Tahiri kërkon vendosjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve me shpatulla pas murit

November 11, 2015 11:12

Tahiri kërkon vendosjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve me shpatulla pas murit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli gjerë e gjatë për sigurinë publike, duke mos lënë pa përmendur këtu projektin e vendosjes së kamerave nëpër pallate.

Duke prezantuar nismën e re ligjore për sigurinë publike, Tahiri tha se ajo synon që të rrisë më tej sigurinë për qytetarët.

Ministri preku edhe çështjen e korrupsionit, duke deklaruar se gjyqtarët duhet të vendosen me shpatulla pas murit. Të njëjtin fat duhet të kenë edhe prokurorët, tha ministri.

“Nga vendosja e masave konkrete do arrijmë të ndalojmë korrupsionin në nivelet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ti vëmë me shpatulla pas murit, të ndalim pandëshkueshmërinë e të ndihmojmë më të varfrit”, theksoi ai.

Me anë të këtij ligji, ministri tha se ndahet barra e përgjegjësisë për ngjarjet e paligjshme.

“Droga të forta konsumoheshin në vende të caktuara në lokale nate, ky një problem i madh por askush nuk kujtohet që ai lokal paguan shuma marramendëse për sigurinë nëpërmjet një policie private që dështoi të bënte detyrën e saj. Në qoftë se barra e sigurisë do ndahej njëherë më qytetarin, njëherë më shoqërinë e ruajtjes, njëherë me pronarin, do shmangte shumicën e ngjarjeve kriminale. Pra të gjithë duhet të bindemi se siguria është një sipërmarrje e përbashkët”, sqaroi ai.

Ministri përmendi edhe sukseset e arritura në këto dy vite, duke nënvizuar se krimet kanë pësuar ulje. Madje, përmendi sektorë të veçantë si vjedhja e automjeteve, ku ulja e grabitjes së tyre ka rënë me 53%. /Dita/

November 11, 2015 11:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*