Tahiri apelon masën e ‘arrestit shtëpiak’, vendimi më 28 maj

May 23, 2018 10:33

Tahiri apelon masën e ‘arrestit shtëpiak’, vendimi më 28 maj

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt, ka apeluar ndaj masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Seanca në Gjykatën e Apelit ndaj tij do zhvillohet në datën 28 maj, në orën 13:30.

Tahiri ndodhet në ‘arrest shtëpie’ që prej datës 12 maj.

Tahiri është njohur me këtë vendim më 15 maj, duke dalur para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia e konsideroi ekstreme masën e dhënë, duke thënë se nuk ekziston nevoja e sigurimit.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ‘arrest me burg’ ndaj Tahirit dhe e ka apeluar masën ‘arrest shtëpie’.

s.a/dita

May 23, 2018 10:33
Komento

2 Komente

  1. fteri May 23, 11:39

    Tahirit dhe Xhafës po u bien më qafë kot Berishajt dhe Lulashët e Ilirët së bashku me Munika k .!….

    Këto kan kryer një mal me krime për vete të faktuara dhe të provuara katërceprisht dhe nuk kan dalë para ndonjë gjykate ,dhe kan fytyrë të akuzojën dy ministrat e brendëshëm më shembullor në 27 vjet demokratoshkërdhatësi pa fakte,kërkojn mushkën ta bëjn me barrë. Si mund të mbajnë me arrest shtëpiak Sajmir Tahirin pa fakte ,kur S.Berisha ,L.Basha,I.Meta pushkatuan katër qytetar në bulevard të faktuara me zë e figurë ?

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro May 23, 11:41

    Pak si e çuditshme, nga ministri me i suksesshem ne arrest shtepie, keto ndodhi vetem ne Shqiperine qe kerkon te hyje ne Europe!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*