TABELA: Sa kushton të blesh nënshtetësinë e një vendi tjetër

March 5, 2018 02:37

TABELA: Sa kushton të blesh nënshtetësinë e një vendi tjetër

Nga Dominika, ishull në Karaibe, ku mund të bëhesh nënshtetas përkundrejt një investimi prej 100 mijë dollarësh (plus tarifat), tek Franca me 10 milion euro, blerja e nënshtetësisë është në funksionim tashmë prej dekadash.

Përshembull St Kitts dhe Nevis, e kanë ofruar nënshtetësinë përkundrejt investimeve që në vitin 1984 dhe sot paratë që hyjnë nëpërmjet kësaj mënyre zenë 25 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Shitja e nënshtetësisë bëhet tashmë edhe në Europë, Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandën e Re.

Përgjithësisht bëhet për të nxitur investimet e huaja të drejtpërdrejta, por blerja e nënshtetësisë apo rezidencës bëhet shpesh edhe për të reduktuar detyrimet fiskale.

Në disa vende përveç investimit, ka kushte mbi kohën e qëndrimit apo kohën që duhet të kalojë nga aplikimi deri te marrja e nënshtetësisë.

Kështu, në SHBA përveç gjysmë milioni dollarësh minimum investimi, duhet të kalosh procedurat shtatëvjeçare si dhe të jetosh në SHBA për të paktën 180 ditë në vit.

Në Francë duhet të investosh 10 milionë euro si dhe të presësh pesë vjet para se të marrësh nënshtetësinë.

Greqia e jep pasaportën me 250 mijë euro dhe 7 vjet pritje, në Irlandën kërkohen 500 mijë euro pa periudhë pritjeje dhe pa detyrim për të jetuar atje.

Tabela më poshtë paraqet vendet ku nënshtetësia shitet:

b.m. / dita

 

March 5, 2018 02:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*