Tahiri i PDIU: Nuk e braktisim Kuvendin. Nuk bashkëpunojmë me Ramën

October 17, 2013 18:56

Tahiri i PDIU: Nuk e braktisim Kuvendin. Nuk bashkëpunojmë me Ramën

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka folur për vendimin e partisë për të mos braktisur punimet e Kuvendit. “Nuk i braktisim punimet se parlamenti është tempulli i debatit”, shprehet Tahiri.

Lidhur me pyetjen nëse ka pasur debat mes PD-së dhe PDIU-së për këtë vendim Tahiri bën të qartë se, ai është deputeti i PDIU-së dhe vendimet e tij nuk varen nga vendimet demokratëve.

“Po ju them se unë jam deputet i PDIU-së, jam përfaqësues i komunitetit çam, pse jo edhe atij vlonjat, dhe unë do të vij në parlament për të bërë opozitë. Do të jemi të pranishëm në çdo seancë. Nuk e braktisim parlamentin. Sepse kjo është njësoj sikur t’i thuash dikujt mos shko në punë”, tha deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri.

Sa i takon mundësisë për bashkimin me mazhoracën, ai ka rrëzuar një gjë të tillë duke sqaruar se PDIU do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

 

October 17, 2013 18:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*