Krimet e Rënda thërrasin në Prokurori shoferin e ish-ministrit Tahiri

May 8, 2018 10:33

Krimet e Rënda thërrasin në Prokurori shoferin e ish-ministrit Tahiri

 

Shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është thirrur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillohen për ish-ministrin e Brendshëm.

Kjo është hera e dytë që Gentian Caka thirret në  Prokurori për tu pyetur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe mbështetje të organizatorëve për trafik droge.

Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro.

Pak ditë më para Tahiri dorëzoi edhe mandatin e deputetit, duke thëne se është i lirë dhe mund të hetohet si një qytetar i thjeshtë.

l.h/dita

May 8, 2018 10:33
Komento

1 Koment

  1. AM May 8, 10:52

    Do te marrin nje brisk ti rruajne topet. Po pati pergjegjsi per mbjelljen e hashashit duhet ministrat e brendshem qe para ketij te futen nje per nje ne site, se hashashi kishte mbush fushat driten per djell dhe ish kryeministri jo vetem qe zdonte tja dinte, por deklaronte qe e kishin bere hallall diku atje ne Lazarat si zgjidhje politike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*