Tahiri dhe prokuroria do të apelojnë vendimin e gjykatës

May 13, 2018 15:11

Tahiri dhe prokuroria do të apelojnë vendimin e gjykatës

 

Pothuajse të gjithë paraditen e së dielës, ish-ministri i Brendshëm qëndroi atje, pasi banesa e tij gjendet pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet.

Kafe, cigare, biseda në celular dhe rileximi i vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda ishin veprimet e ish-ministrit, të cilit tashmë i është kufizuar liria, shkruan Top Channel.

Vendimi i gjykatës pritet të apelohet në fillim të javës nga avokatët e Sajmir Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie, por edhe nga prokuroria, e cila kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi i zbardhur i gjykatës nuk është bërë publik për mediat, ndërsa burime nga organi i akuzës pretendojnë se prokuroria ka paraqitur fakte dhe prova të reja, bazuar në disa letër-porosi.

Nga ana tjetër, përfaqësues pranë ish-ministrit Tahiri thonë për Top Channel se, përveç deklarimeve të shoferit të ish-ministrit dhe deklarimeve të ish-zv/ministres Elona Gjebrea, në kërkesën e prokurorisë nuk kishte asgjë të re.

Masa “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm u caktua si person i dyshuar për trafik narkotikësh në bashkëpunim me grupin e njohur Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

a.s/dita

May 13, 2018 15:11
Komento

3 Komente

  1. republika fuckambasadoriale e Salbanise May 13, 16:02

    Habitem sa pasive qendrojne shqiptaret e vertete para nje skenari te lexueshem makartist “made in rajerson-berisha 1993” ku kryeopozitari i majte socjalist u arrestua atehere si BIN LADENI per 100 dollare te ndihmave italiane..kurse Lu Basha gje vodhi mbi gjysem miljardi dollare dhe vrau kater protestues u shpall nga governori ilegal Arvizu …Yll ne ngjitje..
    .
    E njejta gje sot..

    Nga zgerdhimja e Rajersonit ne 1993 kur u arrestua Nano po shohim ngerdheshjen e Donald Luse..
    .
    Ne nje kohe qe nga Izet Haxhia po dalin tonelata krime te juntes kriminale berishiste..shohim antidipllomatin Lu qe po mundohet ti barazoje me disa kilogram gabime te Tahirit
    .
    Edhe pse Fatos Nanos i vjen turp qe ti kujtosh kete deklarate ne 1993 me poshte..ai ka thene nje te vertete absolute
    ……..
    ….Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit.
    Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e tmerrshme:
    .

    “…Diplomate te tipit Hill dhe Rajerson, pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dh jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet”.

    .Turp per dipllomacine euroatllantike me ne krye gaztorin kripto-berishist Donald Lu qe po tallen me ate popull si kapiteni Xhon te Fermave e Kafsheve te Orwellit..
    .
    Turp per 250 mije shqiptaret e Amerikes qe nuk bejne nje oponence atdhetare ndaj ketyre makartisteve-elezbiberiste dhe nazi-lulbashisteve qe ja kane kalur dhe hitlerit qe nuk vriste viktimat dhe i shurronte si Sali Satanai..burri i shtetit i fame keqit Arvizu….

    Pse kjo politike kaq antiamerikane nga nje pseudo-ambasador amerikan ?

    .

    Reply to this comment
  2. Merqez Katunari May 13, 16:44

    Sa po “vuan” i shkreti tahiri ka dal ne ballkon po shijon natyren. Do dali i pafajshem dhe do demshperblehet si fullani me shoke. Cohu enver nga varri se ti ua shtrengoje rripat ketyre pis milet politikan

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic May 13, 20:05

    Po si ka munmdesi te ndalohen nje person pa vendim te Prokurorise.!
    Kjo me duket e habitshme.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*