TABELA: “Arratisen” studentët, braktisin universitetet publike e private

August 8, 2018 11:47

TABELA: “Arratisen” studentët, braktisin universitetet publike e private

 

Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë ka shënuar një rënie të fortë që prej vitit 2014, kur kishte arritur nivelin maksimal.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin akademik 2017/2018 kishte gjithsej në universitetet publike e private 129 mijë studentë, me një rënie prej 25.5%, ose 44 mijë studentë më pak sesa në 2014-n. Rënie kanë parë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, ai Bujqësor, universitetet shtetërore në rrethe, si dhe ato private.

Siç duket nga grafiku, deri në vitin 2013, numri i studentëve në universitetet shqiptare, publike dhe private ishte në rritje të fortë. Në 2014-n shënoi një rritje të lehtë, ndërsa pas kësaj periudhe tendenca ishte në reduktim të lartë.

Tkurrja ka ardhur si nga universitetet publike ashtu dhe ato private.

Në universitetet publike, nga 142.7 mijë studentë që kishte në 2013/2014 (niveli rekord), në periudhën akademike 2017/2018 numri i tyre ra me 25%, ose rreth 37 mijë studentë më pak.

Eksodi më i madh ishte në Universitetin e Tiranës (-10863) Universitetin Bujqësor (-5308), Mjekësisë (-3472), Universitetin e Shkodrës (-4924); Korçës (-4511), Vlorës (-3399).

Edhe universitetet private kanë parë rënie të fortë që përkon në pjesën më të madhe me mbylljen e shumë prej tyre, në kuadër të një aksioni të qeverisë për të mos lejuar vazhdimin e shumë institucioneve të larta jo publike që nuk plotësonin kushtet.

Nga viti 2012, kur arriti në nivelin maksimal prej 34.5 mijë, numri i studentëve në universitetet private ka rënë me një të tretën, pra sot në auditoret private ka rreth 11 mijë studentë më pak.

23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

Në vitin akademik 2017/2018 në krahasim me 2013/2014 Albanian Universitety (UFO Dental) kishte 3143 studentë më pak, me një rënie të fortë prej 43%. Ky është dhe universiteti me rënien më të madhe të studentëve ndër privatët.

Universiteti Europian i Tiranës kishte 951 studentë më pak, me një rënie prej 20% për të njëjtën periudhë.

Rritjen më të madhe e ka shënuar Universiteti Mesdhetar, me 805 studentë të shtuar në katër vjet, duke u dyfishuar. Në rritje ishin edhe Epoka (46%), Luarasi (68%), Aldent (75%), Marin Barleti (113%), Polis (83%).

Efekti i plakjes së popullsisë dhe emigracionit

Plakja e popullsisë, rënia e lindshmërisë, rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.

Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.

Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë)./Monitor

a.s/dita

August 8, 2018 11:47
Komento

5 Komente

  1. A August 8, 12:32

    Kjo ndodh sepse dy partite qe kane patur pushtetin, qeverite gjate ketyre 28 vjeteve PD dhe PS e kane shkaterruar arsimin ne pergjithesi dhe te lartit ne veçanti, universitetet shteterore (publike) dhe private.
    Persona te tille duke filluar nga shpellari SALI RAM SHEQERE BERISHA dhe ky barboni dhe endacaku i rrugeve te Parisit EDVIN KRISTAQ RAMA jane tradhetar te popullit, shtetit dhe kombit shqiptar ne te gjitha drejtimet e mundeshme.
    Me shkaterrimin e arsimit, behet qe te rriten breza te rinjesh analfabet, pashkolle, pa arsim dhe kulture.
    Keshtu do te kemi shtatas shqiptar qe do te punojne vetem pune te rendomta dhe me injorance, politike, ekonomike, financiare, arsimore dhe kulturore rreshtohemi ne shtetet dhe vendet e Afrikes, Amerikes Latine, Arabe dhe te nje pjese te Azise.
    Pra, ku dalim hiç gje kundi dhe me keta politikan behemi nje shtet varfanjakesh, mjeranesh dhe injorantesh.
    “Nje gje kam merak amani politikanet dhe qeveritaret si ato te pozites dhe te opozites ti kemi mire”. Tung dhe vetem tung.

    Reply to this comment
  2. Vezhguesi August 8, 15:34

    Mund te kete shume faktore, por aesyeja kryesore eshte , ulja e dipllomave fallco!

    Ata qe regjistroheshin per te marre dipllome pa as denjar te shkojne ne klase, jane firasur.

    Reply to this comment
  3. H August 8, 18:09

    Mbas 25 vjetësh e kuptuan që universitetet ne shqiperi janë një farse aspak interesante që shërben vetëm për të mbushur xhepat e pushtetit dhe paguar iluzione të kota tek rinia. Ato nuk kanë asnjë vlerë ad akademike , as shoqërore. Më mirë vonë se kurrë.

    Reply to this comment
  4. Xhoi August 8, 22:26

    PO ju harroni nje gje themelore…qeverria ka vendosur NJE DYSHEME PER NOTENMESATARE. ne kohen e mepareshme te gjithe ata qe donin pavaresisht mesatares, mund ta kishin edhe 4.9 po te donin dhe po te kishin pare shkonin ne universitet dhe i blinin diplomat. Kurse tani qe eshte vendosur mesatarja nuk mund ti ndjekin shkollat e larta qofte edhe me leke. Ja kjo eshte e verteta se na u bene te gjithe me shkolle te larte pa mbaruar as te mesmen…

    Reply to this comment
  5. S'kan me pare te shkretet Prinder me joooo August 8, 23:03

    paguajn Miljona per nji cop Kar ton
    qe nuk vlen per asgje ,
    duke shkaterruar jeten e tyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*