TABELA, Gjyqtarët kujdesen edhe për punësimin e familjarëve
Gjyqtarët e Republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese.
Një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe pasuria e tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet. Në këtë mënyrë, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre do të jenë objekt i hetimit. Por cilat janë pozicionet e punës së familjarëve të tyre?
Duke analizuar disa prej deklaratave të pasurive të gjyqtarëve në faqen Open Data, “Shqiptarja.com” ka vënë re se punët e deklaruara që bëjnë familjarët e tyre, janë nga më elitaret.
Ajo që vihet re, është mbizotërimi i profesionit të noterit, një licencë kjo shumë e dëshiruar nga shumica e juristëve në vend, dhe marrja e së cilës, përherë është konsideruar si një sfidë e aspirantëve, madje akuzat publike për korrupsion në këtë proces nuk kanë munguar në të gjithë historinë e demokracisë sonë.
Mirëpo, për familjarët e gjyqtarëve kjo duket se nuk ka qenë e vështirë. Një pjesë e mirë e tyre janë të punësuar në institucionet më të rëndësishme të shtetit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe ministritë e tjera.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento