Tahiri: Në çdo vend tjetër do ish më e lehtë për të kapur vrasësit e Santos

September 4, 2014 21:28

Tahiri: Në çdo vend tjetër do ish më e lehtë për të kapur vrasësit e Santos

“Ata qe vrane Santon e zgjodhen jo pa shkak vendin dhe mënyrën. Eshte e veshtirë shume per ta zbardhur. Kemi nevoje per pak fat – ka thënë ndër të tjera sonte në emisionin Debati ne Channel One me gazetarin Roland Qafoku, ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

“Hetimet jane te veshtira. Kam kerkuar ndihme nga partneret e huaj. Ne grupin e hetimit ka edhe te huaj. Po perdoren metoda bashkekohore – është shprehur ministri.

Ai tha gjithashtu se “mungonte cdo lloj informacioni paraprak”

“Nuk me mori Santo ne telefon. Policia veproi korrekt pas vrasjes. Mos bini ne gracken e legjendave urbane. Ne çdo vend te botes do ishte shume me i thjeshte zbulimi. Ketu mungojne shume gjera dhe akuzojme policine perse nuk e ndoqi…” – tha Tahiri.

September 4, 2014 21:28
Komento

25 Komente

  1. Safa September 4, 21:58

    Po thuaje cfare mungon ketu qe ta dime dhe ne. Kaq e zorshme eshte te kete nje helikopter ne gatishmeri dhe struktura qe bashkepunojne ne menyre te rrufeshme?Mjafton nje radio dhe njerez ne krye te detyres, asgje me teper.Shkurt disipline.

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati September 5, 06:17

      Ky eshte minister toatalisht i pa afte dhe duhet shkakruar

      Vrasja e Santos ishte ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes–Dhe nuk jane justifkime ato qe jo policia nuk kishte nafte per motorin dhe e la ne mes te ruges .Aty duket qe polici ka qene bashkepuntor

      Pastaj c’eshte kjo polici pa helikopter –Nje helikopter me dy vende kushton reth 50 mij dollare –Perse nuk e blejne nje helikopter dhe ta kene ne gadishmeri qe sapo marin nje lajmerim ngrihet helikopteri dhe direkt kriminelet nuk kane ku te shkojne se helikopteri te mban nen vezhgim–Aq me teper qe ne kemi qytete te vogla fare …

      Ky minister duhet hequr , dhe te behet raktike qe nqs ndodhin krime te tilla mafioze dhe policia e shtetit nuk eshte ne gadishmeri aspak –Atehere masa e pare duhet te jete shkarkimi i Ministrit te Rendit dhe pastaj policet qe nuk kane vepruar te ndiqen penalisht …..Dmth qe vendin e punes ta gezoje vetem ai qe eshte i afte si drejtues , jo miku e shoku

      Ndryshe do na mbysi krimi mafioz …..

      Reply to this comment
  2. Xhib Gazepi September 4, 22:09

    Sikur ta dija se keshtu do te ndodhte… Se mos keni zbardhur ndonje vrasje te veshtire ju ose ata qe ishin para jush? Me thoni nje dosje te vetme, nje per be, nga vrasjet e bujshme me impakt te forte ne publik, qe eshte zbardhur? Qofte edhe nje te vetme!!!
    Duke filluar qe me Abaz Ullirin, e deri me sot, asnje vrasje e ketij profili nuk eshte zbardhur. Dhe kjo nuk ka ndodhur se nuk keni mjete, mundesi, pista… perndryshe pse quheni “Polici e Shtetit”, por nuk keni dashur, i keni patur duart e lidhura, keni marre urdhera politik, mafioz, kriminal, joligjor per te fshehur hetimet, per ti devijuar ato. Sepse i vdekuri nuk ka goje te flasi, ndersa te gjalleve u gryen frika ne palce nga mafia me e pashpirte qe ka njohur Europa.
    Lista me emrat e personave te vrare, qe vrasja e tyre nuk eshte zbuluar kurre eshte shume e gjate, afersisht 500 vrasje.
    Ju keni zbuluar vetem; vrasjet ne kushtet e flagrances, vrasjet per gjakmarrje, vrasjet per motive xhelozie, ceshtje nderi, vrasje per motive te dobta, vrasje nga pakujdesia dhe.. vetvrasjet.! Asnjehere te vetme nuk u afruat tek vrasjet me sfond mafioz dhe te profilit te larte. Une kam mendimet e mia pse nuk e keni bere kete, por nuk do ti them publikisht. Me ju si minister, asgje personale, por e kam me Policine e Shtetit, dhe te gjithe Kryeministrat e qeverive shqiptare. Ju ose jeni totalisht te pa afte dhe debila, ose jeni te bashkpunetor te atyre qe japin urdhera per “likfidime” te tilla. Ku eshte morali ketu? Ai (morali dhe ligji) me siguri nuk jeton ne Shqiperi!

    Reply to this comment
  3. SEKRETARJA ..me floke te palara September 5, 00:46

    Ne cdo vend te botes nuk ka Fullhajna , ne cdo vend te botes ata si
    Burgaj vene direkt ne burg
    ne cdo vend te botes ,ata qe si puna jote votohen nga 1 mil njerez {kokepalar} ngrene kartonin per hetimin e Fullhajnave ,ne cdo vend te botes Ministri i brendshem
    kerkon prova ,jo fat
    rrezon qeveri e pushtet .Ne cdo vend te botes ,per nje bankier ,nuk kerkohen vrasesit ne rruge ,ata jane thjesht ekzekutues ,kerkohen te transaksionet bankare , te kta “hajdutet” qe vetedenancohen duke na thene qe i lane leket ne …lojrat e fatit ..po a nuk i mbylle ato ti ???

    Mblidh ca gjoba Saimir ,kap dhe ata qe i gjen te shtepia mbasi kane vrare komshiun per gardhin ,gruan per lemoshen ekonomike , dashnoren qe se gjeten te virgjer …
    kaq arrin ti mor rrrilindas
    Kaq arrin qeveria jote , tritol me demshperblim ,burg per ata qe ndertojne ne truallin e tyre
    ndonje komisar me ca pushkatime mbi shpine por me certifikate penale te paster …thuaj asaj idiotes qe ke zedhenese qe nuk ka ligj per denimin e krimeve komuniste , cdo 20 dite nderro kupolen si Kadri Azbiu , mos ler me tv dhe gazete pa dale …dhe rrofte partia

    ty do te merrte Santo ne telefon ?? ik mor kalama me kollare , se dhe per ca muaj do behesh personazhi nr 1 i Antenes …do ja kalosh dhe Mulit …
    Andej nga Dugagjini tymos ndonje gje …do te japi ca me shume kuraje .

    Reply to this comment
  4. Berti September 5, 04:08

    Po si te levizi nje motor pa targa tre dite te turinjte e atyre barkderrave qe qelben era raki dhe drejtojne trafikun,normal qe mungojne shume gjera?!

    Reply to this comment
  5. Andreas September 5, 07:37

    Te na falesh o Tahir qe nuk te beme dot minister rendi ne Gjermani apo Sh.B.A, ku mund te zbuloje te gjitha vrasjet, po kaq patem ne dore, te te benim minister rendi thjesht ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • Beni September 5, 11:03

      I madh! Kjo qe the vlen dhe per Edi Ramen.

      Greket thone nje shprehje te bukur” Me kapelen qe pata, te pershendeta, ndaj mos te vije keq se kapelja ishte e grisur”.

      Reply to this comment
  6. Mark uk September 5, 07:54

    Eshte lehtesisht per tu zbuluar sikur kjo vrasje te mos drejtohej nga nje dore e fort ne shtet.Vetem shifni se per cfar u muaren te dhanat e bisnesit nga deputet te PS me Spartak Brahon ne krye e gjindet si ai dhe 12 bisnemen te tjer te vrar ne ket vite.Ju vetem kerkoni te lani duart si Pilati .

    Reply to this comment
  7. labinot September 5, 09:06

    I ati Fullanit dhe i ati Santos kane bere krime makabre,kur kane punuar ne sigurim.

    Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi September 5, 09:27

    Pse nuk sjell një vënd tjetër në vënd të Shqipërisë për t’i zbuluar krimet kollaj mor z. Tahiri ??? Ose të paktën sill një qëndër kryeqyteti si ajo ku ndodhi vrasja? Më duket shumë infantile intervista juaj? Më trëmb e ardhmja e rendit në Shqipëri ??? Tung!

    Reply to this comment
    • Pellazgu September 5, 09:51

      @Pëlumb zaimi

      Hahahahahaha :’( :’( :’( :’( :’( :’(

      Koment i përkryer, për një intervistë, – siç thua, – infantile.
      Ku ka rënë ky vend!
      Po ka burra dreqi mori, përse të qeveriset nga qurrashët naivë???

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi September 5, 13:20

        Pellazgu? Faleminderit dhe mirënjohje për konsideratën! Por dua t’ju them diçka: Lenini thoshte,- ushtria dhe policia për shumë arsye “është lojë kalamajsh e marrë seriozisht”? Këta e marrin ushtrinë dhe policinë seriozisht por e mbushin me kalamaj ??? Kush ka të drejtë? E kam thënë qysh në fillim te qeverisjes rilindase se një mendje e ndritur e njerëzimit ka thenë se “kur bën një gabim në strategji,rrallëherë iu shpëton pasojave” dhe në këtë kontekst kam vazhduar,- ” Ju z. Rama po bëni një gabim strategjik me emërimet ministrore? Ju po i hiqni kryq parimit universal të pazvëndësueshmërise se eksperiencës (theksoj,-eksperiencës,përvojës) njerëzore!? Dhe ja,-pasojat? Më duket se e kam pasur drejt? Si thoni Pellazgu ? Nderime!

        Reply to this comment
        • Pellazgu September 5, 17:33

          @Pëllumb zaimi

          Shumë, shumë drejt Pëllumb!
          Madje do shtoja se rasti në fjalë është më domethënësi, që për strategjibërësin të vlejë shprehja e gjithëditur:
          “Drejtues i mirë është ai që zgjedh vartës dhe këshilltarë të mirë.”

          Reply to this comment
  9. Laveri September 5, 10:32

    Ti nuk je i zoti te vendosesh rend me nje popull 3 milione banore , ku çereku jane spiune , dhe me shpejt e marrim vesh ne ne rruge kush e beri krimin dhe per çfare, se sa policia jote

    Reply to this comment
  10. aldo September 5, 11:25

    Domethene qe ti je nje zagar qe vetem leh sepse per vrasjen e Xhindit ne malesi thoje se PD nuk don te zbuloje vrasesit kurse ti ne mes te Tiranes me kamera thua se eshte e veshtire .Po eshte e veshtire sepse e keni vrare ju. Rilindje pordhesh

    Reply to this comment
  11. lisi September 5, 11:51

    Do zoti dhe vrasësit shkojnë e dorëzohen vetë në polici ! Këtij i thonë Fat!

    Reply to this comment
  12. labinot September 5, 12:07

    Kjo deklarate cfajesuese e Tahirit ka nevoje per nje karikature ne rubriken Gjeni dicituren:Tahiri ne postbllok,ne rolin e policit dhe dy vrasesit me motociklete,duke i ardhur verdalle–A,na kap dot,?Gjeje se kush jemi,po ta mbajti!

    Reply to this comment
  13. turi September 5, 12:24

    Kur duhen shume gjera dhe nuk i ke o minister,mbaj ata police aty ne xhirro mos i nise maleve e prenjeve per 5 rrenje ashash. Lerini dhe ata fshataret e varfer te bejn na 1 lek te vogel,se 1 fshatare nuk eshte krime i organizuar. Krimi i organizuar eshte klani,abc qe u kape dhe ju te rinjeve per hunde dhe po treqe hoshe. Na premtuat njerzit do ndeshkohen,dhe nuk e kishit llafin per hallexhinjte po per kokat,ku jane kokat z minister. Mos mendoni se shqiptaret u votuan per te sjelle ju lumturine e madhe ne shqiperi o jo,shqiptaret u votuan per te ndeshkuar te keqen ne shqiperi dhe e mira vine vete pasaj.KU ESHTE 21 JANARI,KU JANE LEKTE E DURRES KUKES,KU JAN NJERZIT E GERDECIT,KETO SHIKO TI MINISTE DHE LLALLA BASHKE,SE KETA JANE KRIMI I ORGANIZUAR,NUK JANE ATA FSHATARET QE MBJEDHIN NA 5 RRENJE TE QELBURA HASHASH,MIRE BETE ME LAZARATIN NUK U THEMI PER ATJE,SE ATJE U BE BALTE FARE. MINISTER MBAJE POLICET NE QYTET E FSHATE AFER NJERZVE JO NE PRENJE TE KAPIN UJKUN,PO TE KAPIN KRIMINELIN.

    Reply to this comment
  14. emigranti September 5, 14:51

    Ah mor Zoti Minister si nuk ke lexuar intervisten e Zysh Flores. E zhgenjeve totalisht Zyshen. Ajo qe te mori ne mbrojtje per sigurine qe ti ke sjellur ne Tirane ne keto 300 dite na dole qe mungojne shume gjera. Po ty Rama perse te vari melcite per ta na thene se do duhen edhe 20 vjete qe ti kemi te gjitha, se faji eshte i qeverise batarde te Berishes ose me mire faji eshte i Enverit keshtu qe nuk krijon konflikt me Berishen, shpetimtari i Metes nepermjet gruas se Fullanit. Hajde komedi dhe tragjedi per popullin tim. Se paku nuk i jetoj keto trgji-komedi por prap ndihem i poshteruar kur i lexoj.

    Reply to this comment
  15. Mark uk September 5, 15:46

    Vrasesit sipas Tahirit nuk duhet ta kishin vrar ne qender tr Tiranes ne sy te policve

    Reply to this comment
  16. Dulla September 5, 18:12

    Nese nje minister i brendshem deklaron publikisht se hetimet, per vrasje mafioze si ajo e te ndjerit A.Santo nga kriminele me pagese, jane te veshtira, kjo nenkupton nga njera ane gjunjezimin e parakohshem te organit pergjegjes para krimit, dhe nga ana tjeter papjekuri profesionale, per aresye se pas kesaj thenie, kriminelet mund te inkurajoheshin per te goditur kedo dhe kudo, pa patur frike se hetuesia do t’a zbardhte dikur krimin. Me sa kuptohet nga kjo thenie, ky krim nuk ka per tu zbuluar ndonjehere, ashtu si dhe shume krime te tjera me motive djallezore.

    Reply to this comment
  17. Seti I September 5, 18:30

    …te na rroje policia rrugore qe ta fut nje gjobe sa nje rroge mujore, dhe te na rroje algjebra qe e ul rrezikun qe te perballemi me nje ngjarje kriminale mbi kurrizin tone sepse kemi me vehte PROBABILITETIN

    Reply to this comment
  18. Sokol September 5, 19:14

    Ik ore spurdhjak i shpifur.Ne autostrade po te shohe rrugorja qe ecen ndonje fakir me 120 km.ne ore njofton me radio dhe e kap patrulla tjeter pas 2-3 kilometrash.Vrasesit kane marshuar neper autostrade per 20 km me nje motorr qe ben zhurme sikur me qene ndonje avion.Ne aq autostrade cdo dite ne kushte normale ka te pakten 6-7 patrulla policie kurse vrasesit qe ju thoshin te gjitheve ne autostrade “ja
    ku jemi”nuk doli askush ti bllokonte.
    Ja kjo eshte policia qe perpiqet te justifikoje Tahiri.

    Reply to this comment
  19. edi September 5, 21:19

    Fullani porostesi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*