Daçiç e Nikoliç me plisa shqiptarë

Redaksia Online April 29, 2013 13:56

Daçiç e Nikoliç me plisa shqiptarë

Serbët nuk e kanë pritur mirë arritjen e marrëveshjes Prishtinë-Beograd. Disa ditë më parë, nënshkruesit e marrëveshjes u kërcënuan me jetë përmes mesazheve të mbërritura në telefonat e tyre. Ndërsa sot, teksa Kuvendi i Serbisë e ka filluar debatin lidhur me marrëveshjen ndërmjet Serbisë e Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve, që është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, disa qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër marrëveshjes. Ata kanë mbajtur postera ku liderët e Serbisë shfaqeshin me plisa të bardhë në kokë, njësoj si shqiptarët e zakonit. Protestuesit i kanë cilësuar tradhtarë Nikoliçin dhe Daçiçin, të cilët ishin pro marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Redaksia Online April 29, 2013 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*