TABELA: Parlamenti i ri dominohet nga biznesmenët

August 25, 2017 15:46

TABELA: Parlamenti i ri dominohet nga biznesmenët

 

Në funksion të raporteve mbi përbërjen dhe pritshmëritë e parlamentit të ri (2017-2021) Instituti i Studimeve Politike përmes projektit monitorues 2017-2020 www.deputetim.al mbështetur nga qeveria e mbretërisë holandeze ka ofruar të dhëna publike që lidhen me përbërjen e parlamentit, cilësitë e përfaqësimit, prurjet, risitë dhe problematikat. Të dhënat e sotme lidhen me disa aspekte specifike të cilësisë së përfaqësimit, por që mbeten aktuale në debatin politik e publik.

Parlamenti i ri, ashtu si edhe parlamenti që lëmë pas, dominohet nga biznesmenët.

Ata zënë rreth 26% të parlamentit ose më shumë se një të katërtën e të gjithë deputetëve. Disa prej tyre janë biznesmenë me ndikim të madh në ekonomi, posedojnë firma të njohura dhe asete të mëdha financiare, disa të tjerë kanë biznese të mesme, në fushën e  konsumit dhe të shërbimeve publike.

Numri i madh i biznesmenëve nxjerr në pah tri probleme: e para, sistemi zgjedhor presupozon se emëron elitat politike, pra politikanët e karrierës, ndërkohë që liderit politikë që bëjnë listat e kanë përdorur sistemin për të emëruar biznesmenë të afërt me ta ose sponsorë elektoralë të fushatës dhe subjektit politik; e dyta, mazhoranca në Shqipëri është e majtë dhe është rast studimor modeli shqiptar ku një e majtë promovon në vijueshmëri prurje nga biznesi; e treta, parlamenti nuk arriti të miratojë Kodin e Etikës gjatë 2013-2017 dhe për pasojë, nuk ka zgjidhur ende me ligj të shkruar konfliktin e interesit midis biznesmenëve në parlament dhe akteve ligjore që këta deputetë miratojnë pro apo kundër interesit të tyre personal, biznesit që zotërojnë.

Në raportin e database www.deputetim.al rezulton se nga 140 deputetë 23 prej tyre kanë tituj e grada shkencore, 13 më pak sesa numri i prurjeve nga biznesi.

Gjithashtu, nga 140 deputetë 22 prej tyre janë të paktën autorë në një libër universitar apo shkollor, disa prej tyre edhe studiues në fusha specifike. Në parlament do të kemi vetëm një ish rektor dhe tre dekanë, njëri prej të cilëve në shtator jep dorëheqje nga posti akademik për të kaluar në politikë.

Një e dhënë interesante është raporti i parlamentit të ri me të kaluarën komuniste dhe të kaluarën në tranzicion.

Lidhur me periudhën komuniste, në parlamentin e ri kemi të paktën dy deputetë nga PPSH, asnjë ish të burgosur politik dhe vetëm 5 deputetë që indirekt vijnë nga familje të persekutuara politike gjatë regjimit komunist. E dhëna e dytë lidhet me trashëgiminë e tranzicionit: ndonëse politika flet për prurje të reja, fillim të ri, republikë të re, logjikë e re shteti, etj, duke fajësuar politikanët e mëparshëm të tranzicionit për dështimet e deritanishme, në fakt, partitë kanë ricikluar pjesë të madhe të këtyre personave përgjegjës.

Konkretisht, në parlamentin e ri do të kemi një ish president, katër ish kryeministra, asnjë ish kryetar kuvendi, 45 ish ministra, 8 ish kryetarë bashkish dhe 9 ish kryetar partish ose aktualisht kryetarë partish.

Pothuajse të gjithë kryetarët e partive kanë më shumë se një dekadë në poste të larta drejtuese në politikë, disa edhe dy dekada, duke mbijetuar në politikë kryesisht përmes përdorimit të sistemit zgjedhor në funksion të tyre apo përdorimit të partisë që drejtojnë në funksion të listave të sigurta elektorale.

Në mesin e deputetëve ka edhe politikanë aktiv që nuk kanë pasur poste të larta drejtuese në vite, por me rol aktiv në jetën publike dhe me një integritet të lartë. Ndonëse pakicë ata janë e mbeten forca kryesore lëvizëse e politikës në parlament dhe mekanizmi kryesor që lidh përvojën politike me pritshmëritë dhe nevojat e vendit.

August 25, 2017 15:46
Komento

7 Komente

  1. DN August 25, 16:19

    muti mutin keshtu eshte Parlamenti yne.
    Asnje hajr prej tij nuk kemi,
    edhe pa te bene!Bile ekonomizojme rrogat e tyre edhe dietat e tyre…

    Reply to this comment
  2. Arben August 25, 17:12

    MOS KINI MERAK FARE

    EDHE KETO 4 VITE, POPULLI SHQIPETAR

    DO TE MARRE RACIONIN QE I TAKON SIC

    E KA MARRE GJITHE KETO 100 E KUSUR VITE.

    ATE NUK JA HEQ NJERI

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  3. A August 25, 18:19

    Politika shqiptare e ketyre 27-te vjeteve te ashtuquajtures demokraci te dy partive kryesore PD + PS ka prodhuar vetem politikan dhe qeveritar mafioz, por edhe leshko, parazit.
    Difekti eshte edhe tek votuesit shqiptar qe po tregohen edhe ky leshko qe votojne keto parazit, demagog qe nuk bejne asgje por qe shkaterrojne ekonomine shqiptare, rrenojne natyren shqiptare dhe mireqenien dhe begatine e shoqerise shqiptare.
    Me tipa te tille duke filluar nga SALI BERISHA (shpellar), FATOS NANO (bixhosqi), LUL BASHA (mashtrues) dhe EDI RAMA (pa zanat, zhgarravinist) do te shkojme nga varferia ne mjerim per shumicen e popullit shqiptar. Perspektiva e popullit shqiptar shume e zymte, ku 56% e popullsise kerkojne te ikin jashte shtetit eksod dhe shumica studentave qe kane perfunduar studimet per mjekesi po ikin per te ushtruar profesionin jashte vendit. Kurse personazhet e njohur te artit, si kengetaret e shquar te muzikes klasike kendojne neper Teatrot e Operas me te shquara ne Evrope dhe ne Bote.
    Kush eshte i zoti, te iki dhe te mos qendroje te drejtohet ne keto momente nga nje person qe nuk ka asnje zanat dhe profesion, barbon dhe endacak rrugesh te Parisit si EDI RAMA, zhgarravinist pikturash.
    E shikoni si po mbushet perseri Kuvendi me bashibozuke dhe deligjiler. Nje ish deputete e PS RUDINA SESERI, kur u zgjodh dhe pa gjendjen se çfare elementesh kishte Kuvendi, dorezoj teseren dhe iku ne SHBA. Tung.

    Reply to this comment
  4. Zgalem August 25, 19:33

    Me cfardolloj zgjedhjesh demokratike , kuvendi pasqyron gjendjen sociale -klasore te popullit . Keshtu ndodh dhe kete here . Ato pergojime te parlamentit te kaluar erdhen si synime politike te Berishes dhe Ilirit , qe e quajten parlament te kriminalizuar . Sejcili kriminel pergjigjet vete . Nuk ka pse te pergjigjet institucioni . Ka rendesi , qe populli , pergjitheshit nuk gabon ne votim . Studimi para ardhes , per perberien fetare te Kuvendit eshte produkt I institutive , qe paguhen dhe nuk dine si ta ngrysin diten. Zgalem

    Reply to this comment
  5. Adih August 26, 01:34

    Kush e ka shkruar kete artikull?. Kam vetem nje lutje, mos perdorni fjalen te majte ,se eshte turp.A e keni idene se cdo te thote e ose i majte .? Keto jane pa emer ,nuk ka te djathte ose te majte ne shqiperi. Mos u tallni ne kete terexhe me kete popull …Sinqerisht une personalisht nuk ja ve dot emrin .PS ka me shume % ne parlament me bisesmene ????!!!!. E mirepres me kenaqesi , ate qe me sqaron per kete teme . Ju faleminderit.

    Reply to this comment
  6. Piskuriqi August 26, 08:41

    Shqyptaret do te hane m.. si gjithmone po crendesi ka perderisa fajin e ka greku me serbin

    Reply to this comment
  7. Largimi August 27, 09:24

    Perseri statistika te Largim(afrim)Krasniqit!Na mbyten …….na mbyten!Ky kerkon te ligjeroje Insitutin me keto traplliqe!Studim per Kosove e jo per Shqypni or Largim Krasniçi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*