Tabu e frikshme/ Flamurtari, sa shumë vite pa fituar në Korçë

February 9, 2018 15:16

Tabu e frikshme/ Flamurtari, sa shumë vite pa fituar në Korçë

 

Vlonjatët nuk e mbajnë mend fitoren e fundit

Kryesfida  javës së 19-të të Superiores shqiptare është ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Korçarët janë kryesuesit e kampionatit, ndërsa vlonjatët vijnë si vendi i dytë. Ekipi vendas është forca kryesore e Superiores dhe mund ta humbë titullin vetëm nga gabimet e veta, ndërsa miqtë janë konfirmuar si një skuadër “blind”.

Trajneri Shpëtim Duro është treguar i kujdesshëm në çdo deklaratë që ka dhënë, pasi mendon se skuadra e tij nuk mund të rivalizojë Skënderbeun, sigurisht, deklarata modeste.

Numri një i stolit vlonjat ka edhe një tregues të madh kundër, statistikat. Skuadra e tij nuk fiton prej shumë vitesh në Korçë. Në kampionat ka 7 vite pa mposhtur Skënderbeun në shtëpi. Sfida e fundit që bregdetarët kanë fituar në stadiumin Skënderbeu është ajo e 11 prillit të vitit 2010 me rezultatin 0-1. Prej asaj fitore e deri tani, Flamurtari ka koleksionuar vetëm humbje në Korçë.

Flamurtari ka marrë edhe një fitore tjetër në Korçë, por në Kupën e Shqipërisë. Fjala është për ndeshjen e luajtur më 9 prill 2014, që u mbyll me rezultatin 0-2. Atë vit, Flamurtari eliminoi Skënderbeun nga ky kompeticion.

Sot, prej orës 18:00, do të shohim nëse miqtë mund të thyejnë tabunë e Korçës.

a.s/dita

February 9, 2018 15:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*