Tadiç: Jo çdo lloj zgjidhjeje për Kosovën si kusht për negociatat me BE

Redaksia Online March 12, 2013 11:30

Tadiç: Jo çdo lloj zgjidhjeje për Kosovën si kusht për negociatat me BE

Ish-presidenti i Serbisë, dhe tani kryetar nderi i Partisë Demokratike, Boris Tadiç, ka deklaruar se nuk do të pranonte çfarëdolloj zgjidhjeje për Kosovën si kusht për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. “Nuk do të pranoja çfarëdo zgjidhjeje për Kosovën me kusht të marrjes së datës, sepse ekzistojnë kritere për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë Tadiç për televizionin B92. Ai ka shtuar se kryeministri aktual, Ivica Daçiç, nuk ka të drejtë kur thotë se qeveritë e viteve të kaluara kanë “gënjyer kur kanë thënë se Kosova është jona”. Aktualisht Kosova e Serbia po zhvillojnë bisedime në nivel kryeministrash në Bruksel, ndërsa tema kryesore që po diskutohet në takimet e fundit është asociacioni i komunave me shumicë serbe. / Kosova.com

 

Redaksia Online March 12, 2013 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim