Tahiri me nxënësit në Durrës për trafikun rrugor

May 11, 2016 15:44

Tahiri me nxënësit në Durrës për trafikun rrugor

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mori pjesë një aktivitet me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në qytetin e Durrësit.

Synimi i këtij takimi ishte njohja e nxënësve me rregullat e qarkullimit dhe edukimi i tyre për të respektuar rregullat e trafikut rrugor, si një element kyç për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Duke u ndalur tek masat ndëshkuese për shkelësit e rregullave të qarkullimit, ministri theksoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë njëlloj për të gjithë. “Shqipëria e fëmijëve është gjithmonë më e mirë se Shqipëria e të rriturve, ndaj na duhet edhe ndihma e nxënësve për një Shqipëri më të sigurt”, u shpreh Tahiri.

Në këtë aktivitet ministri Tahiri shoqërohej edhe nga Drejtori i Qarkullimit Mitat Tola, cili bëri edhe një prezantim të rregullave të sigurisë rrugore për nxënësit si semafori, kalimi në vijat e bardha, shenjat e policisë rrugore, rripi i sigurimit etj.

Në fund të takimit, nxënësit kanë marrë pjesë në një demonstrim konkret të zbatimit të rregullave të trafikut, të shoqëruar nga specialistët e policisë rrugore.

May 11, 2016 15:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*