Tadiç: Modeli gjermano francez për serbët e shqiptarët është i përshtatshëm

December 24, 2014 14:54

Tadiç: Modeli gjermano francez për serbët e shqiptarët është i përshtatshëm

Ish -presidenti serb Boris Tadiç tha në një intervistë televizive se Shqipëria dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përveç shikimit të interesave të përbashkëta.

“Duhet shikuar një pamje më e gjerë. Mendoj se nga çdo konflikt ku janë përfshirë kombe të ndryshme mund të dilet me përfitime, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për bashkësinë ndërkombëtare. Ekzistojnë interesat e përbashkëta. Ju keni një bregdet të mrekullueshëm në Shqipëri dhe një potencial energjetik. Më vjen keq që nuk kam arritur të bind më shumë investitor serb të investojnë në Shqipëri. Kosova po ashtu është një treg i rëndësishëm për Serbinë dhe anasjelltas. Ka pasur shumë njerëz që kanë dhënë shumë për kulturën serbe. Serbia ka ndihmuar në ndërtimin e universitetit të Prishtinës. Por, kanë kontribuar në kulturë edhe njerëzit siç janë Bekim Fehmiu, Z. Petrovci dhe nga kjo periudhë unë e njoh Edi Ramën, që është një artist i vyer shqiptar”, tha Tadiç.

Ai duke kujtuar edhe bisedimet për Kosovën, por edhe faktin që nuk ka arritur ta zgjidh problemin e Kosovës, por edhe integrimin më të shpejt të Serbisë, thekson se bërja politikë shpesh nuk është e lehtë.

“Kam udhëhequr me Serbinë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç, gjë që ishte jo vetëm sfidë e sigurisë por edhe e vlerave. Vendi humbi kredibilitetin. Katër vitet e para të mandatit Qeveria i takonte partive kundërshtare siç ishte Vojisllav Koshtunica. Katër vitet e dyta kisha krizën ekonomike dhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës që destabilizoi vendin. Por, kemi bërë politikën e pajtimit me shqiptarët, boshnjakët e kroatët në rajon. Kam kërkuar falje dhe më kanë kërkuar falje. Ne duhet t’i mbyllim faqet e rënda të historisë dhe modeli gjermano francez për serbët e shqiptarët është i përshtatshëm”, tha Tadiç.

 

December 24, 2014 14:54
Komento

5 Komente

  1. feniks December 24, 15:35

    Ke shume te drejte,por ne Serbi me shume mendojne kundra kesaj se sa per te miren e popujve!
    Po te kesh patur ne pushtet kryeministra anti kombetare si Sali Berisha doemos qe vendet tona do e urrejne njeri tjetrin!!

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati December 26, 03:15

      Tadic eshte njeri prudent dhe modern ,

      Ne fkat para disa viteve kur ishte ne pushtet Tadic ka dhene zgjidhjen me ideale

      Ai biles e pranoi realitetin e Shqiperise se madhe dhe tha qe ne nuk jemi kunder Shqiperise se madhe , por veriu i Mitrovices ti jepet Serbise dhe Lugina e Presheves ti jepet Kosoves , dhe seicili shikon punen e tij

      Kjo ishte zgjodhja me e mire qe e mbyllte eprfundimisht ceshtjen me Serbine ,sepse te gjithe serbet do ishin ne shtetin e tyre dhe gjithe Shqitparet do ishin ne shtetin e tyre Kosove dhe Shqiperi….

      Por shqitparet nuk e pranuan kete zgjidhje atehere dhe tani hajde degjo pordhet e Europes dhe te serbve

      Ndaj zgjidhja me e mire ajo eshte qe Veriu ti jepet Serbise dhe gjithe serbet qe jane ne Kosove te largohen nga Kosova bashke me Veriun e Mitrovices , nderkaq Lugina e Presheves ti bashkohet Kosoves dhe Kosva bashkohet direkt me Shqieprine —-
      –Vetem ne ket menyre mbyllet pergjithmone muhabeti me Serbine dhe seicili shikon punnen e tij

      Reply to this comment
      • Sokoli January 17, 22:16

        O Raimond, kokkrat e injoranteve si puna jote marrin keto lajme trashe trashe dhe prandaj behet politika midis ketyre vendeve corap dhe ka gjithmone rremuje e kushtrim per lufte se ka shume si puna jote. nuk mund te negociohet mitrovica dhe veriu i kosoves me presheven o injorant se eshte sikur te negociosh te te jap nje are ne veri per te me dhene ate ne perendim kur te dyja jane te miat. ne veri serbet jane shumice sot po jane te ardhur nuk i kane tokat e pronat e tyre. presheva e zonat e tjera shqiptaret jane autoktone. pastaj pse duhet me patjeter te jene te ndare. fare mire ata serbe te veriut mund te jene minoritet etnik ne kosove dhe me te drejta legjitime si dhe shqiptaret e presheves dhe shteti serb ti trajtoje me te drejtat e barabarta dhe cfare u takon me ligjet nderkombetare. po kjo su pelqen serbeve se e dine qe nuk jane ne gjendje te komunikojne si njerez dhe te lejojne minoritetet me te drejtat e tyre te plota brenda serbise.

        Reply to this comment
  2. KingBardhyl December 24, 16:00

    Sali Berisha nuk eshte anti kombetar. Ai eshte kombetar per serbet, i ka mbrojtur shume mire interesat e tyre.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi December 25, 00:56

      “Kam kërkuar falje dhe më kanë kërkuar falje”,- thotë Tadici !? Në cilat vite ishte president Tadiçi ? Kush është “ai shqiptar” që i ka kërkuar falje? Përse? Unë s’di që shqiptarët e kanë të nevojshme të kërkojnë ndjesë ndaj sërbëve!? Shqiptarët nuk e kanë sulmuar ndonjëherë sërbinë? Përkundrazi? Kush dhe përse ju ka kërkuar falje sërbëve? Duhet investiguar? E ka kërkuar “faljen” hapur dhe zyrtarisht apo fshehurazi ? Çudi ! Tung!

      Reply to this comment
  3. petja December 25, 17:24

    per te lare mekate ndaj kosoves serbise i duhet te leshoje shume pe dhe shume pendese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim