Tahiri: Berisha e drejton gjyqësorin nga zyra e Argitës

Redaksia Online January 31, 2013 13:40

Tahiri: Berisha e drejton gjyqësorin nga zyra e Argitës

Berisha e ka kapur gjyqësorin prej fyti dhe e drejton nga zyra e vajzës së tij. Kështu është shprehur sot në Kuvend deputeti socialist, Saimir Tahiri, i cili u shpreh se sot shqiptarët janë më të pasigurtë, më të varfër dhe pa drejtësi. Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha, Tahiri u shpreh se në ai nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje të ndershme.
“Ti nuk ke bërë asnjë palë zgjedhje të ndershme. Nxit familjen tënde për sekserllëqe e trafiqe, dhe për të manipuluar ato po përdor paratë e vëna mënjanë”, tha Tahiri.

Sipas deputetit socialist, maxhoranca jeton me iluzionin se do t’i fitojë zgjedhjet, por koha që na ndan nga 23 qershori janë ditët e fundit të saj në pushtet.

“Premtove drejtësi, por e ke kapur gjyqësorin nga fyti dhe e drejton nga zyra e vajzës. Kush si ajo mund t’i kërkojë një biznesmeni 3 mln euro vetëm që t’i japë në shkëmbim firmën e babait. Qytetarët nuk gjejnë drejtësi, rropaten dyerve të gjykatave me para nën dorë për të blerë drejtësi. Premtove luftë kundër korrupsionit, tani e ke kthyer në të vetmen mundësi të qeverisjes. Sot jeni në 100 ditët e fundit të qeverisjes. Mos t’ju gënjejë mendja që do i shmangeni humbjes, dëshpërohuni akoma më shumë, frikësohuni se jeni super të humbur. Hesapet kryeministri, ministrat e secili prej jush që ka guxuar të vërë dorë mbi pasurinë e shqiptarëve, do i lajë më 23 qershor”, theksoi Tahiri.

Redaksia Online January 31, 2013 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*