Tabaku-Ramës: Referohu me respekt për zonjat. Rama: Mua mos mu drejto me ‘ti’

May 5, 2016 14:39

Tabaku-Ramës: Referohu me respekt për zonjat. Rama: Mua mos mu drejto me ‘ti’

Fjala e kryeministri Edi Rama në Kuvend është kthyer në objekt replikash mes tij dhe deputetes demokrate Jorida Tabaku. Znj. Tabaku i quajti ofendim fjalët e Ramës me mënyrën se si iu drejtua për replikë asaj.

“Herë tjetër kur të flasësh për ndonjërën nga zonjat e këtij krahu referohu me respekt. Është e pamundur të vijë kryeministri në Parlament e të diskutojë se ça bën një deputet apo një tjetër. Unë nuk arrij dot ta konceptoj që diskutimi banal në këtë Parlament të bëhet në këtë nivel. Po vini këtu dhe ofendoni krahun tjetër kur ata kriminelë nuk i keni sot këtu për të na kërcënuar ne”, tha Tabaku.

Por kryeministri Rama i është përgjigjur se nuk duhet ti drejtohet me “ti”. “Ju kërkova ndjesë dhe faleminderit që ma sqaruat zonja deputete. Ju fola me ‘ju’, ndërkohë nuk e di në cilin libër të edukatës keni mësuar të më drejtoheni me ‘ti’. Ne nuk njihemi, mbase koha mund të na njohë, por me ‘ti’ nuk më drejtoheni dot për të më predikuar edukatë”, tha Rama.

Rama tha se opozita nuk i ka treguar ende shqiptarëve se ku janë kriminelët në Kuvend. “E angazhuar këtë parlament në një histori pa fund, duke thënë se ka 19 kriminelë, ndërkohë ngaqë nuk ju del asnjë nuk dini si të interpretoni tekstin tuaj. Asnjë nuk ka dhe asnjë nuk do të dalë se nuk ka. Pranuam të bëjmë me ju barbarinë më të madhe antikushtetuese në Parlament dhe aq barbari është sa ramë dakord bashkarisht që mos ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese se e dimë mirë që nuk ka gjykatë që e pranon si kushtetuese ligjin e dekriminalizmit. Megjithatë e pranuam ne dhe e vetmja gjë e udhës është ajo që shtuam ne, që të përfshijmë dhe ata që janë në administratë”, vijoi Rama.

May 5, 2016 14:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*