Tahiri nënshkruan marrëveshje me Drejtorin e FBI, James B. Comey

April 15, 2016 09:12

Tahiri nënshkruan marrëveshje me Drejtorin e FBI, James B. Comey

Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Rama në Washington, u zhvillua një takim në zyrat qendrore të FBI. Kryeministri Rama u prit nga Drejtori i FBI, James Comey.
Gjatë këtij takimi, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe kreu i FBI-së James Comey nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe Qeverisë shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji nënshkruar nga një Ministër i Brendshëm në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FBI-së.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u bë me rastin e vizitës dhe takimeve që po zhvillon delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Rama në SHBA me autoritetet më të larta shtetërore që kulmoi me takimin me Presidentin Obama dhe Zv.Presidentin Joe Biden.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje dypalëshe është nxitja e shkëmbimit tw informacionit për verifikimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terroriste.
Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Për palën shqiptare, pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center).
Qeveria shqiptare mori vlerësimet e Drejtorit të FBI për luftën e deritanishme kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit si dhe reformat e ndërmarra në sektorin e sigurisë.
Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore.
Gjithashtu Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si Njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
unnamed (1) unnamed
April 15, 2016 09:12
Komento

Ende pa komente

  1. saliramberisha October 9, 13:39

    Fshehtas kan ndare paret e droges .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim