, por:

        A MUNDET MEDIA JONE KOMBETARE TE KERKOJE GJURMET E “DELES” BABALE KUR “UJKU” I EDVINIT FATMIR XHAFAJ QE KA QENE EDHE HETUES I ENVERIT, PO BEN KERDINE SI MINISTER RENDI DHE NE PARLAMENT SI DEPUTET LIGJESH?

        prandaj:

        Retoriken me karakter komunist te intelektualit mund t’ja tregosh kalamajve ne gjumin e nates ose per te kenaqur debilet dru me pre fanatike enveriste ne kete, por nuk mund ta hedhesh si majdanozi ne gjellen demagogjike qe te ushqen perdite Rilindja e Edvinit me garniture kanabis sativa Patriotike dhe kokaine prej Kolumbie me banane mashtrimi persiper.

        Reply to this comment
  3. MH June 2, 12:39

    Herojt e monizmit dhe heroi i kapitalizmit demokratik !!!!!!
    Po kush mutin merret me surveju kete leter higjenike haleje.Ky ia ka kalue edhe Nondas se dikurshem te Gjirokastres.Ky ka falis si Xhemali i Budes ne Shkodren e hershme.Ose si Liloja i marre qe dinte me diftue kur bie shi dhe kur del kohe e mire.Ky ka falis si nji budall po punetor vertet i madh qe ecte me hap rreshtor me cizme llastikut dimen dhe vere ne cdo rruge te Tiranes e sidomos ne sheshin kryesor,Mbante me vete nji shishe litershe plot me sherbet, uje te ngopun me sheqer.Emnin do na tregojne komentatoret,besoj.Une i mbaj mend si figura po emnat i kam harrue.

    Reply to this comment
  4. info analitike June 2, 12:53

    Duhet shtuar dhe babalo-analizat e babalo-gazetareve te Dites. Shoke te Dites a e dini ju se per cilen parti votonte Babalja dhe pse u shit per ca para? Piesni Ibretin se ai ua jep shpjegimin meqe e keni si pike referimi. Vec kujdes mos na e ktheni babalen ne hero sic bete me Ibretin qe qemoti nuk linit gje pa e share e tani e ngrini ne qiell. Jepini shoke me hov revolucionar qe te realizoni pllanin 5-vjecar.

    Reply to this comment
  5. ETHEM June 2, 15:20

    LULZIU MEQENSE NUK KA PERSPEKTIVE PER TE VAZHDUAR ME TEJ ENDRREN PER TU BERE KRYEMINISTER..VAZHDON TE SAJOJ SHPIFJE NJELLOI SI ATI TIJ SHPIRTROR,BILES ME PORISI TE TIJ DOMOSDOSHNERISHT.
    SAJESA BABOLE-STRAZIMIRI TASHME U HARRUA.NJERI NEPER TERR DUKE NDJER FAIN QE BERI DOLI NGA FSHATI VIÇIDOL I SALIUT ME POROSI TE SALIUT DHE NJEREZIT E SALIUT…U KAP SI MIU NE ÇARK NE KOSOVE DHE PRITET TE KTHEHET SI PULE E LAGUR PER TE DHENE LLIGARI NESE DREJTESIA DO E VERI UJT NE ZJARR.
    NDERSA “GAZETARIT”ILLDASHI I HUMBI VULA DHE NUK ZIHET ME NE GOI SIÇ E PSOI OLLDASHI MADH QE U HARRUA SE KUSH ISHTE DHE ÇFAR BERI NE KETE VEND.
    DHE LULI DUKE PATUR DORE NE TE GJITHA KETO SAJESA VDEKJE-PRURESE PER TE E PD TASHNE NUK PO GJEN VRIME KU TE FUTET NGA MARREZIT E TIJ SE:
    1-SE NUK E DO SHUMICA E DEMOKRATEVE TE NDERSHEM,PASI NUK KAN ME BESIM TEK AI SE MUND TE BJER NDONJEHERE PD NE PUSHTET..
    2-SE TASHME DIHET SE PD NUK E KA DREJTUAR AI POR S.BERISHA.DHE KY I FUNDIT E DI SE NUK E KA FAIN LULI POR VET AI ME MARREZIT E TIJ TE VIJES SE ASHPER TE REVOLUCIONIT E DHUNES NDAJ KUNDERSHARIT POLITIK SIKUR TE KISHTE PARA NJE ARMIK TE BETUAR.
    3-SE LULI E KA KUPTUAR SE VDEKJA NATYRALE DHE POLITIKE NUK I VJEN NGA RAMA POR NGA SALIU.PSE:
    A-SE LULIN MUND TA HEQI QAFE VETEM SB SIC VEPROI ME AZEM HAJDARIN NE 98.NDRYSHE PD NUK VJEN NE PUSHTET…! KJO ESHTE CITUAR EDHE NGA IZET HAXHIA.
    B-SE PD E KREU MISIONIN E SAJ DHE DUHET REFORMUAR PA SALIN,LULIN,MULIN E KO.POR KJO VESHTIRE TE NDODHI SA TE JET SALIU GJALLE.
    4-EDHE SHBA +BE E DIN MIRE SE LULI NUK ESHTE I BESUESHEM PER TE ÇUAR ME TEJ REFORMAT SIDOMOS ATE TE DREJTESISE.
    DHKE LEXUAR “PAMFLETET” NE INTERNET DEL SE KUSH JANE KOKAT E KRIMIT NE KETE VEND NE 28 VITE.DHE KETA NUK PO ARRESTOHEN PASI NUK ESHTE KRIJUAR S P A K & BH.
    NDAJ KUPOLA E OPOZITES PO PERPELITET SI PESHKU NE ZALL ME SAJESA BABOLE E PERGJIMI SIKUR POLICIA I PERGJON PA E ZENE NE GOJE TASHNE SHISH AKONA NE VARTESI TE TYRE PASI LIKJA NUK DEKRETON KRYETARIN E PROPOZUAR NGA QEVERIA.
    5-SE DEMOKRATET E VERTET NUK E DUAN LSI.EDHE LULI NUK E DO.POR ATE E DO SALIU DHE DO BEHET SIÇ THOT AI.KJO ESHTE VET-VRASJE PER PD.
    6-LULI NUK I DO AS ALEATET TASHME NE LISTE DEPUTET NGA PD.POR I MORI ME URDHER TE SALIUT PER NDONJE VOTE ME SHUME.
    DHE PO VIJNE ZGJEDHHET E TJERA NE VITET 19-21ME HUNBJE TE SIGURTA.KY DO ISHTE FUNDI I TMERRSHEM I TYRE…!

    Reply to this comment
    • nje vezhgues i drejte June 3, 16:32

      ETHEM , mos shkruaj me germa te medha , se askush nuk merr mundimin te lexoje shkrimet e tua . Me germa te medha nuk mund te lexoje robi me shume se dy rreshta , sepse te kap dhimbja e kokes . Germat e medha perdoren per te shkruar parrulla me nje rresht , tituj te ndryshem dhe per te filluar fjaline me te madhe pas pikes , e jo per te shkruar komente me shume rreshta .

      Reply to this comment
  6. XXXL June 2, 16:00

    Na jane shtuar edhe dy Ba-bole ne koment, “intelektkari”
    dhe “info halenitke”,, ilici per keta moterqire e bytheqire eshte te bejne gojore cdo dite per te pastruar gojen.

    Reply to this comment
    • info analitike June 2, 17:05

      Kurse zotrote ke ngelur nje… babile. Eh c’na ka gjetur me keta me X-e more aman. Mire qe nuk dine te artikulojne nje mendim po edhe shkruajne vec budallalleqe duke kujtuar se ndihmojne levizjen. Ja lexojen vete, dy fjali ka shkruar qy i ngrati dhe qe te dija ne hale i perfundojne.

      Reply to this comment
  7. owl June 2, 19:06

    Kujt I plasi per kete halene qe ta survejoje.Shume shume Luli do beje ndonje takim me Salinjin e Grides ose me Gaz Bardhin se duken si te nje skuadre.

    Reply to this comment
  8. Cuku June 2, 20:58

    Po cfare ti pergjosh ketij mor aman,,,,,
    Pergjohey zakonisht nje njeri I zgjuar dhe me vlera,ose ndonje I rrezikshem
    Ky ishkreti vjen verdalle kot si Robert Camcakizi tek ai filmi shqiptar ,,,
    Kete e kane vene per kukull ne krye te P.D.se eshte me I lehti per tu komanduar si lolo,,,

    Reply to this comment
  9. ETHEM June 3, 06:41

    LULI TASHME KA FRIKE NGA HIJA E VET NGA FAJET QE KA BERE PER VENDIN DHE PARTIN E TIJ NGA QE ESHTE I PAAFTE POR DHE I DETYRUAT NGA SALIU DUKE E FUTUR NE SHTIGJET QE DI VET AI.PRA LULI ESHTE NE HALLE.PERPARA KA PARTINE DHE PAS SALIN QE E SHTYN NE MARREZI.

    Reply to this comment
  10. Alphade June 3, 09:04

    Z. Intelektual, Kanabis in e kemi peshqesh nga saliu yt. Flm.

    Reply to this comment
  11. Alban Dega June 3, 17:55

    90 PER QIND…!?

    A doni te njihni spiunet e hafijet e diktatures e Sigurimit te Shtetit !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Ja si pergjigjet ish-officeri demokrat i ish Sigurimit te Shtetit S. A. fillimisht Azilant Politik e prej 15 vjetesh shtetas i SHBA-se :

    “ … Lexoni ne gazeta komentet sa me te ashpra e sa me agresive jane thirrjet kunder ish diktatures dhe ish- Sigurimit te Shtetit …
    Rreth 90 per qind te autoreve te tyre jane ish- hafije te ish— Sigurimit te Shtetit, nga ata qe na ndiqnin hap pas hapi per ti rekruatuar me hir ose me pahir si te tille !
    Shkoni ne kafene, funerale apo dasma, festa apo hidherime …
    Shihni e degjoni kush ngre me shume zerin kunder ish- diktatures, kunder ish- Sigurimit te Shtetit, gati 90 per qind e tyre jane ish- spiune e hafije te ish- Sigurimit te Shtetit dhe ish sekretateve te partise apo kryetareve te Keshillave Popullore e Frontit Demokratik te Shqiperise …..
    Si mund te rri ose te pi kafe me nje njeri qe ka spiunuar prinderit, vellezerit e motrat, gruan ose burrin, djalin apo vajzen e vet e hajde duro e degjo leksionet e tij per liri e demokraci, anti- diktature, antisigurim per…
    O Zot cfare nuk po shohim e degjojme !
    Edhe kur i keshillonim qe te riverifikonin te raportet apo te dhenat e rreme e trillimet kunder pjestareve te familjes se vet, heren tjeter sillnin akuza edhe me te renda ndaj tyre.
    Jane me dhjetra e pse jo me qindra raste kur kemi perdorur tekniken operative ( pergjimin etj ) dhe kemi zbuluar se gjithcka ishte trillim dhe provokime te mirefillta te informatoreve, hafijeve kunder edhe familjareve te vet !
    Jane me dhjetra rastet qe edhe i kemi ndaluar e arrestar per shpifje e dizinformacion duke i flakur nga bashkepunimi!
    Pse !?
    Sepse ne 90 per qind te rasteve ne rekrutonim hafije me klecka e cene biografike.
    Dy ishin aresyet kryesore !
    E para, kujt do ti besonte e shprehej hapur objekti a subjective i veprimtarise sone!?
    Nje personi qe nuk kishte probleme biografike apo nje personi si ai ne mos edhe me keq se ai !?
    Sigurisht qe seres se vet !
    Se dyti, ishte me kollaj per ne te rekrutonim njerez te tille qe donin te permiresonin biografine e familjes dhe te vetes.
    Persa u perket komunisteve, ka pasur kritere e kufizime teper te rrepta dhe vetem ne raste te rendesise se vecante dhe gjithnje me miratimin e Sekretarit te Pare te PPSH- se rrethit dhe te Sekretarit te KQ PPSH-se qe mbulonte Sigurimin, Mbrojtjen dhe organet ligjzbatuese mundej te rekrutohej ose te mbahej ne lidhje pas pranimit ne parti… “
    Nje realitet , nje e vertete e hidhur por bindese, llogjike e sakte !
    Ndaj, mos iu versulni artistit te madh e shqiptarit te madh Rikard Ljarja.
    Ai si qytetar, si demokrat e si burre me personaltet shpreh mendimin e tij per veten e tij!
    A jetojme ne demokraci !
    Liria e shprehjes, liria e mendimit jane te drejta thelbesore e themelore te njeriut perfshi Rikard Ljarjen , Nderin e Shkoderloces dhe Nderin e mbare kombit Shqiptar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim