Taçi: Nuk iki nga Shqipëria, do përballem me drejtësinë

Redaksia Online December 23, 2013 09:26

Taçi: Nuk iki nga Shqipëria, do përballem me drejtësinë

Rezart Taçi thotë se nuk do të largohet nga Shqipëria, pasi është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Biznesmeni që u kallëzua tri ditë më parë në prokurori bashkë me disa familjarë të tij për evazion fiskal e falsifikim dokumentesh shprehet se është i hapur për hetime. Në një prononcim për GSH, Taçi thotë se kjo nuk është hera e parë që përballet me prokurorinë, por ndaj tij nuk janë gjetur prova fajësie.

“ Do të përballem me drejtësinë. Nuk mund të flas më shumë për kallëzimin që është bërë ndaj meje dhe pjesëtarëve të familjes sime, për shkak se nuk jam njohur me të. Por të jeni të bindur që do të jem i hapur për hetime. Siguroj se do vazhdoj të qëndroj në Shqipëri…”.

“Është e vërtetë që jam përballur dhe herë të tjera me prokurorinë e shtetit, e cila ka detyrë të hetojë për çdo shtetas mbi të cilin dyshon për një vepër penale. Në çdo rast që jam përballur me organet e drejtësisë, nuk kanë pasur kundra meje, qoftë dhe faktin apo provën më të vogël”, thotë ai.

 

Redaksia Online December 23, 2013 09:26
Komento

5 Komente

  1. DANIEL December 23, 10:41

    Dhe te duash te ikesh,nuk iken dote.Kudo qe te shkosh,interpoli te bie ne origjine.

    Reply to this comment
  2. Mami i Dardanit December 23, 11:03

    Legen, hiq ngarkesen per prinderit more funderine se nuk ta kane per borxh ti kallesh te gjalle ne varr.

    Reply to this comment
  3. DILA December 23, 11:43

    PO KU NE TE “S,EMES’ DO SHKOSH PLEHRE QE U MAJME ME NAFTEN E POPULLIT!!!!!

    Reply to this comment
  4. vlera e vertete December 23, 16:29

    turp ,sa personave nuk i ke dhene pagat qesharake dhe pa sigurime shoqerore per te mbajtur femijet gjalle .
    buka e tyre ,eshte te drejtesia e perballja me ligjin……………………………..

    Reply to this comment
  5. I papaguari December 23, 17:15

    Gjithë gazetaret e bashkpunetoret e gazetës “Telegraf” ku shisje reklamën perditë “Taci Oil” i le pa para dhe honorare!…Je ti shkaktari qe perzure gazetarin Xhevdet Shehu nga “Telegraf” dhe i diktoje shkrime drejtuesve “embëlsirë” për Olldashin,Boden gjer dhe për Berishën! Tani do pergjigjesh,por ku i ke leket e sponsorizimeve per “Milan” dhe ato 18 miliarde euro qe do blije “Bolonjen”? Po femijte e vegjel te Kosoves dhe Shqiperise qe i le ne Milano pa sponsor tani cfaje kanë? Terhiq urgjent poshtersine qe ke bere ndaj prinderve dhe familjareve te tjere se vetem ti je shkaktar bashke me Liri dhe Sali Berishën!…Shkaterrove dhe shtypin e lirë me sponsorizimet e gazetave qeveritare dhe serish gazetaret i le pa rroga! Pergjigju mirë!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim