Tahiri: Do ringrihemi! Herët më shumë se vonë

June 12, 2018 19:08

Tahiri: Do ringrihemi! Herët më shumë se vonë

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook” u ka kushtuar një pasazh të shkurtër pjesëtarëve të Partisë Socialiste, teksa ka treguar se ndihet më shumë se kurrë socialist.

Ai shkruan se në 27 vite është njohur me shumë persona e figura politike që ua ka ndjerë realisht mbështetjen.

Ndër rreshtash, Tahiri shprehet se dita e “ringritjes” do të vijë shumë shpejt, dhe kjo vetëm për t’u mos përkulur përpara drejtësisë.

Postimi i plotë i Saimir Tahirit

Nga 27 vjet, kam jetuar pak më shumë se gjysmën e tyre mes shumë burra e gra, të rinj e të reja në PS.

Disa nuk jetojnë më, të tjerë jeta u ka hapur rrugë të reja, shumë janë ende e shumë bashkohen.

Kam pasur privilegjin të njoh shumë, të flas, të debatoj e mbi të gjitha të ndjej mbështetjen e shumë prej tyre në çdo moment. Akoma më shumë sot.

Momente të vështira ka gjithmonë, jeta ma solli ta kuptoj shumë mirë këtë.

Ka plot të tjerë që kanë parë e shohin keq e më keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Herët, më shumë se vonë. Për gjithçka nuk bëmë dot, e gjithçka duhet të bëjmë për të mos u përkulur para padrejtësisë.

Për të dobëtin që do zë, të varfrin që do një shans, të mundurin që do drejtësi, të pastrehun që do shtëpi, të papunin që do punë, të aftin që do meritë, të gjithë në Shqipërinë tonë, 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e rradhës.

Gëzuar!

s.a/dita

June 12, 2018 19:08
Komento

4 Komente

  1. Futja kot June 12, 19:17

    … vijimi i postimit do të ishte: Për drogmenin që do drogë, për të paaftin që do lekë, për maskarain që do …, do të ringrihemi!!! Që sot, RiNgjallja do të quhet RiNgritje, kujt nuk i ngrihet të mos kërkojë asgjë, aspak, askund, por të marrë të tijët dhe teshat e të turret rrugëve të botës … Palaçoja mbetet PALAÇO!!! Dhe ja ku e keni, të paturp, të pafytyrë, të pangopur, të paaftë, bukëshkalë të këtij vendi që ende i mban mbi supe …

    Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem June 12, 19:28

    Po ne nuk kemi rene qe te Ringrihemi.
    Ne kemi Rilindur, ne jemi shume larte nen udheheqjen e Liderit Suprem, Lartgjatesise se Tij shokun Edi Rama.

    Reply to this comment
  3. Kopshtari June 12, 19:50

    Gezuar socialisteve dhe Saimirit. E drejta vonon por s harron.
    Ata qe e liga u perpoq ti uli pa te drejte, do te ngrihen me lart se çkan qen ndonjehere.

    Reply to this comment
  4. Spinoza June 13, 10:28

    Tahiri eshte njeriu i perendimit veproi me shume profesionalizem ne dy raste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*