Svoboda: Dita për çeljen e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt

December 22, 2013 14:37

Svoboda: Dita për çeljen e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt

Presidenti i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda, e cilëson zhgënjim shtyrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në një intervistë për Top Channel, Svoboda thotë se dita për çeljen e negociatave duhet të jetë e afërt.
Z. Svoboda, ç’mendim keni për vendimin e Këshillit mbi Shqipërinë?

Kur vendimi është negativ dhe jo pozitiv për Shqipërinë, sigurisht që përbën një zhgënjim të madh. Por, sidoqoftë Shqipëria po ndërmerrte hapa të mira përpara, me zgjedhjet e fundit e kalimin e paqshëm të pushtetit nga njëra qeveri në tjetrën. Unë mendoj se dita për çeljen e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt.

A druheni se ky vendim mund të ketë ndikim negativ për reformat dhe perspektivën europiane? 

Shpresoj që jo. Shpresoj se vullneti ekziston për shkak se ka një mbështetje të fortë për Shqipërinë, edhe pse nuk ka ende unanimitet. Mendoj se kjo duhet të inkurajojë vendin për të kryer reformat me shpejtësi, në mënyrë që të tregohet se ka një vullnet të vërtetë për t’iu bashkuar Europës. Nuk duhet të ketë kthim pas nga zhgënjimi edhe pse vendimi nuk ishte deri tani pozitiv.

Konkluzionet e Këshillit flasin për rishqyrtim të kandidaturës në fund të presidencës greke, ndërkohë që deri atëherë mbahen zgjedhjet europiane. A shihni ndonjë risk?

Së pari, pozicioni i Parlamentit Europian ishte mjaft i qartë dhe në favor të Shqipërisë. Së dyti, në qershor zgjedhjet europiane do të kenë përfunduar dhe për ata që do shpreheshin para zgjedhjeve se nuk duhen çuar shumë sinjale ndaj vendeve të Ballkanit, kjo teori nuk do të qëndronte më sepse nuk do të kishte shumë mbështetje, për shkak se do të kishim një situatë të re. Mendoj si përfundim se po të ecin gjërat mirë në Shqipëri, po qe se tregohet vullneti për reforma në realitet, qershori do të ishte sinjali i qartë për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Për nisjen e negociatave? Apo për statusin kandidat?

Vendimin për statusin kandidat dhe për të vijuar me nisjen e negociatave. Jo për datën ekzakte të nisjes së negociatave menjëherë, por qershori do të jetë koha kur vendimi i Këshillit do të jetë për dhënien e statusit kandidat ndaj Shqipërisë.

Po kur mund të nisin negociatat?

Normalisht, do të kemi një periudhë kohore që do shpenzohet ndërmjet statusit kandidat dhe hapjes së negociatave, por mendoj se kjo mund të arrihet gjatë 2015-s. Për mua, nga mesi i 2015-s, nëse gjërat shkojnë mirë siç ndodhi në javët e muajt e fundit, atëherë negociatat mund të nisin me të vërtetë.

Sa i balancuar është sot Ballkani përsa i takon proceseve integruese?

Shume prej nesh do të kishin çmuar që të kishim një rajon më të balancuar përsa i takon integrimit të vendeve sllavfolëse në krahasim me ato ku nuk flitet sllavisht, veçanërisht për shqiptarët. Shpresoj që qershorin e ardhshëm të merret një vendim. Sigurisht, janë humbur shumë vite në të kaluarën e tani duhet parë nga e ardhmja dhe duhet përdorur çdo përpjekje për statusin kandidat në qershor të vitit të ardhshëm. / TCH

December 22, 2013 14:37
Komento

5 Komente

  1. Hakmarrja per Drejtesi December 22, 16:05

    Pa u korigjuar deformimet e Ali Baba Saliut ne KUshtetuten e RSH nuk mund te cahet kupola e larte e shtetit qe ai e ngriti me hekur e beton per te mbrojtur veten dhe 40 hajdutet e kriminelet e cetes se tij..

    Reply to this comment
  2. raimondi Vlonjati December 22, 17:36

    Ky flet me hamendje , se ky nuk ka gje ne dore pavaresisht deshires se mire te ketij.

    Kryeministri anglez e tha hapur qe nuk e merni statusin as ne qershor….keshtu qe ky muhabet eshte kot

    Reply to this comment
  3. Mark uk December 22, 21:55

    Ky ka pjerdhur me kohe.

    Reply to this comment
  4. korab December 24, 02:09

    po nuk ju jepet shqipris statusi europian se ju e kini zgjedh edi grekun minister tash vuaniiiii se skini vend as ne europ o popull i njer pa kurfar kulture qe e votuat grekun edi ramen

    Reply to this comment
  5. N. London boy December 25, 22:04

    Europa nuk na la perjashta ,por ne lame veteveten.
    Europa ka kohe qe na e ka bere te qarte,qe dera per SHqiperine eshte e hapur,por fillimisht duhet te plotesohen disa kushte,sic jane;
    1.Korrupsioni
    2.Krimi i organizuar
    3.ZHgjidhja e problemit te pronave
    4.Te drejtat e njeriut
    5.N’daria e instuticioneve te drejtesise nga politika dhe pastaj ta shikojme kete pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*