Tahiri – Alibeajt: Familjari yt ka vrarë një njeri…

October 21, 2017 11:53

Tahiri – Alibeajt: Familjari yt ka vrarë një njeri…

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës që kërkoi nga Kuvendi të rrëzohet kërkesa e Prokurorisë dhe të mos e lejojnë autorizimin për arrestimin e Tahirit, ka pasur replika dhe debat në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandatave

Alibeaj: Kohën e mbrojtjes e ka konsumuar avokati. Para disa ditësh, klienti juaj ka dalë në këtë seli, në cilësinë e deputetit dhe ka shprehur opinionin e tij mbi ngjarjet. Refuzoi çdo lloj privilegji dhe imuniteti dhe donte që hetimi të shkojë deri në fund për të shkuar tek e drejta. Mesa kuptoj unë në atë moment vullneti ka qenë që refuzon imunitetin. Pra nuk donte mbrotje nga kërkesa. Tani kë të marrim për të vërtetë?

Tahiri: Në fakt nuk kam asnjëlloj tundimi për t’i impresionuar apo për t’u vënë në provë nëse dua të hetohem apo jo. Unë do jem këtu dhe nuk do të lëviz asnjë sekond derisa të dalë e vërteta. Të hetohet nga cilido prokuror që të dalë e vërteta. Unë do kërkoj që të dalë në dritë pa anjëlloj hezitimi. Unë do kërkoj çdo provë, ama do refuzoj sa të kem frymë çdolloj skenari politik të llumit apo të rrugës, që të më verë mua pesha të pa merituara, apo të padrejta mbi shpinë.

Alibeaj: Pyetja ime është kjo, ju keni thënë në konferencën për shtyp, që nuk doni të mbroheni me imunitet. Çështja është me apo pa imunitet?

Tahiri: Unë jam i gatshëm të hetohem dhe të bëj gjithçka për të vërtetën dhe të mbaj përgjegjësi për çdo veprimin timin, por unë kërkoj prova. Ju nuk mund të më kërkoni të më arrestoni se dy banditë thonë në muajin e dytë të punës time, se unë bëj 5 milion në muaj. Kërkoj prova për çdo veprim, që ju, prokuroria mendon se kam shkelur ligjin në çdo mënyrë. Por nuk pranoj që të shkoj në burg për një vepër të bërë nga dy kushërinj të largët. A do të shkoje ti në burg sepse një familjar i yti ka vrarë një njeri dhe ti e ti këtë. A do të pranoje ti? Unë as standardin të bëj lavire prokurorët nuk e bëj. Unë kam standardin për të qëndruar përballë deri sa të dalë e vërteta.

Alibeaj: The që s’ka prova, e përdorur politikisht madje. Po nëse është kështu përse nuk shkoni para gjykatës? Pse nuk e bën ti këtë?.

Tahiri: Unë jam gati të më rrini nga prapa 24 orë, të bëj gjithçka, por pranga politike në duar nuk pranoj.

October 21, 2017 11:53
Komento

8 Komente

  1. Arber I October 21, 12:01

    …. Tahiri nuk ka pse te shkoje si cjapi te kasapi ne duart e Trustit te Geshtenjave te Tropojes. Nuk merret neper kembe nje deputet i Kuvendit te Shqiperise se paska thene keshtu e paska thene ashtu, por ne baze te provave ligjore.

    Reply to this comment
  2. Une, Lubonja. October 21, 12:20

    Eshte Berisha-Meta konspiracionistet! Prokuroria eshte ne sherbim te mafias! Keta prokurore kane bere shiun dhe diellin token dhe ajrin! Keta e kane vendin ne burg!

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 21, 12:54

    KRIMINELI SAIMIR TAHIRI SI AL KAPONE NE SHBA

    Al Kapone ne Cikago kur u gjend GAFIL perpara gjykates dhe kur e kuptoi se trupi gjykues i paguar nga ai ishte ndryshuar totalisht filloi te kercenonte me jete Prokurorine dhe Hetuesin Federal Eliot Nes me nje arrogance te papare deri atehere dhe si perfundim federalet e rasen ne burg duke e derguar ne Alkatraz te San Franciskos vetem per mospagim taksash, sepse Al Kapone kishte ngritur Perandorine e tij te Krimit dhe ishte kujdesur qe te mos linte asnje prove nga pas.

    PSE NUK E HEQ VETE IMUNITETIN E TIJ VULLNETARISHT SAIMIR TAHIRI, POR KA ANGAZHUAR NJE AVOKAT TEJET TE SHTRENJTE QE E PAGUAN ME LEKAT E DROGES?

    Pse deklaratat e tij te njepasnjeshme jane kaq kontradiktore dhe njehere eshte gadi t’i dorezohet Drejtesise dhe me pas fshihet pas avokateve qe i paguan me thase me leka.

    PO EDHE FULLAN KUSARI RA NE BURG DHE ME PAS DREJTESIA E EDVINIT E NXORRI TE PAFAJSHEM?

    Pse nuk nenshtrohet Saimir Tahiri si Fullan Kusari kur eshte i bindur ne pafajesine e tij? Cirku apo estrada qe po luhet me fansat e tij qe e duartrokisin pas cdo seance kete kriminel masakrues te familjes se Komisarit te Policise se Vlores duhet te ndaloje urgjentisht,

    sepse:

    KJO GJE ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES.

    Reply to this comment
  4. rimi October 21, 13:59

    Imagjinoni sikur qverisjen ta kishte Partia e Dallkaukeve(pd) se ç’fare e priste te gjorin Tahiri qe si e gjithe e majta ka gabimin kryesor se kur ata gjenden ne opozite jane te nenshtruar qe te futen ne biruce nga kryebanditi Berishe,ndersa kur gjenden ne pozite ata behen pernjehere tolerante,harrojne te shkuaren,nuk ndeshkojne kerkend per krimet qe mbartin mbi supe dhe ja vjen çasti qe edhe pse jane ne pushtet ata kercenohen per burgosje!Kujdo i shkone mendja se Dhalla,Vishua e te gjithe lakenjte jane ne sherbim te perandorise qe i perdor per trafiqe,vrsje pilitike,burgosje e per imunitet u jep nofkat,”burre shteti”,”yll ne ngjitje” apo i vesh me petkun e presidenteve si Like floririn i cili dhe nese i shpetoi drejtesise qellimi eshte qe sot te beje pazare te pista me te shkuaren e erret e te inkriminuar ne siglen ‘dhjemokraci kineze”!Nje gje eshte e sigurte kush eshte sulmuar nga kryekrimi Sali eshte i paster moralisht e politikisht!Ndaj jam e mbetem i bindur qe Saimiri po te qe llum i politikes minimumi de te bashkepunonte me mafjen politike qe edhe pse eshte ne opozite drejton pushtetin paralel nepermjet levave qe kur s’ka per ti dorezuar !Me thoni ku ka futur hundet parandoria e ka ndertuar shtet demokratij(ne te gjitha shtetet luftera civile e vellavrasese)me thoni ku ka shkelur kemba e xhandari e ka mire bari (perveç bimve narkotike per te furnizuar mercenaret qe luftojne per nenshtrimin e gjithe vendeve te vogela te pavarura)!Ja pra perse Saimir Tahiri duhet te futet ne burg ne fund te mandatit te kryeprekurorit PD-ist,duke bere te mundur zgjdhjen e nje prokurori perseri te dale nga zyra Berishjane per te mos leshuar kurr dretesine e per te mos u shpene asnjehere perpara dyerve te gjyqit familja kriminale qe mban sot peng nje vend me lloj lloj makinacionesh!

    Reply to this comment
    • Fierakja October 21, 18:09

      Alineaj exhte nipi I Isa Toskes, kryebanditit dhe kolabarocionistit te fashisteve, vrasesit, kriminele perdhunuesit,qe ka pergjakur Myzeqene. Krimet e tij akoma nuk Jane harruar.. Alineaj nuk e konsideron vrasjen veper penale.. por quan prova trafikun e influences se ça llumrave…”skiftereve” te Babices

      Reply to this comment
  5. MH October 21, 15:14

    Intelektual.
    Me shembullin qe jep,te bind se nuk e njeh aspak Alkaponen.Por ke inercin per tu fute ne cdo artikull si vemje.Cka len te kuptohet se je jashtqitja nga bumatricja e bithes te nji ordinerit.Cka po due me thane:Intelekti i juaj asht barazi me fekale.

    Reply to this comment
  6. Fierakja October 21, 18:10

    Alineaj exhte nipi I Isa Toskes, kryebanditit dhe kolabarocionistit te fashisteve, vrasesit, kriminele perdhunuesit,qe ka pergjakur Myzeqene. Krimet e tij akoma nuk Jane harruar.. Alineaj nuk e konsideron vrasjen veper penale.. por quan prova trafikun e influences se ça llumrave…”skiftereve” te Babices

    Reply to this comment
  7. KORÇARI October 21, 23:20

    [email protected], MAFIOZ ËSHTË AI SALA YT,, DHE META GJITHASHTU, PËRSE NUK ARRESTOHET AS META AS SALA DHE AS LULUSHI ????
    O IDIOT PO SI ËSHTË E MUNDUR TË KËRKOSH ARRESTIMIN E DIKUJT VETËM E VETËM SE I PASKAN PËRMENDUR EMRIN DISA KRIMINELË ????? PA PROVA PA ASGJË, PASTAJ TAHIRI NUK ËSHTË NË NDJEKJE PENALE AS NGA ITALIA, ME ÇFARË AKUZE DO TË ARRESTOHET, ME ÇFARË FAKTESH, PO HETIMET A JANË BËRË DHE NGA KUSH, PO PROVAT E MBLEDHURA NGA HETIMET KU JANË ???? NË FUND DO TË DALË QË KJO ËSHTË NJË SHASHKË E HEDHUR NGA META BERISHA BASHA PËR TË SHPËTUAR LEKURËN E TYRE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*